Bursa e St. Petersburgut si poli alternativ për sistemin perëndimorë

Projekti i Putin është ai i krijimit të një burse të energjisë të bazuar në një sistem me transparencë maksimale që të përcaktojë çmimin e naftës mbi vlerën reale të tregut, duke konsideruar se aktualisht drejtimi i naftës ruse vendoset virtualisht, pa patur parasysh kuotat e bursës reale.
Rusia ka eksportuar deri tani kryesisht në bruto të origjinës rurale e vlera e tij vendosej nga agjencitë energjitike ndërkombëtare duke iu referuar çmimit së brent-it, që është i cilësisë superiore. Një mekanizëm transparent i formimit të çmimit të brutit rus do i lejojë Rusisë të marrë një fitim dytësorë më shumë se 3 miliard dollarë në vit.
Analistët ndërkombëtarë I qujnë të egzagjeruara parashikimet financiare të autoriteteve Ruse rreth sasisë së kuotacioneve, duke konsideruar se nafta ruse është i cilësisë inferiore duke u krahasuar me atë të brent-it e sigurisht çmimi i tij do pozicionohet rreth asaj shifre. Për të tillë arsye ekspertët vlerësojnë bursën në Rusi më shumë si një akt promovimi sesa një nevojë, pjesa më e madhe e produkteve të naftës kalojnë vetëm përmes dy shoqërive, Rosneft ose Gazprom, që kanë përmbyllur tashmë kontrata më parë me shoqëri të tjera private.
Sidoqoftë, pavarësisht nga parashikimet tërësisht ekonomike, bursa e naftës ruse përfaqëson përgjigjen e vërtetë për pavarësinë ekonomike botërore ndaj dollarit, pasi më tej do bëhet poli botërorë i kuotimeve të lëndëve të para internacionale: bursa e lënëve të para e St. Petersburg-ut do krijohet para fundit të 2007. Bursa ruse do të jetë i dyti pol i vërtetë i kuotimeve të energjisë, duke konsideruar se aktualisht çmimi i naftës vendoset kryesisht nga bursa e Nju Jorkut, e për këtë arsye ai përbën kundërvlerën e dollarit Fed. Monedha e vërtetë amerikane nuk është numri i lidhur i ekonomisë së shteteve të bashkuara, por tek burimi i energjisë që Bankierët e Federal Reserve vendosin si pikë referimi, duke qënë se është investimi i tyre kryesorë.Putin që në muajin e maj deklaroi, në fjalimin vjetorë ndaj kombit të vet, se rubla do bëhej e këmbyeshme tërësisht para fundit të vitit, në mënyrë që të bëhet instrumenti më i përhapur në rregulloret ndërkombëtare, e duke përhapur kështu sferën e tij të influencës e duke sprapsur gjithnjë e më tepër prezencën e dollarit.
Ai i përzënies së dollarit nga Rusia është sentimenti që ka epërsi në ekonominë ruse, që ishte i pushtuar nga nga dollarët i pasuar nga zhvlerësi të larta të rublës gjatë depresionit ekonomik që pasoi rënien e URSS, e pastaj gjatë krizës financiare të 1998, pasi popullsia ruse kishte prirjen të thesarizonte dollarin. Ndërsa Putin u ka kërkuar qytetarëve të vet, kursimtarëve të kenë besim tek rubla, pasi vlera e monedhës bazohet në thelb mbi vullnetin për t'a pranuar atë, e asgjë më shumë. Zhvlerësimi i rublës është mundur me ngritjen e intereseve, duke e bërë monedhën më të fortë, por, para një politike monetare kufizuese, është lançuar një politikë fiskale shumë më e përhapur për të parandaluar që ekonomia të ndalohet.
Megjithatë, Banka centrale Ruse muk e ka modifikuar strukturën e rezervave, e përbërë nga 50% dollarë e 40% euro, e pjesa tjetër në sterlina britanike e yen japoneze, e as ka shtuar kuotën e arit. Ka bërë që sistemi të thith pak nga pak monedhën e re, pa provokuar largime kapitali apo alarme të pajustifukueshëm, pasi objektivi final nuk ishte të shkatërronte sistemin por të krijonte një alternativ për t'a përdorur në përforcimin e ekonomisë e të ndërhyrjes politike. Kjo e të tjera akoma përbëjnë Bursën e Naftës Ruse, pasi pak nga pak që kjo do marrë një formë do ndërtojë përreth vetes një treg, pa marrë parasysh kuotat e Bursave të tjera, meqë bëhet gjithmonë fjalë për një burim energjie skarso e që ka nevojë për një rrjet transporti kompleks. Nëse rezervat e fundit të hidrokarbureve kontrollohen nga ana e Rusisë, e nëse kjo ka ndërtuar një rrjet gazsjellësish e kontratash bashkëpunimi mjaft të qëndrueshëm, Shtetet që sot kanë zgjedhur të furnizohen me gaz e naftë nga Rusia, të nesërmen do e bëjnë për domosdoshmëri, e atëherë monedha e vetme e këmbimit të jetë rublo. Brenti, pavarësisht se është më i çmuar, nuk do ketë m.gj.th. nuk kanë vlerë të njëjtën me tregun e naftës rus, që mbledh gjithnjë e më shumë pikë në kuotat në vetë virtytin e rrjetit e të strukturës që ka përreth.
Ajo çfarë do krijohet është ekonomia paralele me atë çfarë kemi njohur gjer më sot, së cilës pak nga pak do i bashkangjiten shumë nga Shtetet e Lindjes së Mesme e të Largët, duke bërë që të rrjedhin sëbashku, me shumë siguri, rezevat e tyre të naftës e mallrat e tyre. Aleatët e sotëm politikë të Putin, nesër do jenë partnerët tregtarë në ndërtimin e një tregu të madh në të cilin prodhuesit direktë do shesin mallin e tyre, duke i dhënë fund sistemit aktual në fuqi që i lejon ndërmjetësve e konsumatorëve të drejtën për të vendosur vlerën e të mirave.