<

04 janar 2007

L'Iter paraqet mirazhin e shkrirjes së ftohtë


Është zyrtare: nis “Iter”, International Thermonuclear Experimental Reactor,(reaktori eksperimental termobërthamorë ndërkombëtarë), një projekt ndërkombëtarë që ka si synim prodhimin e energjisë nga shkrirja, ku do marrin pjesë tre ente kërkimi italiane: Enea, Cnr dhe Instituti i fizikës bërthamore (Infin).
Projekti e ka zanafillën në 1985, i prezantuar me rastin e takimit kulminant mes Reagan e Gorbaçiov, tek i cili kanë aderuar më pas edhe Bashkimi Europian, Japonia e Kanadaja, për t'u bërë në pragun e 2007 një kooperacion ndërkombëtarë si qëllim krijimin e burimit të energjisë së të ardhmes në 10 vitet e ardhshme, me një kosto prej 5 miliard eurosh. Iter është një eksperiment i fuzionit termo-bërthamorë të kontrolluar, i bazuar në një proçes me kufinj magnetikë të një plazme me formë tiroidale, të përbërë nga Deuterio e Tricio, brenda një reaktori, Tokamak. Ky ka një strukturën e një kulaçi metalik me rreze 6,2 metër, qëndron në brëndësi e rrethohet nga magnetë, që mundëson ngrohjen e plazmës, e cila përbëhet nga deuterio e tricio (izotope të hidrogjenit) duke arritur temperatura ekstreme falë një korrenti të fortë elektrik e pastaj duke injektuar valë elektro-magnetike. Nxehtësia do bëjë që pjesëzat të lëvizin me shumë shpejtësi për t'u përplasur me forcë të mjaftueshme për të mundur shtytjen, e për t'u shkrirë. Eksperimentet e deritanishme kanë patur rezultate të pasigurta, duke konsideruar se energjia e prodhuar nga këto eksperimente e ka kaluar pak energjinë e harxhuar për të ngrohur plazmën. Një tjetër problem është se fuzioni i Deuterio-Tricio, prodhon, më shumë se ¾ e energjisë së vënë e të një atomi Heliumi, një neutron, që përbën një variacion të skorieve radioaktive të prodhuara. Përveç kësaj, elementi kryesorë i djegur, është Tricio, që është një izotop radioaktiv i hidrogjenit: shpërndarje aksidentale të Tricios mund të japin pasoja të njëjta me ato të prodhuara nga aksidente bërthamore nga zbërthimi. Në thelb, një reaktor me shkrirje mund të prodhojë një sasi radioaktiviteti pak më të ulët se një reaktor zbërthimi i zakonshëm i së njëjtës fuqi.
Pastaj për problemet e ngritura për shuarjen e reaktorit, përgjigjet shpesh nuk kanë qënë bindëse, pasi shkencëtarët kanë pohuar thjesht se duke ndërprerë futjen e energjisë elektrike, atomet më të shpejta të hidrogjenit do kalojnë kufirin magnetik, duke sulmuar atomet e plazmës që do ndotet, e do ftohet e si rrjedhim kaldaja ITER do shuhet. Realisht askush nuk e ka parashikuar sesi do trajtohet problemi i shuarjes së kaldajës, e trajtuar si "variacion i pasigurt, që do zgjidhet me anë të eksperimenteve", që me kohën duhet të zgjidh edhe problemin e humbjeve radioaktive. Prandaj, kur të përftohen për dhjetra sekonda shkrirja, e pasi të jenë shpenzuar 5 miliard euro, do të nevojitet ndërtimi i një të riu, plus koston e shpresës për t'i dhënë njerëzimit free energy-n (energjinë falas). Në të vërtetë, nuk mund të fillohet një projekt i këtyre përmasave, i të kostoje, kur nuk janë të gatshme, të gjitha zgjidhjet e problemeve të rënda, të pashmangshme, e kur nuk do zgjidhet në rrënjë problemi i pavarësisë energjitike. Janë dashur 25 vite për të ndërtuar një magnet superpërcjellës që jep 4 tesla, kur nëse do të donin mund të krijonin një teknologji përmirësuese të bërthamores me zbërthim që egziston tashmë, duke qëndruar në pritje të së vërtetës free energy.
Me ITER po kërkohet të bëjnë të punojë një reaktor në mënyrë të vazhdueshme, në temperatura tepër të ulta, me një reaksion ndotës që do infektojë strukturat përreth, duke bërë që të akumulohet mbetje të reja radioaktive. Ndërsa, e ardhmja është shkrirja prej së vërteti, apo ajo e Z-machine, që përdorë një proçes kufizimi inercial të plazmës, i favorizuar e i zhvilluar sidomos në ambjentet ushtarake që parapëlqejnë të heqin dorë nga testimet e kushtueshme atomike në shkallë reale e të përdorin më pas rezultatet e kërkimit në laborator për të përmirësuar këtë tip arme.
Mbi këtët ide po punon “Sandia National Laboratory”në SHBA, në të cilën është vënë pikërisht “makina Z”, e aftë të prodhojë një shkarkim që mund të arrijë 20 milion Amper duke ngarkuar prej 290 terawatt energjie të plazmës, derisa t'a çojnë në shkrirje pa dhënë asnjë skorie. Idea në fund të fundit është e thjeshtë e gjeniale. Meqë plazma përbëhet nga pjesëza me ngarkesë negative e pozitive, e pra është e mundur të përçohet nga rryma elektrike, e cila duke krijuar nga fushë magnetike, përfshin plazmën dhe e “shtrydh”. Kjo “shtrydhje”, apo “pinch”, sjell një përqëndrim të lartë të fluksit elektrik të plazmës, që nga ana e saj vën në lëvizje një fushë magnetike akoma më të fortë e pra në një “pinch” akoma më të madh. Për të përftuar shkrirjen, në fakt, problemi nuk është sasia e energjisë, por vënia në fokus. Pra, brenda një dhome cilindrike, të mbushur plot me ujë, një shkarkim elektrik prej 20 milion amper përshkon një rrjet telash prej volframi me një gjërësi sa një file floku. Në pak çaste, fijet shkrihen për t'u nshnërruar në një plazmë që menjëherë më pas kompresohet me shpejtësi mjaft të lartë nga fusha magnetike nga goditja elektrike fillestare, derisa të zëjë një trashësi sa një lapës. Me t'u kompresuar, jonet dhe elektronet arrijnë në një pikë ndaljeje, apo në një pikë në të cilën fluksi i gaztë do arrijë një shpejtësi të reduktuar në zero. Forcat që veprojnë për kompresimin e plazmës të trondisin, saqë energjia kinetike e prodhuar është jashtëzakonisht e fortë.
Makina Z mund të lejojë përftimin e shkrirjes së një plazme jo radioaktive, me një prodhim valësh alfa (energjia) e bërthamash heliumi që do përbnin një plazmë që bymehet. Nëse ky bymim bëhet në një fushë magnetike, e meqë lidhja mes linjave të fushës magnetike e mjetit joizues është mjaft i lartë, krijohet dridhja elektrike e ushqehet proçesi i ri i kufizimit inercial. Makina transformohet atëherë në një gjenerator MHD me impulse. Një pjesë e kësaj energjie mund të lejojë ringarkimin e kondensatorit, i gatshëm për dridhjen pasuese: makina mund të duket si një motor pulsues. Idea është diametralisht e kundërt duke u krahasuar me atë të ITER ku kërkohet një fuzion i vazhdueshëm i një plazme prej vëllimi të stërmadh, me të gjitha mega-problemet teknologjike që sjel me vehte. Fuzioni i vërtetë është ai i përftuar nga mikroimpulse të panumërta që fokalizojnë enegjinë përmes një vale goditëse: 500 milion gradë ose një miliard gradësh pa shtënë në të neutrone apo skorie. Ndërsa të tilla temperatura, nuk mund të arrihen brenda një rektori ITER, pasi do shpërthente, m.gj.th. fuqitë e mëdhaja investojnë tek ky projekt për të krijuar energji për qëllime civile, duke e lënë makinën-Z eksperimentimeve për qëllimi ushtarake. Problemi është se pasi është shpenzuar gjysëm shekulli kërkimi shkencorë për të krijuar Iter, Shtetet nuk kanë ndërmend t'a braktisin apo të heqin dorë nga rekuperimi i investimeve gjatë hedhjes në treg të kësaj energjie, pa marrë parasysh imperfeksionet teknologjike tashmë të vëna në dukje. Sidoqoftë, nëse merren në konsideratë kostot për zhvillimin e tij, për prodhimin e plazmës, pjesërisht i përbërë nga Trizio që nuk është i pranishëm në natyrë, e ai për shkatërrimin e skorieve, projekti i Makinës Zeta do të dilte shumë më i leverdisshëm. Prandaj, projekti Iter duhet të ndërprehet menjëherë për të evituar rënien në një spirale pamjaftueshmërie energjitike pa rrugë-dalje, që nuk do ketë asnjë ndryshim nga ajo e nxjerrë nga zbërthimi bërthamorë, ose nga lëndët djegëse fosile.