Makhonine: një emër që bën të dridhen Bankierët

Sidoqoftë nuk kemi mësuar kurrë nga gabimet tona, nga shkenca e nga burrat e mëdhenj që ia kanë dedikuar jetën progresit e evolucionit të shoqërisë, duke lënë një trashëgimi të madhe që mbeti gjithmonë e fshehtë. Shkencëtarët që kanë zbuluar armët për të luftuar të keqen që na gërryen janë izoluar gjithmonë e pastaj braktisur në vetvete, pasi revolucioni i tyre i madh ishte të mundnin zotin para e për të kontribuar në mirëqënien e mbijetesën e qytetërimeve. Nëpër arkive duket se është fshirë emri i një inxhinieri rus, Ivan Makhonine, mbase pasi i ka bërë të dridhen Bankierët dhe Naftëtarët e Sekteve simotra duke ia dhuruar shpikjen e tij Kombeve që atëherë ishin tepër të varur. Makhonine eksperimentoi në 1917 një sistem për të prodhuar karburantin ideal karakteristika e së cilit ishte që të merrnin vetëm ajkën e benxinës e naftës, e jo difektet, si ato fizikë ashtu edhe ato ekonomikë e si rrjedhim ato politikë. Në kundërshtim me benxinën, ky karburant nuk mund të marrë flakë në të ftohtë, por vetëm në të ngrohtë, pra nuk mund të shpërthejë në një motor të shuar, e të mundësojë shfrytëzimin e plotë të rendimentit të motoreve me djegie të brendshme.
I tillë zbulim u praktikua, rreth viteve 1918, mbi një lokomotivë me shtytje elektrike, në të cilën janë motorët që tërheqin akset e rrotave duke u ushqyer nga një gjenerator elektriciteti, i cili ushqehet nga një motor shpërthimi me një fiksim të lartë kompresimi: ky tren përdorte hidrokarbure të vëna në vlim tek një kaldajë, e lidhur me një dispozitiv që thithte avujt e përpunuar e i transformonte në një avull, një tym të dendur që ushqente direkt motorin me shpërthim të gjeneratorit elektrik. Duke injektuar të tillë "tym" në një aparaturë distilimi klasik, kondensohet tek karburanti Makhonine, që mund të mbahet stok për një përdorim të metejshëm. Makina e tij arrinte pra të transformonte avujt e hidrokarbureve e produkteve të tjera të karbonit - katrane qymyrguri, karbonet më të këqinj, nafta e papërpunuar, vajrat vegjetale e çdo lloj tjetër skarcoje karbonike - në një "tym" të kondensueshëm që jep këtë karburant të famshëm me një rendiment të jashtëzakonshëm, gjë që teknologjia e sotme nuk është akoma në gjendje t'a realizojë. Rendimentet e prodhimtarisë në nxjerrjen e karburantit ishin prej 95%, po i njëjti rezultat i jashtëzakonshëm ishte aftësia e motorëve që e përdornin, që nuk prodhonin as lëshime e as erërat e zakonshme të pakënshme, por vetëm një lloj gazi të ngrohtë me një erë të lehtë të këndshme.
Zhvillimi mekanik për trasformimin e hidrokarbureve para se të përdoren
Sistemi i nxjerrjes - i përshkruar nga liçenca N°622.036 - përbëhet nga një cilindër porcelani, brenda së cilit futej produkti karbonik, e kishte në bazë një furrë me temperaturë të lartë që mbante një metal në gjëndja shkrierje (700°-1000°).

Kështu arriti të vinte në punë me karburantin e tij çdo lloj motori të asaj kohe, e t'a përdorte me sukses në eksperimente të shumta të Marinës, të aviacionit ushtarak, por kurrë nuk gjeti vend për një prodhim në shkallë botërore.
Makhonine lëshoi Rusinë në 1922 për t'u vendosur në Francë, së cilës i dhuroi shpikjen si mirënjohje për azilin që i dha, e atje arriti të ndërtonte një realitet ekonomik të rëndësishëm përreth shpikjes së tij, e vetë lufta e dytë botërore, pas problemeve të shumta energjie e varësie ekonomike, shprehi mjaft intereses nga industrialistët e nga politikanët francezë që mbështetnin shpikjen e tij. Industritë prodhuese të karburantit u bënë shoqëri të mëdha aksionere, e filluan t'i emetonin aksionet e "Firmës së Karburantit", apo më saktë monedha prej së vërteti, siç ishin aksionet e "Companie delle Indie" e para kartmonedhë e Bankierëve të Londrës. Makhonine përhapet për t'u bërë zgjidhja e vërtetë e problemeve të Francës së sfilitur nga luftrat botërore, një monedhë e lidhur me një burim energjie të disponueshme gjerësisht dhe sidomos e nacionalizuar, duke krijuar një qark brenda së cilit nuk mund të hynin Bankierët e Londrës. Si mund të mbetej pra në histori emri i tij, nëse ia kishte arritur të ledhatonte një synim të cilin shumëkush e kishte dëshiruar, ose të krijonte monedhën anti-dollar. Vetë De Mattei, i quajturi Bankieri i Luftës, kërkoi gjatë luftës së dytë botërore të krijonte një monedhë që t'u jepte bukë e ujë italianëve që nuk kishin "lire": e tija Eni duhej të ishte mjeti që do i jepte Italisë energji të nacionalizuar, e pastaj një monedhë të pajisur me sovranitet popullor. Rëndësia e zbulimit të tij ishte me të vërtetë revolucionare, e është akoma më shumë nëse arrihet të imagjinohet se akoma sot e kësaj dite nuk arrihet të replikohet me saktësi liçenca, duke qënë se ka pjesë të paplota me dashje. Teknologjia e sotme, akoma kaq e lidhur pas naftës e hidrokarbureve mund të njihte akoma një burim energjie "alternative" në gjendje të bëhet një katalizator në këtë rrethanë të çuditshme kalimi nga nafta tëk bërthamoria, në të cilën është gazi zgjidhja e paqëndrueshme dhe e përkohshme. Përse atëherë të mos promovohet edhe një herë një konsorcium, mbasi Franko-Rus, për prodhimin e karburantit Makhonine, për t'a vënë përkrah biodiselit? Mbase pasi lobet aktuale duan t'i shtyejnë Shtetet të kenë si alternative të vetme ekskluzivisht energjinë bërthamore me zbërthim apo me reaksion "termobërthamor të kontrolluar". Energjitë e vërteta alternative janë mbajtur të fshehta e do të mbahen akoma, nëse monedha nuk do pushojë së qëni një titull kredie e një shoqërie aksionere që do të bëhet virtuale, inegzistente, e tillë për t'i shkëmbyer mallrat pa patur nevojë t'a prekësh apo t'a zotërosh.