Skenare të reja tek sistemi financiar europian: krijimi i Bursave të Vlerës të Bankierëve

Shkrirja e Bursave Europiane me atë amerikane nuk është tjetër veçse një fragment i programit që do çojë në krijimin e një sistemi financiar të vetëm, të projektuar në tregun global, në të cilin Bursat e Vlerave reshtin së pasuri karakterin e shërbimit publik, me një rregullore shtetërore. Direktiva Mifid (2004/39/CE Markets in Financial Instruments Directive ) shfuqizon detyrimin për centralizimin e shkëmbimeve, në bursat ose në tregjet e rregulluara nga Shteti për t'i lejuar operatorëve financiarë, siç janë Bankat e Shoqëritë investuese, të ndërtojnë qarkun e tyre të shkëmbimit të titujve: sistemi i negociatave multilaterale. Administratori privat i tregut të rregulluar duhet të ndjekë normat e direktivës europiane për të shkruar protokollin në bazë të së cilit do zhvillohen këmbimet, e mënyrën sesi informacionet duhet të qarkullojnë e si do t'i shërbehen tregut. Direktiva për krijimin e tregjeve prej negociatash multilaterale, duhet përvetësohet brenda janarit 2007 e pastaj të aplikohet brenda nëntorit të 2007, por ndërkohë janë gati planet për realizimin e saj. Tashmë ka mbërritur në Europë SIA, Shoqëria Interbankare për Automatizim, që ka lajmëruar, lançimin e Modulit "Execution Policy Monitoring for MiFID", apo platforma teknologjike krejtësisht e dedikuar në monitorimin e në kontrollimin e operativitetit të kryer në të gjithë tregjet financiare. Përmes këtij moduli të ri operatorët financiarë do mund të analizojnë në mënyrë automatike tërë tregtin e kryer në sheshe të ndryshme financiare europiane.

Për më tepër, gjashtë nga bankat më të madhaja investuese europiane kanë shpallur lançimin e një platforme të re të komisionit paneuropian, një konsorcium, me pjesëmarrës Citigroup, Credit Suisse, Deutsche Bank, Goldman Sachs, Merrill Lynch, Morgan Stanley e UBS. Ky konsorcium do të jetë infrastruktura e këmbimeve europiane, si alternativë e asaj të tregjeve me rregullore kombëtare, që copëzojnë negociatat mbi bazën e vendbanimit të shoqërisë apo të investitorëve. Këto banka në veçanti, përfaqësojnë më shumë se një të tretën e totalit të transacioneve të realizuara mbi aksionet europiane e hyrja e tyre në treg do trondisë në total tërë sistemin, duke qënë se do bëhen pol për të tërhequr kapitale e për t'i thyer ato kufinj që donin krijimin e një burse në duart e Shteteve kombëtare. Bursat e vlerave, pasi t'u bëhen shoqëri tregtare si të tjerat, të nënshtruara ndaj sistemit të konkurrencës e të varura ndaj rregullave të blerjes e të shitjes së tregut, do të hyjnë në konkurrim me Bankat e ndërmarrjet e tjera të investimit. Perveç kësaj, eleminimi i plotë i pengesave në përdorimin e "pasaportës unikale" për ndërmarrjet e investimit që operojnë në Be, do u mundësojë operatorëve të jashtëm të kenë një mundësi të gjërë për të hyrë tek tregjet kombëtare me virtytin e një autorizimi me vlefshmëri edhe përtej kufijve kombëtarë. Do zgjerohet hyrja për tregjet me subjekte edhe të ndryshme nga ndërmjetësit, duke përfshirë këtu edhe investitorët e pavarur. Do të bien kufinjtë si mes shteteve, ashtu edhe mes personazheve të ndryshme të operatorëve e konkurrentëve, me eleminimin e çfarëdo pengese në hyrje, një çrregullim i plotë që do vëjë në provë Bursat, ndërmjetësit si dhe infrastrukturat aktuale informatike që do marrin përmasa gjigandeske. Krijimi i Euronext, si konsorcium mes Bursave më të mëdha europiane, ka qënë sinjali i parë i këtij projekti globalizimi i tregjeve financiare, zhvillimi i ngjarjeve do çoje në shumimin e operatorëve alternativë. Sot në Shtetet e Bashkuara egzistojnë tashmë tridhjetë entitete që vetëadministrohen e vetërregullohen duke tërhequr brenda tyre kapitale e investitorë nga e gjithë bota. Sigurisht Euronext lind me tentativën për t'i dhënë tregut europian një farë pavarësie si shkak për t'a transformuar në një qendër në të cilën të rrjedhin sëbashku kapitalet e tërë botës; m.gj.th. falimentimi i një marrëveshje me Gjermaninë e ka shkatërruar këtë projekt e i ka dhënë jetë një tregu ndërkombëtarë. Sot, Bursa e Londrës pëson përpjekjet në ngjitje nga ana e Nasdaq, që kohët e fundit ka hedhur një ofertë të re prej 4 miliard euro për të shtuar pjesëmarrjen e tij që tashmë ka arritur në 28%. Manovrat ndaj bursave europiane kanë bërë që edhe bursat amerikane të rivlerësohen duke rimarrë regjimet e vjetra të vlerësimit, edhe falë depresionit të bursave aziatike. Çrregullimi i kontradiktave të bursës është një tendencë e ardhshme që do përfshijë të gjitha tregjet e jashtme, pasi është një sistem i pranishëm prej kohësh në Amerikë që sot do zbarkojë në Europë nëpërmjet një direktive me stil të qartë prej ShBA-jë e anglosaksone, duke qënë se ka lindur nga FSA ( Financial Services Autority) i Mbretërisë së Bashkuar, që në të tijin "International Regulatory Outlook 2006" përvijëson një situatë dukë iu referuar disa normave. Kjo ndjek themelet e Financial Services Action Plan (FSAP), një organizëm i FMN-së. E pra sistemi financiar i së ardhmes, e sëshpejti do të vihet në fuqi në çdo Shtet, duke zëvendësuar organet e kontrollit shtetëror, me tregjet e rregulluara autonomisht. Mbi të tillë optike po përgatiten, p.sh. edhe Bursat Aziatike, edhe ato të gatshme për të lançuar konsorciumin e tyre të bursave deri në arritjen e globalizimit të tregjeve valutore. Një evolucion identik mund t'i ndodh edhe sistemit ekonomik të Vendeve të Gjirit, edhe pse sot është akoma në fazë embrionale, por i gatshëm për një një transformim të menjëhershëm. Këshilli i kooperimit të Gjirit (CCG) e ka shpallur tashmë synimet e tija për realizimin e bashkimit ekonomik e monetare brenda 2010, sipas këshillës së Bankës qëndrore europiane, për Arabinë Saudite, Bahrein, Emiratet, Kuvaitin e Qatar, për t'a mbyllur proçesin e integrimit të filluar që në 1981. Bashkimi financiar do jetë ekskluzivisht virtual, me mundësinë që po i njëjti treg të lidhet edhe me atë europian, rus e amerikan. Ekonomikisht me siguri do jetë një biznes i madh për të ashtuquajturit Investues, apo fondet e mëdha të investimit e për operatorët financiarë, duke qënë se është një treg financiar në të cilin depozituesit nuk mund të hyjnë. Ato do të përbëjnë një qark më vehte, për të cilin do vlejnë rregulla të veçanta: do jenë pajtimtarë të thjeshtë që nuk do garantohen më nga kontrollet e Shtetit, por nga shoqëritë ndërmjetësuese që nuk do jenë përgjegjëse për sigurinë e investimit, që garantohet në fakt nga "përmbledhja e pasqyrës informative". Një sistem i automatizuar do shesë paketa investimi të pajisur me një shpjegim mbi rreziqet e fitimet, e me t'u pranuar kushtet shoqëria do çlirohet nga çdo përgjegjësi. Me iluzionin se do zgjidhen falimentimet financiare të shkaktuara nga shtrembërimi i bilanceve e nga bashkëpunimi i bankave për mashtrimin, do krijohet një sistem në të cilin leximi i informacioneve të investimit do mjaftojë për të garantuar kursimin. Gjigantizmi e automatizimi i shkëmbimeve si dhe i negociatave do i transformojë investuesit në spekulatorë me rendiment, e kursimtarët në pajtimtarë të përgjegjshëm për mashtrimet e tregjeve.
Emërtimet: Bashkimi financiar virtual