<

12 qershor 2007

Shtëllungat kimike dhe pafuqia e Shtetit

Shtëllungat kimike bëjnë akoma të flitet për to, kësaj rradhe përmes kanaleve zyrtare të mjeteve të informacionit masiv, për të çuar në dyshimin se akoma egzistojnë eksperimente për manipolimin e klimës në duart e armiqve të demokracisë Perëdimore. Dyshimet bien edhe këtë herë mbi Kinën e Rusinë, të dalluara nga inteligjencat si Vende brenda të cilëve bëhen eksperimente manipulimi të klimës me anë të aeroplanëve specialë.
Këto avionë specialë tashmë njihen nga të gjithë, pasi e errësojnë qiellin dhe e ndotin ajrin tonë duke lënë në atmosferë lëndë kimike shumë të rrezikshme për shëndetin e padyshim instrumenta të strategjive ushtarake e të inteligjencave. Eksperimentat e modifikimit të klimës zhdoganohen kështu nga qeveritë perëndimore, për t'a përdorur atë element për të devijuar vëmndjen e personave mbi përgjegjës të rinj e sidomos nga qëllimet e vërteta të shtëllungave kimike që i mpijnë qiejt tanë. Në fakt, përveçpërdorimit të shtëllungave kimike në modifikimin e klimës në bazë të epërsisë së interesave ekonomike, qeveritë perëndimore i përdorin shtëllungat kimike për të krijuar kanale të jonizuara, apo më qartë të fushave elektro-magnetike që do u shërbejnë mediave për të transmetuar informacione nga hapësira. Duke zhvilluar teorinë e hapsirës së Teslës, është zhvilluar Navy's RFMP, që është një planifikues i emëtimeve të radiofrekuencës, e cila në fakt ka zhvilluar teorinë e Teslës së transmetimit të Energjisë në hapsirë. Për të udhëtuar në distanca të gjata valëve u nevojitet një shtresë atmosferike e cila të jetë një përçues perfekt, për t'a rritur përhapjen. Prandaj lëshohet në ajër, nëpërmjet aeroplanëve, një aerosol, një përzierje kripërash bariumi në mënyrë që t'a transformojnë ajrin në një përçues atmosferik. Karakteristikat kimike e elektrike të kësaj substance provokojnë jonizimin e ajrit, duke krijuar kështu një përqindje lagështire që çon në krijimin e reve: kështu ndërtohet një autostradë ku të kanalizohen valët, apo të dërgohen mesazhe e të kontrollohen komunikimet e armikut në frekuenca të larta gjatë një kalimi, edhe përtej lakimit të tokës, në të dyja drejtimet, e të projektohen valë në jonosferë në mënyrë që t'a alterojnë trajtën e saj. Në këtë mënyrë do shfrytëzohet jonosfera për të krijuar një kanal transmetimi e marrje. Ky projekt kriminal ka krijuar dëme serioze e të pakthyeshme në ekosistemin tonë, me ndikime të rënda edhe në sistemin nervorë e imunitar të njeriut. I ftojmë pra të gjithë të vëzhgojnë me shumë vëmendje sesi qielli ynë ndryshon, në peisazhe sugjestive e tmerruese njëkohësisht pasi janë joreale, për të sinjalizuar gjithmonë e me insistim një fenomen të tillë pranë autoriteteve të posaçme, të cilët janë të detyruar t'a rregjistrojnë sinjalizimin tuaj dhe t'a transmetojnë atë shërbimeve të inteligjencës e të vëzhgimit. Para së gjithash duhet kontaktuar Nucleo Operativo Ecologico (NOE) (Bërthama Operative Ekologjike) e për mbrojtjen civile, ente në shërbim të autoriteteve gjyqësore por të vetë qytetarit. Kështu po publikojmë rregjistrimin e telefonatës së një qytetari italian mbi senjalizimin e shtëllungave kimike në qendrën NOE të Gjenovës (italisht) , i cili pranon pazotësinë apo paaftësine për të zgjidhur apo për të përcjellur denoncimin përkatës pa mandatin e Ministrisë së ambientit e të Magjistraturës. Kjo do të thotë se sot jemi të ekspozuar e të cënuar para këtij "sulmi terroristik" ashtu siç përcaktohet shpesh, apo "sulmi baktereologjik" që nuk është i vërtetuar e i njohur si sulm ndaj shëndetit të qytetarëve nga ana e Ministrisë. Nuk është e mundur të jepen agjentët kimikë që depozitohen mbi tokë tonë e që thithim, e as përparimi i ndonjë proçedure për hetimet. Nuk mund të japin një zgjidhje por asnjë të paktën një përgjigje mbi të tillë aeroplanë specialë, por nuk janë thjesht shtëllunga të thjeshta aeroplani, duke qënë se janë aeroplanë çisternë që fluturojnë në kuota të ulta e të paaftë në formimin e shtëllungave të kondensimit, lëshojnë substanca kimike si barium, alumin, orium (radioaktiv), kuarc, bakër, polimerë silikoni, përbërje biologjikisht aktiv e të paqëndrueshëm të cilët mund të provokojnë alterime biologjike mbi qeniet njerëzore e goditura.

Senjalizimi masiv pranë organeve gjyqësore është arma e vetme që na ka mbetur, duke qënë se nuk ka mundësi tjetër për t'u dëgjuar zëri i popullit, duke harrur se çfarë mund të bëjë për ne një politikan apo një shoqatë. Reagimi duhet të jetë një vërejtje ndërgjegje, kështu që mbrojtja civile apo magjistratura të identifikohen si fajtorë për mosdhënie ndihme apo atentat ndaj sigurisë publike, dhe jo për një bashkëpunim të thjeshtë e të heshtur. Marrëveshja e heshtur është një krim shumë i vështirë për t'u vërtetuar, por mosdhënia e ndihmës ndaj qytetarit, apo hapja e një hetimi është një krim i vërtetë me dashje para të cilit provat janë aq të qarta e evidente. Do jetë përgjegjësia e shtetit t'a provojë mosndërhyrjen për shëndetin publik apo sigurinë e popullit tonë. Është e nevojshme të dëgjohet zëri ynë, edhe nëse nevojitet përdorimi i burokracisë apo instrumenta legalë e nuk mjafton shkruarja e librave apo të artikujve.

Emërtimet: , ,