
Është e vështirë të thuhet me saktësi çfarë është rrëzuar ditën e djeshme tek tregjet aziatike, aq shkatërrimtare sa t`i bëjë shkumb e hi 700 miliard dollarë kapitalizimi të shoqërive të kuotuara pranë bursave qëndrore botërore. E dhëna e padiskutueshme është se sinjalet e këtij lloji proçedojnë gjithmonë nga tronditjet globale, sikur të ishin lëkundje rivendosjeje ndaj një tërmeti që ndryshon pikat e referimit të ekonomisë botërore. Nëse nga njëra anë Shtetet e Bashkuara e vetë Europa shfaqin tërë vullnetin e dobësinë e tyre, ekonomitë e jashtëzakonshme nuk e akuzojnë shumë goditjen, duke evituar nga njëra anë shpërthimin e pasojës domino, e nga tjetra duke u përforcuar si antagonistë krenarë të potencave ekonomike të përhershme. Janë Rusia, Kina, India e Turqia, zbulimet, që kanë energjinë dhe ekonominë reale më konkrete se ajo perëndimore, e përbërë nga shërbime e vlera jomateriale, të konçesioneve e garnizoneve ushtarake pranë burimeve të energjisë të Shteteve të tjera. Shtetet e Bashkuara janë vërtetë një ekonomi në regresion, të tërhequr zvarrë zvarritur nga falimentimi i korporatave industriale e i pasurive të paluajtshme, nga defiçiti i lartë tregtar e nga debia publike që është pezmatuar pikërisht nga lufta, që kishte si qëllim të vazhdonte qarkullimin e ekonomisë amerikane. Deklaratat e Greenspan mbi regresionin e mundshëm ishin mjaft të qarta, aq sa të na ngjallnin dyshime se pas gjithë kësaj çiltërsie, të fshihej evidenca e pamohueshme e një katastrofe ekonomike apo të një grushti shteti nga Bankierët. Dollari ka pësuar një zhvlerësim të lartë që merret gjithnjë e më tepër seriozisht nga Bankat Qëndrore të Shteteve të tjera: në një periudhë një vjeçare që nga lajmërimi i mungesës së publikimit të të dhënave për masën M3, ka ndodhur një ndryshim i rezervave që ka çuar në dimensionin e 1/3 së vlerave të emërtuara në dollarë.Përsa u përket Bursave Aziatike, dukeh të kemi parasysh se janë një treg patologjikisht i paqëndrueshëm, që del nga vite të tëra spekullimesh e munges kontrollesh, për të thithur kapitale nga jashte. Praktika që zgjat prej kohësh tashmë është ajo e "carry trade" e fondeve të mëdha të financimit, që blejnë në blloqe sasi të mëdha aksionesh, duke u futur në borxhe pranë ekonomive me taksa interesash të ulta, për t`i shitur më pas aty ku redimentet janë më të larta: këto veprime mund të ndodhin po në të njëjtën ditë, e të vetëm mund të ndryshojnë treguesit e bursës apo të valutës.

Spektri i regresionit apo mbase lajmi për kontrollet dhe ndalimi për shfrytëzimin e borxheve si qëllim blerjen e aksioneve, i ka shtyrë fondet t`i tërheqin likuiditetin, domethënë t`a realizojnë investimin e bërë, për t`i siguruar paratë e për t`i investuar ato në të mira të sigurta, si tituj debie publike, ar e commodities. Sidoqoftë kjo ia merr oksigjenin shoqërive, me një pasojë domino i humbin investuesit e tyre. E kjo është goditja më e madhe e shkaktuar, që pasqyrohet edhe këto ditë pas crack-ut me rëniet e vazhdueshme të bursave, e nëse ky trend nuk do zgjidhet, atëherë do të thotë se këto para janë djegur me të vërtetë e nuk do të kthehen më tek bursat perëndimore, tashmë të shkurajuara nga investitorët. Kështu kush do vuajë një choc të mundshëm të bursave janë ato perëndimore që nuk kanë energji e kanë bërë të xhirojë ekonomia me anë të virtualizimit të parasë, derisa të mbërrijnë në atë pikë sa monedha të mos ketë më një vlerë reale, ka nevojë për investime në terma burimesh energjie të ardhura nga jashtë. Për të tillë arsye Rusia ka hyrë në mënyrë prepotente në shoqëritë e mëdha europiane, tek tregjet e energjisë dhe është rikthyer në skenën politike. Rasti i EADS është një egzemplar, pasi nëse nga njëra anë vendoset riorganizimi i shoqërisë me pushimin e mbi 10.000 punonjësve, nga tjetra propozohet hyrja e kapitaleve e investimeve nga Rusia e Qatari, që bashkojnë forcat e tyre për të krijuar një Opec të Gazit: është energjia ajo që bën të rrjedhin edhe kapitalet brenda ekonomisë. Ndërsa ai e Iranit ka qënë një propozim që nuk ka patur një vazhdim për shkak të administrimit mjaft të keq të Mullahëve, si me Okb ashtu dhe me Rusinë, Qatari e Rusia kanë synime serioze për të krijuar një alleancë të vërtetë mes vendeve eksportuese të gazit, duke e diskutuar me rastin e konferencës së ardhshmë Doha, duke i shtuar pastaj edhe strategjinë e përforcimit politik brenda Okb-së dhe WTO-së.

Me të njëjtën mënyrë kapitalet ruse po mbërrijnë në Itali, falë paktit të reciprocitetit të lidhur me qeverinë italiane që parashikon hyrjen e menjëhershme brenda tregut të gazit, duke ia hequr në momentin e parë importimet e Eni-it, me një fuqizim të tubacionit me anë të gazsjellësit Tag. Marrëdhënie me Moskën ka edhe për Hera e Edison, për Aem që ka lidhur kontakte nëpërmjet Plurigas, për Asm dhe konsorciumet e administrimeve bashkiake të Confservizi International, e së fundi për Sorgenia e Gas Plus. Mbeten protagonistë Eni e Enel, që, formojnë me Esn ruse konsorciumin Ernergogaz, po fitojnë një pjesëmarrje të rëndësishme për shfrytëzimin e vendburimeve të ArtikGaz-it të Yukos, përsë Gazprom nuk do marrë pjesë tek ankandi i shitjes, duke u prapësuar për të marrë në këmbim me siguri lëshimin e Snam Retegas. Vetë Telecomitalia pati mes ofruesve kryesorë një shoqëri ruse, Sistema, që kishte si qëllim të merrte një pjesë të aksioneve që Tronchetti Provera ka tek Olimpia. Është e qartë, se këto janë premisat, Moska sot ka një influencë të fortë mbi politikën italiane, shumë më tepër nga ç`e ka Washingtoni, që me ç`duket dëshiron t`a mbrojë pozitëne tij të padiskutueshme nëpërmjet zgjerimit të Bazës në Viçenca. Italia me ç`duket është një tokë përplasjesh, ashtu siç është Ballkani, që, falë ndërhyrjes së Rusisë, po rivendikojnë, të tërhequr zvarrë nga Serbia, një falë roli protagonizmi në administrimin e punëve të brendshme e të problemeve ndërkombëtare, siç e paraqet vendimi i pafajsisë nga Haga e grushti i fortë me Kosovën.Duke e drejtuar më pas vëmendjen ndaj vendeve të Europës Lindore, të Lindjes së Mesme e të Azisë qëndrore roli i katalizatorit e i centralizuesit diplomatik është zhvilluar pikërisht nga Rusia, që nuk zbret në pakte me sektet e financuara nga lobet e Naftës.Kështu petroldollari është duke falimentuar, me siguri është çështje muajsh, e ndryshimi i sferës së pushtetit nuk do bëjë tjetër veç sjelljes së konflikteve të rënda, të padukshme apo të përgjakshme, por sidoqoftë shkatërrimtarë për ekonominë e për Shtetet.