<

19 shkurt 2007

Skenata mes Italisë e Kroacisë që nuk do çojë drejt së vërtetës

Egziston një pikë lidhje mes shfarosjes së Jasenovac-it, krimet e Luftës së Dytë botërore, e Ior-it, duke përfshirë misterin Calvi, duke mbërritur deri dhe në Argjentinë.Dalmacia, Istria, Pola e Zara janë shitur, bashkatdhetarët tanë janë tradhëtuar nga kush sot ulet në Parlament e thotë se do të na mbrojë. Mbase ka mbërritur çasti të flasim , dhe Etleboro nuk ka frikë t’a bëjë. Aktiviteti i E-Intelligence në fakt e ka përshpejtuar krizën mes Italisë dhe Kroacisë, e është duke dhënë një tjetër çelës leximi që do ndalojë kamuflimin e ngjarjeve.
Komemorandumi i makabrës së foibeve ka krijuar një krizë mes Italisë e Kroacisë që m.gj.th. është vetëm një skenë teatrale për të evituar që hetimet e zbulimi i së vërtetës të mbërrijë deri tek kasafortat e errëta të IOR-it tek përgjegjësitë e Vatikanit. Edhe zbulimi i ditarëve të Mussolinit, do përfaqësonte një përgjigje ndaj propagandës të së majtës, e cila do që vëmendja të zhvendoset mbi rregjimin fashist italian. Kjo gjurulldi e madh nuk do bëjë tjetër gjë veçse të krijojë një konfuzion të madh për t’i humbur sërish gjurmët e së vërtetës, për t’a devijuar shikimin e vëzhguesve e personave mbi krimet që janë kryer realisht. Sot është në zhvillim e sipër një çështje ndaj dëmeve të Ior-it e Bashkësisw kroate të San Girolamo Të Ilirëve ( Case 3:99-cv-04941-MMC , United States Court, District of California) për t’i pranuar përgjegjësitë e tyre mbi krimet e kryera nga rregjimit të Ustashe, duke u kërkuar kthimin e arit dhe pronësive që iu janë marrë viktimave. Pikat e akuzës janë mjaft të rënda, siç janë riciklimi i arit të vjedhur gjatë luftës e bashkëpunimi në gjenocidin e etnocidin e një populli. Kështu janë akuzuar se kanë fshehur në Bankat Zvicerane, kanë hipotekuar, konvertuar e ricikluar nëpër qarqet e bankave të biznesit, duke nxjerrë një pasuri të madhe nga kjo plaçkitje e paligjshme. Një pjesë e saj është transportuar krejtësisht me një bashkësi prej 2,5 tonelata ar, në Bankat Zvicerane. Ior zotëronte e akoma sot zotëron llogari në ar në Shtetet e Bashkuara e tituj në tregun e arit të blera direkt me anë të kredive në ar e transferimeve me prejardhje nga Thesari i Ustasha-s, duke shkelur ligjin ndërkomëtarë. Një pjesë e thesarit të Ustasha është transferuar, akredituar e shkëmbyer, e së fundi është depozituar pranë Federal Reserve, e pra pjesërisht rezervat në ar janë ricikluar e përbëhen nga depozitat në ar të nazistëve. Shkaku është mjaft i vështirë, ndeshja kundra personazheve që besojnë se janë Institucione e nuk pranojnë të gjykohen nga personat e zakonshëm, gjaku i së cilëve është derdhur për zotin para.
JEPNI ÇEZARIT ATË ÇFARË ËSHTË E ÇEZARIT
Revizionizmi është mjaft komod për bankat, e ligje të tilla ndërtojnë direkt krimet psikologjike në mënyrë që të mos sulmohet Institucioni, nuk mund të vihet në diskutim legjitimiteti i tij. Por njeriu ka të drejta të pathyeshme siç është liria e mendimit, e ka të drejtë të reagojë në mbrojtje të mbijetesës së tij nëse vihet në diskutim egzistenca e tij: një popull ka të drejtë t’a mohojë historinë nëse me të duan t’a shkatërrojnë. Bota është plot me gjëra boshe e të kota, e shumë nga këta lindin pikërisht në Parlament ku mbizotëron anarkia e degjenerimi, pasi në pushtet janë ato që kanë tradhëtuar italianët. Revizionizmi do jetë një mënyrë për të na vënë perde, për t’i ndaluar njerëzit duke i bërë kriminelë kur nuk dijnë më si t’u përgjigjen pyetjeve të vazhdueshme që vijnë nga e kaluara. Pjesë e këtij projekti është edhe diskutimi diplomatik me Kroacinë, pasi nuk mund të flitet për krizë : është gjithmonë një mënyrë për të mbrojtur e fshehur fajtorët e vërtetë, ato që janë ndyer me gjakun e të pafajshmëve. Presidenti Napolitano ; duhet t’a dija se Vatikani ecën përkrah me Federal Reserve Bank, dhe se është i vetmi Shtet në botë i themeluar mbi fenë.