Fjala i jepet "Disinformazione"
Intervista e Marcello Pamio, administrator i portalit të "kundra informacionit", Disinformazione.it, ku i drejtohet stima jonë e falenderimi ynë për hapsirën e dukshmërinë që i është ofruar gjithmonë Etleboro-s e artikujve të tij.
D: Si ka lindur Disinformazione.it, duke u transformuar në një portal të vërtetë të kundrainformacionit?
D: Çfarë ndryshimi ka sipas jush mes informacionit që jep web-i e asaj çfarë jepet nga masmediat e tjera?
R: Të flasësh për masmedia të lira apo informacione të lira është thjesht një herezi. Tani do mundohem, edhe pse shkurtimisht, të shpjegohem duke përdorur logjikën. Të gjitha kanalet mediatike janë shoqëri, e si të tilla, duhet të prodhojnë fitime (rroga e drejtorit, gazetarët, etj). Nëse në fund të vitit nuk ka të ardhura, çfarëdolloj shoqërie e mbyll aktivitetin, duke hequr ndërhyrjet parazitare (financimet e redaksisë, etj.) të Shtetit. Mediat e mëdhaja më së shumti janë shoqëri aksionere, që duke i përkthyer, do të thotë se duhet t'i përgjigjen aksionerëve, e gjithnjë e më shumë bankave! Ky është niveli i parë i kontrollit: një aksioner për një dëshirë mbase politike, një bankier apo dikush për hesapin e tij, mund të ndërhyjë pa problem tek linja e firmës, d.m.th tek linja e redaksisë, d.m.th tek vetë informacioni!Niveli i dytë i kontrollit është ai i sponsorve. Në punën time ka një shprehje mjaft të goditur: “Më thuaj çfarë publiciteti ke, të të them se nga kush kontrollohesh”. Duket e çuditshme, por është pikërisht kështu! Pyetja: një gazetë apo një kanal televiziv që merr qindra mijëra euro për shembull nga nga lobet e flluskave apo lobet e telekomunikacionit, mund të publikojë ndonjëherë një artikull që përshkruan rreziqet e valëve elektro-magnetike apo mbi faktin që uji i rubinetit është më i kontrolluar se ai në shishe? Apsolutisht jo! Ky kontroll është më djallëzori pasi nuk ka nevojë për ndërhyrjen direkte të ndonjë personazhi të dyshimtë: do mjaftojë të shqyrtohet pezullimi i një kontrate prej miliardash...e loja është kryer. Meqë publiciteti nevojitet për të jetuar, ja ku shpjegohet pse mediat nuk janë e nuk mund të jenë të lira! Interneti, pavarësisht nga origjina e tij ushtarake, aktualisht lejon (do t'a shohim sa) përhapjen e një informacioni pa kontrollet e para mësipër. Shpërthimi i siteve web, kaq papritmas e mbase me dëshirën e Rregjimit, ka vlerë pasi jep për momentin hapsirë siteve të pavarura. I imi është vetëm njëri nga shumë. Çështja është të kuptojmë se deri kur Sistemi do e lejojë një anomali të tillë. Në fakt nuk janë të rastësishme operacionet që po bëjnë: ligje ad hoc, software të vërejtur nga provider, etj., për t'iu shmangur kësaj të çare e për të kontrolluar të pakontrollueshmen. Duhet bërë shumë kujdes nga sitet që përhapin posaçërisht "dizinformacion". Kjo strategji, e përdorur nga shërbimet e nga grupet e elitës, ka si qëllim të depërtojë tek sistemi e të krijojë konfuzion duke propozuar informacione të sakta, të përziera me të rreme e gjysëm të vërteta, apo për t'i diskretituar paturpësisht ato të vërteta. Problemi qëndron pikërisht në dallimin e të vërtetës nga fallsoja, për të mos i besuar çdo gjëje apo për të hedhur në plehra edhe të mirën. Një shembull vulgar që më bie ndër mend është libri “Kodi da Vinçi”: një grumbull falsitetesh, por edhe të vërteta historike, të gjitha të përziera në mënyrë të shkëlqyer sëbashku në një roman magjepës. Dikush në këtë pikë mund të pyeste përse e quajtur sitin pikërisht “Disinformacione.it”. Thjeshtë: është vetëm çështje pike referimi. Nëse e quajmë informacion “çorbën e derrit” që Rregjimi jep, atëherë unë dizinformoj. Kjo është e gjitha. Gjithmonë është çështje pikëpamjesh, por e vërteta është një e vetme!
D: Sipas jush, kundrainformacioni mund të përdoret e instrumentalizohet si dizinformacion?
R: Çfarëdolloj gjëje mund të përdoret për qëllimi të fisme apo për më pak të fisme. Një thikë banale, shumë e nevojshme në kuzhinë, mund të vrasë nëse përdoret nga dora e një krimineli. Pra edhe kundrainformacioni nuk përjashtohet nga e gjitha kjo. Dizinformacioni i Rregjimit përdoret për të diskretituar apo për të gjurmuar; por edhe kundrainformacioni nëse përdoret parregullsisht i bëhet funksionale Sistemit.
D: Çfarë roli mund të luajë sot politika në administrimin e ekonomisë apo të shoqërisë?
R: Po i bëj të miat fjalët e poetit të madh amerikan (i mbyllur për shumë vite në çmenduri pikërisht për çfarë thonte) Erza Pound, i cili pat thënë se politikanët janë kamerierët e bankierëve. Si mund t'i japësh faj? Përkundrazi, meqë kam respekt për të tillë punë, për kamerier, po shpjegohem më tej, duke thënë se politikanët janë servilët e përunjur të pushtetit ekonomik! Medoemos duhet saktësuar se në këtë pikë Politika është gjithçka, prandaj do ishte e drejtë të flitej për partitizëm. Sot, ashtu si dhe dje, politikanët në fakt kanë mbetur palaçot e manovruar nga pushteti i vërtetë, që është ai ekonomik. Jo rastësisht i pari i perandorisë së Rothschild, Mayer Amschel Bauer, pohonte shpesh se nuk i interesonte kush i bënte ligjet, pasi duke kontrolluar paranë e një Shteti do të kontrollonte çdo gjë! E ky zotëri e kuptonte mjaft mirë se çfarë ishte kontrolli...
D: Është e drejtë të flitet për shkencë të ndaluar e histori të fshehur?
R: Historia siç e njohim ne, për t'u kuptuar i referohem asaj që studiojmë në shkollë (ad usum delphini të vjen të thuash), është shkruar gjithmonë nga fituesit, e ajo çfarë paraqitet është vetëm një pikëpamje: ajo e të fuqishmëve të rradhës. Duhet rishkruar normalisht e gjitha! Për të dhënë ndonjë shembull nga historia e tashme: sa persona i njohin me saktësi emrat e financuesve të nacionalsocializmit në Gjermani e të komunizmit në Rusi? Personazhe këto që kanë mbi ndërgjegje qindra miliona të vdekur!E nëse ju them se që të dy krimet e mëdha të shekullit XX, janë vetë bankat? Bankierë - plot emër e mbiemër - që kanë mbështetur e armatosur nga njëra anë socializmin gjerman e nga tjetra socializmin e Shtetit sovietik: dy fytyra të kundërta që i përkasin së njëjtës medalje!Për çfarë arsye do të thoni ju? Është e thjeshtë: Lufta e Dytë Botërore! Dokumenta të pranishme vërtetojnë, se lufta në Europë ishte planifikuar disa vite më parë!!! Por natyrisht askush nuk i studion këto gjëra në shkollë apo në universitet...prandaj mbetet thjesht një revizionizëm. Për historinë pak më të tashme, duhet të dihet se Revolucioni Francez ka qënë vepër e masonerisë, e se i famshmi “Liberté, Egalité, Fraternité” (Liri, Barazi, Vëllazëri), nuk ishte motoja e revolucionarëve që rrëzuan Ancien Regime (Rregjimin e Vjetër), por thjesht mbishkrimi që mbante lozha kryesore masonike e Parisit! Thjesht një rastësi?Kjo thjesht për të dhënë dy shembuj të vegjël. I njëjti arsyetim i sapobërë për historinë, vlen edhe për shkencën, e mbase në mënyrë më shumë të paskrupullt. E tërë shkenca është në duart e lobeve të fuqishme (kimia-farmaceutike, agro-ushqimore, armë, energji e telekomunikim), dhjetra korporata, që të gjitha të kontrolluara nga pak banka. Shtetet kanë gjithnjë e më pak para për t'ia dhënë kërkimeve, e kjo nuk është e rastësishme: fondet duhet të jenë thelbësisht private! Pasoja e logjikshme është që: nëse ndjek urdhrat e establishment, nëse iu nënshtrohesh vullnetit të tyre, merr fonde për kërkimet, përndryshe jo. Kjo për të thënë si i gjithë kërkimi kontrollohet nga pak personazhe, e ato që vendosin të dalin kundra Sistemit, duhet të bëjnë si të bëjnë e të rregullohen me mjetet e tyre. Ja arsyeja për të cilën ndeshja dyzetvjeçare kundra kancerit ka qënë një falimentim! Sa më shumë sëmundja është vdekjeprurëse, aq më shumë interesa ekonomike qëndrojnë mbrapa. Një ekuacion i thjeshtë e kriminal. Ndërsa përsa i përket historisë së shkencës, edhe kjo meriton një analizë të vëmendshme. Ato që konsiderohen gjenive të mëdhenj, ndaj një syri më të kujdesshëm, kritik e historik (por të vërtetë), sot rezultojnë se kanë qënë falsifikues; përkundrazi, ato që në të kaluarën konsideroheshin sharlatanë, sot evidentohet gjenialiteti i tyre i madh.Galileo Galilei, ashtu si dhe Isaac Newton, e shumë të tjerë, modifikuan fjalë për fjalë, për të mos thënë që fallsifikuan, të dhënat e eksperimenteve të tyre (si në rastin e Galileo-s që nuk bënte pa të) për t'i dhënë rezultat asaj çfarë ishte caktuar që në fillim. Lëre se çfarë shkencëtarësh të ndershëm. Përkundrazi, një nga kërkuesit e mëdhenj më pak të njohur, që ju të Etleboro i keni kushtuar një hapsirë të gjërë, ka qënë Nikola Tesla. Sot shkenca e njeh thjesht si një njësi matëse, kur në fakt shumë nga teknologjitë që përdorim çdo ditë, që nga korrenti i alternuar tek radioja, i kemi falë gjeniut të tyre. Për të mos harruar kërkimet e tija në fushën e free-energy. Nëse dikush fut hundët në këtë botë, d.m.th. në kërkimet e kufirit të energjisë falas, apo pothuajse, atëherë rrezikohet vetë siguria e tij. Për Sistemin, t'a mbash botën skllave të energjisë (e jo vetëm) ka rëndësi themelore, e arsyet janë të qarta.
D: Çfarë mendoni për ngjarjet që po godasin ekonominë ndërkombëtare gjatë javëve të fundit?
R: Përgjigja për këtë pyetje është mjaft komplekse por do mundohem të jem sa më sistetik që të jëtë e mundur. Të gjitha ekonomitë e globit kontrollohen nga po të njëjtat përsona që manipulojne qeveritë e administrojnë lobet. Kush beson tek konkurrenca e lirë apo tek tregu i lirë beson në diçka që nuk egziston. Në 1929 shembja e Wall Street qe një operacion i qëllimshëm: si me shkop magjik, Banda Bassotti (bankat me peshë), kanë hyrë në posedimin e dhjetra e mijëra ndërmarrje, shoqëri e banka të vogla të falimentuara; ashtu si dhe ndikimet që pati Europa nga i tillë crack kanë shërbyer për të njëjtin qëllim. Lufta e Dytë Botërore, që ka lejuar daljen e dukshme nga kriza, i ka dhënë njëkohësisht Perandorisë amerikane mundësinë për të blerë, përmes planeve të ndihmave, tërë Europën. Në fund të luftës, me Traktatet e Bretton Woods e sidomos me fitoren e luftës, dollari është caktuar si monedh e vetme këmbimi (nëse doje ar, duhet të blije dollarë, sipas çmimit të caktuar prej 35$ një oncë). Lind kështu Perandoria ekonomike e shteteve të bashkuara. Që atëherë Federal Reserve ka shtypur vagona të tërë kartmonedhash të gjelbra me të cilat ka pushtuar botën, por monedha nuk kishte asnjë kundravlerë në ar, nuk kishte asgjë, pra ishte e është një letër për karton.Në mesin e gushtit të 1971 Nixon, meqë qeveritë europiane kishin filluar të kërkonin arin (që sigurisht nuk kishin), i është dashur t'i eleminojë Traktatet e Bretton Woods, duke deklaruar zyrtarisht falimentimin e shteteve të bashkuara. Por bëhet fjalë për një fallimentim të rremë. Siç mund të shihni, kur historia rishihet nën një tjetër optikë, më pak zyrtare, i bën më të qarta disa kapërcime epokash mjaft të rëndësishme. Sot të gjitha monedhat e botës,me përjashtim të rublës (sipas asaj çfarë ka pohuar së fundi Vladimir Putin, por mbi këtë kam disa dyshime), nuk mbulohen nga ari (apo argjendi), pra që të gjitha konsiderohen letër për karton. Por kjo, një letër për karton që ka fuqinë të na shtyp e të na shtrydhë, duke provokuar tërthorazi miliona të vdekur çdo vit. Signoraggio, d.m.th mashtrimi më i madh në historinë e njerëzimit, konfiskohet nga bankat e shërben për të krijuar një debi publike të rreme, duke justifikuar egzistencën e taksave e të privatizimeve të Shtetit, që mundësojnë të shtypet populli. Po asistojmë të pafuqishëm ndaj manovrave të sakta maso-mafioze! Dollari mbahet i ulët në krahasim me euro-n (masë kjo për të zvogluar debinë e stërmadhe të jashtme të Shba e për të favorizuar eksportimet me vija e yje), por duke provokuar dëme serioze industrisë europiane. Krizat ekonomike (Argjentina) e crack financiare janë në rendin e ditës (Enron, Parmalat, Cirio, etj.). E gjitha kjo përse?Qëllimi final do jetë ai që të na bëjnë të kalojmë ngadalë nga kartmonedha (e rrezikshme, e vjetër, e kalbur) tek monedha elektronike (e sigurtë, e re, moderne): d.m.th karta e kreditit me mikrochip.Propaganda ka filluar tashmë e në fakt bankat po i shtyejnë tashmë klientët. Do na thonë se karta do jetë shumë më e sigurtë, e nuk do jetë e klonueshme, e sidomos komode: mjaft me kuletat e vjetra plot me karta.Them vetëm këtë: që nuk do ketë më monedha në qarkullim, kur nuk do kemi më koshiencë direkte për lëvizjet e parave, e kur paraja do rrjedhë vetëm nëpërmjet një qarku elektronik të kartave të kreditit, kontrolli mbi njeriun do jetë total! Atëherë mbase do jetë tepër vonë.
D: Dëshironi të shtoni diçka?
R: Përfitoj nga kjo intervistë të falenderoj të gjithë ju të Etleboro-s për sasinë e jashtëzakonshme të informacioneve që qarkulloni, e që ndihmojnë, direkt apo indirekt, punën time të kundrainformacionit. Nga shkaku i punës sime, Rregjimi më ka etiketuar në çdo mënyrë: nga komunisti tek nazifashisti, nga antiamerikani për të mbërritur deri tek antisionisti. Shpjegimi është i thjeshtë: kur jep bezdi e nuk arrijnë të t'a kyçin gojën kalojnë në diskretitimin mediatik! Është matematike.E them këtë thjesht sepse, që tani e mbrapa, kur në rrjet do gjeni akuza të turpshme ndaj sitit që drejtoj, mund t'a kuptoni menjëherë kush po "punon" prapa... Ju falenderoj për intervistën që më keni dhënë dhe po e përmbyll duke cituar pikërisht një nga baballarët themelues të Amerikës, Thomas Jefferson, me shpresën që fjalët e tija të vazhdojnë të jehojnë akoma për shumë kohë:
«Nëse një komb pret të jetë injorant e i lirë, ai imagjinon atë çfarë kurrë s'ka qënë e kurrë s'do të jetë. Populli nuk mund të jetë i sigurt pa informacionin.Kur shtypi është i lirë, e kur çdo njeri do jetë në gjendje të lexojë, çdo gjë është e sigurtë»
«Nëse një komb pret të jetë injorant e i lirë, ai imagjinon atë çfarë kurrë s'ka qënë e kurrë s'do të jetë. Populli nuk mund të jetë i sigurt pa informacionin.Kur shtypi është i lirë, e kur çdo njeri do jetë në gjendje të lexojë, çdo gjë është e sigurtë»