<

27 janar 2007

Me ndryshimin klimatik një biznes i ri për Sigurimet

Ndryshimi klimatik me skenarin e tij apokaliptik është diçka më reale se një parashikim i thjeshtë i çmimeve skeptike nobel. Në kalimin e tij shkakton katastrofa e viktima, dëme prej milarda eurosh në bilancet e qeverive e shoqërive të mëdha të sigurimeve, që janë aq të gatshme t'i rishikojnë parametrat e tyre siguruese.
Bilanci i humbjeve siguruese të shkaktuara nga Kyrill, uragani europian më shkatrrimtari në vitet e fundit që nga 1990, shkon rreth 8 miliard euro, një goditje e rëndë, aq sa dhe komiteti internacional Risk Management Solutions, është duke studiuar për një zgjidhje. Europa nuk konsiderohet një rajon me rrezik të lartë ndaj eventeve të mëdha katastrofike, sidoqoftë në të ardhmen vlerësimet për çmimet siguruese e përqindjet e rreziqeve të garantuara mund të ndryshojnë, duke hapur kështu një biznes të ri edhe në kontinentin e vjetër. Nëse ngjarjet katastrofike nga të jashtëzakonshme bëhen të zakonshme, do pushojnë së qëni një element rreziku që vetëm një Shtet mund t'a mbulojë, e do bëhen një "produkt" për sigurimet edhe në Europë.
Të parët që kanë lëshuar alarmin janë Lloyd's të Londrës, që kanë promovuar pranë grupit Lighthill Risk për t'i përgatitur që të gjitha shoqëritë siguruese për rreziqet e reja, duke parashikuar para së gjithash disa formula në kontratë të reja për "rrezik uraganesh", perpër më tepër tipologjive të reja dëmeve, e së fundi të shtyejnë më shumë mbi qeveritë kombëtare për të promovuar një kooperim për administrimin e rreziqeve. Gjithashtu po përgatitet edhe industria financiare me emetimin e "cat bond", apo detyrimet me të cilat shoqëritë mbulojnë disa rreziqe - zakonisht ato më të lartët, pikërisht si uraganet - falë investimit të tregut financiar. Uragani Katrina e Tsunami kanë bërë të rritet ky treg me një xhiro prej 8 miliard euro, e po mendohen formula të tjera për të krijuar shenjat e lidhura me katastrofat naturale edhe në Europë.

Biznesi i ri është tek pragu, ndryshe nga ç'mund të mendohet se ngjarjet katastrofike dëmtojnë shoqëritë e sigurimeve. Çdo katastrofe mjedisore do i korrispondojë një rikthimi tek fitimet që shumëzon koston e shpenzuar për dëmshpërblimet, duke qënë se ndikimi psikologjik e mediatik i asaj ngjarjeje i shtyen qeveritë e personat të marrin masa paraprake e si rrjedhim t'a sigurojnë shtëpinë e tyre, aktivitetin e tyre, sidomos nëse është i ndjeshëm ndaj ndryshimit klimatik. Një ndikim akoma më i lartë nëse marrim parasysh fushatën alarmante që, edhe të pavetëdijshme, që bëhet për ndryshimin klimatik, e cila në vend që të çojë në një revolucion të shoqërisë e stilit të jetës, do fryjë - me ç'duket - financat e siguruesve.
Mjafton të mendosh shoqëritë e sigurimeve Allianz, që, pas Tsunamit Indonezian, do ofrojë formula të reja për sigurime të vogla për banorët e bregut indian, e duke bërë kështu rreth 75 000 persona, mes të cilëve peshkatarët e bujqit, të cilët mund të nënshkruajnë kontrata siguruese. Po i njëjta pasojë do ndodh në Europë, me prospektiva mjaft interesante, sidomos nëse do vendosin të rrisin çmimet siguruese, e nëse qeveritë do humbin interesin për të mbuluar dëmet ndaj popullit të vet ndaj katastrofave naturale.
Do kërkojnë t'i japin privatëve administrimin e këtij lloji rreziqesh, siç kanë vepruar me shërbimet publike mjaft jetësore, dhe do e bëjnë mbështetjen ekonomike nga një rajon në një arsye biznesi për shoqëritë e sigurimeve.

Uragani Katrina e mënyra sesi qeveria e ka përballuar atë katastrofë duhet të jetë për ne një mësim që të mendojmë se ku jemi duke shkuar. Të mos harrojmë se pas mijëra viktimash, pas shkatërrimit të lagjeve të tëra e braktisja e plotë e popullsisë ndaj plaçkitësve e ushtrisë, e sidomos mashtrimi e rrengu i qeverisë e i Sigurimeve, që ia kanë mohuar shumëkujt zhdëmtimin.
Personat nuk kanë marrë një dëmshpërblim që u takonte me të drejtë, por iu është dashur të marrin përsipër një rrugë burokratike e siguruese për t'a fituar, e shpesh kërkesa e tyre është hedhur poshtë pasi shoqëritë kanë kundërshtuar që sigurimi i tyre mbulonte vetëm dëmet e erës e shiut, por jo atë të përmbytjes. Më kot është vepruar duke i bërë kërkesë kësaj sipërmarrje burokratike, kësaj loje fjalësh që ofendon inteligjencën e sensibilitetin e personave që më të vërtetë kanë humbur çdo gjë, duke rrezikuar të vdesin në guerriljet me grabitqarët. Këto shantazhe kanë shtyrë personat të pranojnë kompromise e shuma mjaft më të ulta duke u krahasuar me atë çfarë u përkiste me të drejtë, me të cilat nuk kanë arritur t'a riblejnë shtëpinë, pasi uragani i ka rritur tmerrësisht çmimet e banesave në breg.
Para këtij simulimi juridik, para turmës së avokatëve të Shoqërive siguruese, që sigurisht nuk i druhet ankesave e akuzave të gjykatave, përkundrazi. Këto përfaqësojnë një mënyrë për të mashtruar detyrimin për pagimin e dëmshpërblimit, sidomos nëse shoqëria e sigurimeve duhet të përballet me një class action, meqë arrin të përqëndrojë akoma më shumë koston e kohën për shkaqet.

Skenaret që i paraqiten Europës janë pra shumë më shqetësuese se një ndryshim klimatik, pasi përkrah më tsunamin do ketë edhe tërmetin e lirimit si dhe privatizimeve që do i transformojë popujt në "lopë për t'u vjelur" për lobet e forta siguruese e bankare, në komplotin me pëlqimin e qeverive. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pothuajse 80% e shërbimeve publike është në duart e sigurimeve, duke marrë në konsideratë asistencën mjeksore, shoqërore e atë të pensionit. Tendenca është po ajo, e rezultati sigurisht nuk mund të jetë i ndryshëm.