<

13 shkurt 2007

Bazat e shteteve të bashkuara që nga Romania tek Bulgaria: shtrat lançimi për një sulm kundra Iranit

nga Elena V. Mihu kooperimi Rinascita Etleboro Ballkan


Një bazë ajrore në Romani (Mihail Kogalniceanu) e dy në Bullgari (Bezmer e Graf Ignatievo) të vendosura nga dy Shtete në shërbim të Washingtonit, do i shërbejnë aviacionit amerikan si zona të mundshme ushtarake sulmi kundra vendosjeve civile, bërthamore e naftambajtëse, të Iranit.
Sulmi mund të vijë në prill të 2007, siç supozon britaniku Sunday Herald, duke cituar lajme të qarkulluara nga agjencia Novinite.com e Sofia e të rimarra nga një gazetë arabe në gjuhë angleze, Arab Times. Rreziku i afërm i një sulmi të tillë është komfermuar, sipas publikimit britanik, nga një "burim zyrtarë amerikan". Nga ana tjetër edhe këtu në Bukuresht dallohet një farë përshpejtimi i politikave të egërsisë atlantike e anullimit të sovranitetit kombëtarë. Nëpër gazetat rumune, edhe sot lexohet përmes rreshtave - nëpër komentet e letrës së famshme të "gjashtë ambasadorëve" (duke përfshirë ato rumunë) e qeverisë së Romës për një komfirmim të angazhimit në Afganistan - që po të njëjtët lëvizje trupash të urdhëruar nga presidenti i Shba-së George W. Bush nuk mund të jenë një diversion i thjeshtë, por një përgatitje prej së vërteti ndaj një sulmi kundra Iranit. Në mbështetje të këtyre spekullimeve citohen lajmet mbi përforcime e rradhitje të trupave amerikane nëpër botë. Mes të tjerash, në Bullgari flitet tashmë për një zanafillë montimi hangaresh e serbatorësh me lëndë djegëse për bombarduesit, njëkohësisht me mbërritjen e trupës së parë prej 3000 ushtarësh amerikanë, që priten të vijnë në fund të marsit në bazat e vendosura në dispozicion të amerikanëve sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Washington-it e Sofia-s vitin e kaluar.Edhe në Romani, ndërkohë, në bazën Mihail Kogalniceanu janë në zhvillim të plotë punimë për zgjërimin e kompleksit ushtarak, me një vlerë që kap shifrat e katër milion euro. Angazhimi maksimal do arrihet mes 11 marsit e 10 prillit, kur pista e aerodromit do modernizohet e aeroporti ndërkombëtarë Mihail Kogalniceanu do mbyllet përkohësisht. Drejtori i aeroportit, Corneliu Balan, ka refuzuar t'i konfermojë agjencisë rumune Mediafax çfarëdolloj lidhje mes punimeve e pranisë ushtarake amerikane. Por lidhja del në dukje nga marrëveshja rumuno-amerikane i dhjetorit të 2005 sipas së cilës 1500 ushtarë amerikanë do mbërrijnë në Rumani brenda 2008. Ushtarët, ashtu si në Bullgari, duhet të stërviten e të jenë të gatshëm për angazhime (agresive) të shpejta në çfarëdolloj zone konflikti e rreshtimi më i mundshmi - s'është e nevojshme t'a nënvizojmë - është në Lindjen e Mesme. Do përdoren selitjet ushtarake të Babadag, Mardan e Cincu dhe, njëkohësisht, në aeroportin Kogalniceanu duhet të ruhen aeroplanët gjuajtës amerikanë e do vendoset personeli ushtarak i US Air Force. Këto janë disa nga shumë lëvizjet e vendosura nga Pentagoni e që i janë raportuar shtypit lokal pas shërbimit të Sunday Herald. Po e njëjta gazetë angleze, vëreni mirë, kishte përshkruar se "Romania", një tjetër vend pranë Detit të Zi që strehon një bazë ushtarake amerikane (...) është një element jetësorë në skenarin e sulmit ndaj Iranit". Duke u bazuar në këtë skenar, krahu tjetër i pincës që atlantikët duan t'a shtrëngojnë përreth Iranit e që është kompletuar përmes lajmit të dhënë nga Bush përsa i përket spostimit në Gjirin Persik të aeroplano-mbajtëses amerikane USS John Stennis (me tetë skuadrilje në bord e i shoqëruar nga 7 kryqëzorë e fregata, prej dy nëndetësesh). Për më tepër nuk është e rastësishme që për të parën herë në shkurt të 2003, në ujrat ndërkombëtare afër Iranit ndodhen dy grupe detare të drejtuara nga aeroplano-mbajtëse (tjetra është USS Dwight Eisenhower). Efektivët e amerikanëve tek Gjiri ndërkohë i janë shtuar edhe 16.000 njësi të tjera e Teherani e di që bëhet fjalë për një kërcënim kundra sovranitetit të tyre kombëtarë. Jo rastësisht javën e kaluar televizionet iraniane kanë transmetuar imazhe me një aeroplano-mbajtëse amerikane, të parat e kapura nga një aeroplan gjurmues i prodhimit iranian.