<

10 shkurt 2007

Vendimi mbi të ardhmen e Kosovës i turbulluar nga çështja Veronika

Ndërsa në Itali të gjithë ndiqnin me shumë vëmendje "love story" e Veronikës, ndërsa gjetiu diskutohej mbi të ardhmen e Kosovës, e gazetat si zakonisht kanë vënë heshtje mbi këtë çështje. Sot, vite pas luftës e marrëveshjeve së Rambouillet të gjitha nyjet kanë mbërritur tek pragu e dikush duhet të japë disa shpjegime.
Serbia dy javë më parë ka filluar zgjedhjet elektorale, e kishte kërkuar, ashtu siç kishte bërë edhe Rusia, të shtyhej data për të diskutuar pavarësinë e Kosovës, pasi nuk ka kuptim të diskutohet për një problem kaq të rëndësishëm pa patur një qeveri e një President. Kështu, në pritje të krijimit të një qeverie të qëndrueshme për Serbinë, komisari Ahtisaari, që është emëruar në atë pozitë pikërisht për pajtuar situatën e atyre rajoneve, edhe pse nuk e dime me të vërtetë se çfarë bën atje, ka shkuar spontanisht me vullnetin e tij në Bruksel. Para Komisionit Europian ka prezantuar projektin e tij për Kosovën, që parashikon një Pavarësi të kushtëzuar, në bazë të së cilës Kosova njihet nga çdo shtet që dëshiron t'a njohë atë: e ky është një akt barbar e një budallallëk, pasi në një farë mënyre i përket të gjithëve, edhe ne italianëve që kemi nënshkruar marrëveshje për Jugosllavinë, apo më qartë për Istrian e Dalmacinë. Duhet konsideruar që nëse Kosova bëhet e pavarur, sigurisht që secili do arkëtojë të tijën, e do të duhet sërish, edhe një herë t'i vihet faji serbëve për një leverdi personale. Sot një komisar ka vendosur për Serbinë e për një popull, të ardhmen e tyre, pa patur parasysh se cili është opinioni i tyre në lidhje me këtë çështje, e un personalisht besoj se është një budallallëk të të jepen këto mesazhe kaq të dyshimta për një çështje mjaft të rëndësishme. Pavarësi e kushtëzuar do të thotë që kosovarët dhet të ulen në një tryezë e të nënshkruajnë një marrëveshje për të paguar një borxh prej një bilion euro Serbisë, si virtut i ndarjes së Kosovës nga ish Republika Federale Jugosllave, në momentin në të cilin do bëhet një "shtet sovran" i pavarur. Plani i lobeve është pikërisht ky, apo më qartë t'a ndajnë Kosovën, e pra t'a lidhin me Shqipërinë që ka dalje në det, e t'a përvetësojnë duke e futur në borxhe në mënyrë që të bëhet e varur nga FMN. Përveç kësaj Kushtetuta duhet të votohet nga parlamenti, që do të përbëhet nga përfaqësues të etnive serbe, turke e kurte, që do arrijnë 75% të votave, duke harruar akoma edhe një here romët: ato nuk egzistojnë, nuk llogariten. Kosova mund të ketë një ushtri prej 3000 mijë personash, nga të gjitha etnitë, e do mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, të ketë ambasada e diplomatë, e flamuri duhet të përmbaje edhe simbolet e etnive të tjera. Serbët e Kosovës do mund të marrin financime nga Serbia, ndërsa Kosova do mund t'i marrë nga shoqata të ndryshme. Nga monedha, sigurisht, as që flitet, sikur të ishte një tabu, edhe pse nuk ka rëndësi sovraniteti monetarë pasi pa dyshim që do jetë euro monedha referuese. Nga Beogradi buzëqeshnin, rusët deri dhe janë përgjumur pasi Putin ka deklaruar se ajo çfarë vendos Beogradi "është diçka e bërë për së mbari". E kështu skena e montuar ka ecur përpara, të gjithë çonin dollitë mes duartrokitjeve: të gjithë të kënaqur, përqafime mes politikanëve kosovarë, e në mbrëmje si kosovarët ashtu edhe serbët shkojnë përkrah sëbashku për të festuar edhe pse janë në dijeni që po tallën me të vërtetë me to. Siç e keni dëgjuar, as kosovarët nuk e kanë kuptuar mirë çfarë janë gjithë këto përqafime, edhe sepse mediat shqiptare kanë folur për këtë vëtëm për një ditë, duke shpresuar se po çlirohen nga një peshë e madhe. S'ka patur sidoqoftë asnjë zgjidhje e farsa ka zgjatur pak, pasi kur Ahtisaari ka dashur të takojë presidentin serb, i kanë thënë të kthehet në shtëpi pasi skenari tashmë kishte mbaruar: Serbia nuk do heqë dorë në mënyrë apsolute nga Kosova me kaq lehtësi siç duan t'a bëjnë të besohet. Me gjithëatë Frank Wisner, i dërguari i Shteteve të Bashkuara, këndonte tashmë për fitoren bashkë me Ahtisaarin, vonë në darkë pas shumë përqafimesh, ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeie, i heq vërejtje Ahtisaari për t'a rishikuar mirë çështjen e për t'a konsideruar edhe opinionin e Rusisë për të patur një ekuilibër mes forcave, e për t'i respektuar mirë marrëveshjet e traktatet. Komisari Europian, Olli Rehn, prej kohësh ka thënë se ai kishte shpresa mbi një sforçim për të "treguar përgjegjësi e fleksibilitet, për t'a parë ugjencën e bërjes së një kompromisi realistik". Në këtë pikë, duam t'a kuptojmë se kush e ka vendosur këtë e cilët janë emrat e këtij komisioni e të atyre që emërojnë: sigurisht këshilltarët e profesionistët që punojnë, zhvillojnë një detyrë të shkëlqyer edhe për privatët e lobet bankare, që përfaqësojnë padronët e vërtetë.
Gazsjellësi që përshkon Serbinë
Ambasadori rus në Beograd, Alexandar Alekseyev, ka pohuar se zgjidhja finale e statusit të Kosovës duhet të bazohet mbi një kompromis të pranueshëm nga të dyja palët, komform Marrëveshjeve të Rambouillet e i revolutës OKB nr. 1244.Kjo e fundit deklaron (bashkalidhjen 1) se shtetet e përfshira duhet të angazhohen për një "proçes politik që të çojë drejt stabilizimit të një marrëveshje politike për Kosovën e një strukture provizore që parashikon një autoqeveri thelbësore të Kosovës, në respektim të plotë të Rambouillet, principe të sovranitetit e integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë - Serbia - e vendet e tjera të rajonit". Është e çuditshme edhe sot, pasi kanë firmosur këtë rezolutë, papritmas është vendosur të shkelet vullneti i popullit serb, duke lënë të vendos për të gjithë një komisar i Europës që nuk përfaqëson asnjeri. Në këtë nëse dikush merr një pushkë, e bën pastrim etnik, nuk duhet të thoni se janë kasapë të çmendur në çastin kur filloni të ushqeni urrejtjen mes etnive, vula si "nacionalist" kushdo që do ju kujtojë të lexoni rezolutën e marrëveshjet e diskutuara e të nënshkruara tashmë.

Po i bëjnë lëmsh njerëzit, ndërsa gazetat italiane, e kryartikujt e tjerë më të kontrolluarit, apsolutisht nuk kanë folur për çfarë po ndodhte, pamvarësisht se qeveritë tona kanë dhënë ushtritë e tyre e i kanë lejuar bazat të bombardojnë shtëpi civilësh. Situata tani po merr tone qesharake, pasi të gjithë festojnë por nuk dihet mirë se për çfarë, por shumëkush e di që s'është tjetër veç një broçkulle, që janë vetëm aktorë prej telenovelash meksikane: të gjithë ndizen për një copë letër kush shkruhet fjala "pavarësi". Kemi mbërritur me të vërtetë në diçka qesharake. Ka qënë kjo, e para herë që kemi dëgjuar opinionin e njëzëshëm të serbëve e kosovarëve që po ngrihet një murë gënjështrash. Vetë personat janë janë inatosur pikërisht për talljen që po përgatitnin për to. Vonë në darkë, situata filloi pak të degjeneronte, edhe sepse alkoli i kishte rënë në kokë disa kosovarëve më prejardhje nga disa ambiente mjaft të diskutueshme, duke qënë se Kosova besonte me të vërtetë se kishte një ushtri. Në konfuzion e sipër disa kanë supozuar të largojnë Kfor-in, e ashtuquajtura forca e paqes, e kështu mbërrin lajmi nga Nato për t'a zbutur tensionin, që i jep një ultimatum ndaj të panjohurve - pasi nuk dihet mirë kundra kujt - e kujtdo që provon t'a testojë Kfor-in, pasi ushtarët e tij ishin të gatshëm. Atëherë, zotërinjtë e mi, kushdo që thotë se Kosova duhet të jetë e pavarur, duhet t'a dini se kjo është një demagogji prej së vërteti, e janë të papërgjegjshëm për këtë, pasi jemi ne ato që i paguajmë pasojat. Sot jo vetëm Rusisë i ngjet fjala për çdo çështje me karakter ndërkombëtarë, por edhe Kina apo kombet e tjera, e të gjithë do rreshtohen për të dhënë një zgjidhje për konfliktet pa shpëthyer një luftë, për t'u ulur më pas denjësisht para një tryeze, në një Asamble me dyer të hapura, pasi ditën kur të dëgjoni çfarë thonë të gjithë mund të zbrisni në shesh për të bërë revolucionin.