<

07 shkurt 2007

Mandati i arrestimit europian për të krijuar një "hapsirë të përbashkët penale"

Me një sentencë të Gjykatës së Kasacionit bie një nga kufinjt e fundit në aplikimin e mandatit të arrestimit europian në Itali. Hapet kështu një rrugë në krijimin konkret të një hapësire komunitare penale, brenda së cilës nuk egzistojnë diferenca apo limite mes legjislacioneve të Shteteve, që do frymëzohen që të gjitha nga direktivat komunitare.
Kriminelët e kërkuar apo të hetuar në secilin nga Shtetet anëtare të Bashkimit europian do ndiqen penalisht e do ekstradohen, në mënyrë direkte e me të drejtë, në atë shtet ku është kryer krimi i prezumuar, për t'u ndjekur ligjërisht. Do vazhdojnë të egzistojnë proçedura ‘ekstradimi’ mes BE e pjesës tjetër të botës, por jo mes Shteteve pjesëtare: autoritetet gjyqësore e një Shteti anëtar mund të vendosin mandat arresti europian për një person të hetuar e qeveritë nuk mund të refuzojnë t'i dorëzojnë qytetarët e tyre që t'i bëhet proçesi në një tjetër Shtet anëtar. Duhet t'i dorëzojnë të dyshuarit brenda 3 muajsh nga arrestimi, detyrimisht! Por në këtë mënyrë, jo vetëm Shteti heq dorë nga një ndër privilegjet e patjetërsueshme - mbrojtja e qytetarëve të vet jashtë shtetit - por deri dhe mbrojtja teknike (avokati mbrojtës) dështon. Italia, në përvetësimin e këtij vendimi katror (nr.69 i 2005), kishte nënrenditur efikasitetin e mandatit nën respektimin e "reciprocitetit të dënimit", e pra ndalonte ekstradimin e qytetarëve italianë nëse nuk do kishin po të njëjtin trajtim që mund të gëzonin nëse proçedoheshin në atdhe. Për këtë nuk pranoheshin mandatet e arrestimit të lëshuar nga Vende që nuk parashikonin limitet maksimale për mbrojtjen siguruese, por si p.sh. vetëm kontrolle periodike që verifikojnë qëndrueshmërinë e arsyeve që justifikojnë burgimin, pa sigurinë e datës së fundit për fillimin e proçesit. Por ja, që Kasacioni, ka vendosur t'i pranojë mandatet edhe nëse këto parashikojnë kushte të ndyshme paraburgimi, kundra edhe vetë ligjit që ligjvënësi kishte shkruar. Sidoqoftë, pikërisht sepse ligjet europiane janë, mes burimeve të drejtësisë, më të rëndësishme se ligjet kombëtare (!!!) gjykatësi thjesht mund të mos i marrë parasysh ato ligje, e të aplikojë vendimet europiane, pa mundur t'i kundërshtojë njeri. Kjo pasi Kushtetuta jonë, në vend që të tutelojë ligjet e Shtetit, parashikon haptazi që në lëndë në të cilat egzistojnë shumë rregjime, egziston një hierarki, në të cilën e drejta komunitare ka prioritet. Por juristët kujtojnë që egziston gjithmonë Kushtetuta mbi çdo gjë: por për çfarë nevojitet kjo e bekuar Kushtetutë, nëse në mënyrë kostante injorohen ligjet që janë frymëzuar pikërisht mbi parimet e saja. Duke shkelur ligjet e saja, duke shkelur edhe vetë Kushtetutën. Nuk mbaron këtu. Gjykata e Drejtësisë Europiane mund të vendosë t'a lirojë një person që është burgosur si pasojë i një sentence që gjykohet - sipas standarteve europiane të të drejtave të njeriut - padrejtësisht. Pra, pasi Shteti italian bën hetimet, dënon një kriminel, me një sentence definitive, Europa mund t'a rihapë çështjen për t'a arkivuar më pas, pasi mbase ndonjë gjykatës i Gjykatës sheh një kleçkë ligjore pak jashtë vendi. Është e qartë që nuk mund të rihapet një çështje e të gjykohet pa i dhënë një kontekst tërë proçedimit që një Shtet bën. Mund të jetë një thikë me dy presa, pasi, edhe pse lind si vegël mbrojtje për personat e pafajshëm, do përdoret konkretisht nga personazhe që mund t'ia kenë ngenë të ngrejnë akoma padi pasi kanë humbur proçese prej tre nivelesh gjyqësore. Pra, vendimi i një Gjykatësi italian, vihet në diskutim nga një entitet sovrakombëtar që me ligjet e Shtetit italian nuk ka asnjë lidhje.


Mandati i arrestimit europian nuk është e vetmja mynxyrë, pasi hyn brenda një sistemi normash shumë më të frikshme, pasi do çojë në krijimin e një rregjimi penal që nuk i përket demokracisë, por burokracisë, që është diktatura e re e shpikur nga FMN. Europa tashmë do përgatitet për të hyrë në Sistemin e Informacionit të Schengen (SIS II): një bankë e stërmadhë të dhënash në të cilën do përmblidhen informacionet e 26 vendeve, apo 450 milion banorë, për të mbështetur aktivitetet e intelligjencave e hetimit të Bashkimit Europian. SIS është një sistem të dhënash me tipologji të ndryshme, që është i veçuar por i lidhur direkt me projektin e Eurojust e Europol, që kanë si qëllim krijimin e një sistemi gjyqësore krejtësisht europian, një "lagje e përgjithshme" me rrjetin gjyqësor si një njësi qëndrore që punon në koordinim me pikat e kontakteve kombëtare. Tani, provoni t'a imagjinoni si do jetë një Bashkim Europian në të cilin, falë futjes së identitetit elektronik mund të monitorojë në mënyrë kostante lëvizjet e personave, të dhënat e së cilëve përdoren e manipulohen nga një Interpol që nuk ka as fytyrë e as një Shtet pas krahëve, në të cilin është e mundur të arrestojnë e të bëjnë proçes jashtë shtetit pa patur të drejtën e kërkesës për ekstradim. Janë të gjitha masa që një Shtet merr për t'i bërë ballë turbillsirave të masave, për të aktivizuar atë që pak vite më parë quhej "shtet policore" e që sot përcaktohet si "hapsirë e përbashkët penale". Në realitet janë fjalët që ndryshojnë ndërsa pasojat mbi popullsinë do dëgjohen: dënimi psikologjik, do jetë dënimi i vërtetë i qytetarëve europianë, që do shohin tek i mohohet mundësia për t'a evituar këtë manipulim.