<

16 shkurt 2007

Centrali elektrik që do e lëjë akoma në errësirë Shqipërinë

Qeveria Shqiptare nënshkruan marrëveshjen për realizimin e projektit TEC në portin e Vlorës, duke rënë pre e shantazhit të lobeve që kanë vënë në gjunj ekonominë e Shqipërisë me një krizë energjitike të përhershme. Konsorciumi italian Maire Engineering, i përbërë nga shoqëritë Ansaldo e Tecnomod, ka fituar garën për ndërtimin e centralit termo-elektrik ("TEC") të Vlorës, me firmën elektrike shqiptare, KESH, me një kosto totale prej 110 milion dollarësh. Zona e zgjedhur për ndërtimin e këtij parku industrialo-energjitik është një sipërfaqe prej mijëra hektarësh pyje e në të cilën zhvillohet një ndër ekosistemet lagunore më të rëndësishme të vendit (Narta) e ku ngrihet hirplotë manastiri i Zvernevecit. ky peisazh i mahnitshëm detar do shkatërrohet nga ndërtimi i një kompleksi energjitiko-industrial që përfshin një central termo-elektrik me një kapacitet prej 130 Megavat, që do i shtohen pastaj të tjera por me kapacitet më të ulët. Termocentrali do të jetë një ndër burimet kryesore energjitike për gazsjellësin AMBO që duhet të lidhë Burgasin me Vlorën. Në të njëjtën zonë parashikohet një zonë stok nafte bruto, një port i ri specifik për anijet naftambajtëse e ndërtimit të një rafinerie. Vlora është zgjedhur pikërisht për pozicionin e saj strategjike, që do mundësonte uljen drastike të disa kostove: uji i detit do përdoret për ftohjen e TEC-it. Banka Botërore është investitori kryesorë në këtë projekt e prej kohësh e ka dhënë borxhin pavarësisht se qytetarët e Vlorës kanë nënshkruar qindra peticione për të ndaluar dhunimin e një perle të Shqipërisë, një nga plazhet më të virgjëra e brishta të Gjirit të Vlorës, një zonë për të cilën historia flet në disa gjuhë e në Shtete të ndryshme. Laguna e Nartës dhe ishulli i Zvërnecit

Një ndër elementët më të rëndësishëm mbi të cilët është bazuar Banka Botërore për të verifikuar që me ndërtimin e këtij monstri nuk na qënkësh shkelur kurrë ligji shqiptar mbi mbrojtjen e monumenteve kulturore, ka qënë ekspertiza e drejtorit të Institutit e Ruajtjes së Monumenteve të Kulturës, A.Braçe. Ekspertiza zhvlerëson totalisht zonën e Vlorës e kështu e dorëzon atë në duart e Bankave e petrolierëve pasi nëse vendimi do ishte në duart e shqiptarëve nuk do shkatërrohej një zonë kaq e pasur e kaq e delikate, pranë lagunës së mbrojtur të Nartës e ishullit Zvërnec. Pa pritur as vendimin e Komisionit të Aarhuis-it, i cili ka pranuar kërkesën e qytetarëve të Vlorës, pa denjuar as shikimin e 14.000 firmave të vlonjatëve që kanë kërkuar një referendum mbi rastet e TEC-eve, AMBO-s. Ministri i Enegjisë ka ushtruar një akt të vërtetë force, i shtrënguar nga kriza e lartë energjitike që po dërrmon Shqipërinë, pasi pas falimentimit të qindra firmave rrezikohej edhe kositja e popullsisë që nuk mund të jetojë më pa energji elektrike. Në fakt prerjet e energjisë që privojnë Shqipërinë nga energjia elektrike për mbi 12 orë në ditë, apsolutisht nuk mund t'i ngjiten një sistemi energjitik, i themeluar mbi hidro-elektrikën, e pra të varura nga ndryshimet klimatike, ose nga situata e Bullgarisë - shteti i parë eksportues - që ka parë tek mbyllen një seri centralesh termoelektrike e bërthamore, një kusht ky i vendosur nga BE për integrimin e këtij vendi. Kësaj situate ndërthuret qartë me çështjen e pavarësisë së Kosovës, që pjesërisht diktohet nga nevoja për realizimin e këtij projekti, brenda së cilit një rol vendimtarë ka edhe Italia.
Kjo ka marrë pozita të ndryshme në politikën e jashtme, lobe të ndryshme italiane kishin kërkuar të gjenin marrëveshje mbi projektin Ambo, e më së fundi ka gjetur një pikë takimi falë zbritjes në fushë të Rusisë. Pranë Italisë udhëton në një korsi, paralele e të privilegjuar, Rusia e Putin-it që në Monako ka deklaruar haptazi se Amerika nuk respekton asnjë marrëveshje, shkon gjithmonë përtej pakteve e ligjeve, duke e përulur thellësisht. Tashmë reputacioni i saj është shkatërruar në kuptimin e vërtetë të fjalës, nuk ka më besueshmëri: e kjo është një kusht ideal për t'i lejuar Republikës Srpska të kërkojë Pavarësinë e saj, pasi është e shkruar në ato marrëveshje.
Porti i Vlorës

Shtetet e Bashkuara, tashmë janë rrënuar, kanë humbur atë pozitë fuqie të privilegjuar e të padiskutueshme, aq sa për t'i mbyllur figurat e tyre këqia kanë bërë një gjenocid në Irak e janë duke Bombarduar Somalinë.Avancojnë në Lindjen e Mesme si të egjër, me ushtri prej contractors, që me buldozerët izraelianë shkatërrojnë shtëpi, toka e burime, deri dhe ullishtet e hurmat arabike, që i nevojiten 50 vite për të dhënë fryte. Kush ka themeluar një komb ka menduar për gjeneratat e së ardhmes, ka ndërtuar pak nga pak çdo lloj infrastrukture, edhe pse të varfër, e këto ia shkatërrojnë: si mund të mendohet për paqe në këtë botë kur nuk lejnë as pemët. Shteti shqiptarë nuk do një aneksim me Kosovën, për shumë arsye teknike, pasi është një vend i paqeverisshëm, sidoqoftë nuk do komandonte ai, fundja kurrë nuk kanë arritur t'a bëjnë. Shqipëria, ashtu siç tërë rajoni i Ballkanit, është një tokë që askush s'e ka kuptuar ndonjëherë, pasi zona shqipfolëse është një labirinth në të cilin mund të takoni shqiptarë të Maqedonisë, shqiptarë të Kosovës, shqiptarë të Malit të Zi, Çamët, të dëbuar nga Greqia, shqiptarët e Greqisë, Romët. Në këtë përmbledhje etnish, mes myslimanësh, katolikësh e ortodoksësh, është krijuar një bashkëjetesë e mirë, nuk vriten për fenë, por sidoqoftë është bërë një Vend-Shenjestër e Bankave dhe disa fetarë duan të bëjnë Pronarin. Është një vend në të cilin kryetari i bashkisë së Tiranës Rama ka dashur t'a bëjë Berlinin e Ballkanit e vetëm ka pikturuar pallatet por mbetet ndyrësia, ashtu siç shoqatat e fondacionet e multinacionalëve akuzojnë politikanët pa hequr korrupsionin e vërtetë. Gjatë historisë janë mbyllur në vetvete, pa patur nevojë për atë ndihmë që të gjithë ishin të gatshëm t'ia jepnin në mënyrë të pamasë: pas italianëve, kanë mbërritur amerikanët që medoemos kanë dashur t'a japin kontributin e tyre. Mbase jo të gjithë e dinë që në Otranto egziston një varr i përbashkët prej 3800 personash, të vdekur në ujrat e Adriatikut: ato njerëz nuk ia kishin mbathur, vetëm ishte zhgënjyer nga përrallat e ambasadorëve tanë, nga praktikat e ndyra të ambasadave që rekrutojnë inteligjenca e krahë pune. Mbi një emigrant pra rëndojnë kështu një larmi përuljesh, e pavarësisht se trajtohet si mbeturinë e shoqërisë punon e pagon një debi publike që nuk i përket. Vizat e lejet e qëndrimit bëjnë që ambasadorët të bëhen të shenjtë kur në realitet janë vetëm të poshtër, jo profesionista e injoranta, që sigurisht nuk nderojnë italianitetin, duke qënë se qeveria jonë ka patur turp për 50 vite me rradhë të flasë për italianët e vrarë nëpër foibet e Istrias e Dalmacisë. Sidoqoftë kemi dyshime serioze që ai central do shërbejë për t'i dhënë elektricitet Shqipërisë, por për të dhënë energji për transportimin e naftës. Mes të tjerash vëmendjes sonë nuk i ka shpëtuar, që është depozituar një studim mbi mundësinë e sjelljes së ujit nga Shqipëria në Itali, ujësjellësi puljez që është i dyti në botë e i pari në Europë me një kosto prej 2000 miliard lirash. Shpresojmë që Shqipëria të mos mbetet akoma në errësirë pavarësisht nga ndërtimi i këtij supercentrali elektrik.