<

20 mars 2007

Çnjerëzimi i E-bay


Në heshtje e falë ndihmës së Rrjetës italiane informacionet fillojnë të rrjedhin, pas muajsh hetimesh të vogla e vëzhgimesh kemi dalluar një abuzim telematik të vazhdueshëm nga një kolos i Web-it. Jemi të parët që mbështesim teorinë e Krimit të padukshëm, duke qënë se i kemi zbuluar proçedurat që përdorin disa gjigandë të caktuar për t'a bërë të padukshme një shoqëri, një person, e një qënie njerëzore. Rasti në fjalë është proçedura e administrimit të aktiviteti virtual nëpërmjet E-Bay, gjigandi i e-commerce multinacional, që, duke përdorur strukturën e tij kaq jomateriale drejton përdoruesit e tij me anë të sistemeve të automatizuara duke vënë në lëvizje një proçes të vërtetë çnjerëzimi. Nëse nuk i besoni një teorie të tillë, hapeni një dyqan në brendësinë e E-Bay, provoni të shisni një libër apo një produkt nga prodhimi juaj, e do e shihni që do akuzoheni se keni shkelur copyright-in, do viheni në shenjestër e do akuzoheni, e pastaj do egzekutoheni pa patur mundësinë për të bërë apel. Pa e kuptuar, do i shkelni rregullat e community-s e do përjashtoheni, pa patur asnjë mundësi për të kontaktuar një përgjegjës për t'i paraqitur rastin tuaj, problemi juaj nuk mund të standartizohet apo shlyhet në çast me anë të proçedurave. Një farë gjykatësi do ju thotë se për shtatë ditë nuk mund të fusni më bashkëngjitje, e nuk mund t'i përdorni shërbimet e portalit, por sidoqoftë duhet të vazhdoni t'a paguani koston për drejtimin e pikës suaj të shitjeve virtuale. E-mail-et mbërrijnë me përpikmëri, të tregojnë me gisht e nëse kërkon shpjegime të tregojnë akoma me gisht, për çdo gjë që thua për të shpjeguar rastin tënd, të tregojnë me gisht. Nëse do të dalësh pra nga kjo rrugë pa krye e të rihabilitosh dyqanin tënd virtual duhet t'a pranoni se keni cënuar rregullat e community, pa patur mundësi dialogu pasi nuk të dëgjojnë, pasi flet me një kompiuter për çdo lloj komunikimi, gjithmonë. Eksperienca jonë e njohja e funksionimit të strukturave telematike, na kanë bërë të kuptojmë se në realitet kush i përgjigjet e-mail-ve tona, kush hap dyqanet e shet produktet, është një kompiuter, një program i ndërtuar mbi lëkurën e njerëzve. Një multinacionale si E-bay drejtohet nga një grup prej pesëdhjetë personash, në të gjithë botën e nuk egzistojnë agjentë apo nëpunës që merren me problemet apo kërkesat e pajtimtarëtve. Emrat mbasi u përkasin disa fantazmave, si persona nuk egzistojnë, pasi u përgjigjen pyetjeve pa asnjë farë kuptimi, sikur të mos e kishin lexuar letrën tënde e thjesht të kishin aktivizuar një program përgjigjesh automatike. Disa pjestarë të Etleboro-s janë drejtuar personalisht tek E-bay, në rrugën Fabio Filzi, 25 në Milano, zona e stacionit qëndror, e kanë gjetur një sallë të madhe hollivudiane, vetëm me një person, një hostess mjaft e sjellshme, së cilës i kanë kërkuar nëse mund të flasin me një drejtues apo një përgjegjës për shitjet apo për kontaktet me publikun, një numër telefoni për të shpjeguar keqkuptimin. Përgjigjia ka qënë ajo e të kontaktuarit me E-bay nëpërmjet sitit www.ebay.it , në praktikë të flasësh me një mur heshtje. Kërkojnë në fakt të dërgosh një faks me të gjithë dokumentacionin dhe një deklaratë ku duhet t'a pranojmë se kemi shkelur rregullat, si qëllim eleminimin e çdo përgjegjësie në adresë të E-bay-s, të marrim një faj por pa e kuptuar se për çfarë arsye. Mund të dërgoni edhe qindra e-mail, por nuk do i përgjigjen kurrë pyetjeve tuaja për gjetur sqarime që ju do lejojnë t'a kuptoni kur dhe si keni gabuar, çfarë rregulle keni shkelur e në çfarë mënyre është e mundur t'a korrigjoni gabimin që mund të keni kryer. E kjo pasi janë programe ato që u përgjigjen e-mail-eve, duke nënshkruar me emra të rremë të cilëve nuk i korrispondon asnjë person egzistent, apo persona që janë të "programuara" të ndjekin protokollin e proçedurës. Kjo hipotezë është e vetmja që mund të merret me mend, përndryshe duhet të besojmë se E-bay punëson operatorë që nuk janë në gjendje të lexojnë apo të kuptojnë çfarë është shkruar në një e-mail për t'i dhënë një përgjigje adeguate, por edhe në këtë rast do ishte i përshtatshëm t'i largonin nga zyra e nga kompetencat ku i kanë caktuar e që administrimi i Ebay duhet të zhvillojë kontrolle tek personeli. M.gj.th. Ebay nuk është një fantazëm, është një Sh.p.k e rregullt sipas të drejtës italiane, që shtrihet si një kolos e hyn në jetën tonë e në aktivitetin tonë ekonomik me një politikë ekspansioniste, që shkon përtej shitjeve të vogla, pasi proçedura e tyre informatike nuk është etike, nuk respekton ligjet e njeriut, por të sistemeve informatike e kibernetike.Struktura e tij bazohet ekskluzivisht mbi një sistem të centralizuar, një program që është studiuar për të drejtuar një mori informacionesh nga një terminal i vetëm, nga i cili mund të marrin tek komuniteti një kontroll totalitar. Me një klik mund t'i rrisin pretendimet e fitimit, me një klik mund t'i ndryshojnë rregullat, apo të përfshijnë proçedura të reja për të vjelur akoma më shumë para, në një labirint që është më keq se një kuti kineze. Mund t'a vendosin një rregull nga sot nesër pa një arsye të dukshme, që duhet t'a pranosh pa kundërshtuar pasi duke me t'u rregjistruar tek platforma ke pranuar haptazi një sistem rregullash që funksionojnë si klauzola shtypëse: ose e pranon ose je jashtë sistemit, e nëse kundërshton nuk të dëgjon kush. Rruga që duhet përshkuar për të arritur të dëgjohesh vërtetë nga dikush është aq e gjatë dhe e vështirë, e përbërë nga fakse, nga e-mail e module të gatshme për t'u dërguar, që personat i braktisin para se të mbërrijnë në fundin e zgjidhjes së problemit. E pikërisht në këtë bazohet sistemi i tyre, mbi faktin se askush nuk do arrijë t'a kuptojë si mund të merret në konsideratë, askush nuk do mbërrijë në atë pikë që t'i hedh në gjyq për dyqanet virtuale që janë mbyllur pa një çështje të drejtë. Nuk egziston ligj e gjykatë që sot është në gjëndje t'i disiplinojë këto raste "fajdeje informatike", pasi krimi nuk egziston. Njeriu kështu është sprapsur në atë epokë në të cilën rregullat trashëgoheshin me gojë, pasi kishte arritur t'i shkruante mbi gur. Një ndërmarrje që dëshiron të shesë apo të blejë me anë të këtyre strukturave është e caktuar të vuajë fajden, pasi nuk ka kohë të luftojë kundra këtyre armësh jo konvencionale, kundra programeve e proçedurave të automatizuara të programeve, nuk ia ka ngenë të ngrejë një çështje kundra kolosëve të informatikës. Mjafton të mendosh se Ebay i detyron shitësit të zgjedhin Paypal si instrument pagimi, në bazë të një marrëveshje që lidh e-commerce e këtë qark elektronik financiar. Paypal realisht është një qark që merr para nga kartat e kreditit dhe i transferon ato tek llogaritë e tjera elektronike, por patur një lëvizje reale: paraja nga kartmonedhë transformohet në elektronik, e me të hyrë në Paypal mbetet elektronik, nuk kthehet më në formë kartmonedhe, përveç se duke kaluar përtej disa pragjeve. Pyetja tjetër është: nëse paratë tona humbin tek qarqet automatike, e askush nuk u jep përgjigje e-mail-eve tona, kujt mund t'i apelohemi për t'i nxjerrë sërisht? E akoma, mbi çdo ujdi Ebay përfiton 7%, kur shumë ndërmarrje të vogla kanë mundësi fitimi që arrin në 5%: kjo quhet fajde, zhvatje e mashtrim.


Strukturat virtuale e centrale janë armiqtë e fajdeja që po përgatitemi të përballemi me to, pasi zbatojnë një proçes çnjerëzimi, një etnocid prej së vërteti, e ne jemi viktimat e pambrojtura të proçeseve informatike. Rregulla e re që kanë shkruar është se "kush nuk përshtatet është jashtë, e nuk mund të përshtatet falimenton, e pastaj vdes". Me një faqe të thjeshtë interneti kanë ngritur një perandori multinacionale të drejtuar nga 50 persona që janë të izoluar nga bota, kanë marrë nga ekonomia e Shteteve e nuk kanë dhënë asgjë në këmbim, vetëm një dritare në web, por asgjë më tepër.Kanë ndërtuar përreth vetes një pushtet të jashtëzakonshëm, por nuk kanë asnjë legjislaturë që e disiplinon, nuk egziston një kod që përveç se administron pajtimtarët, ndërshkon edhe fuqinë qëndrore e tutelon personat si individë e pronarë të drejtash të pacënueshme. Në fakt na kërkojnë të kemi besim tek ata, ndërsa ata nuk kanë aspak besim tek ne, dhe na nënshtrojnë me rregulla që duhen respektuar rreptësisht, ku ndërshkohesh me përjashtim. E megjithatë këto rregulla janë të njëanshme, pasi mbi ta nuk shkaktojnë asnjë pasojë, e një ditë mund t'ia heqin dhe identitetin një personi, ndërmarrjen e tij, përveç dyqanit të tij të vogël virtual, pa e kuptuar kush. Nëse sot disa ndërmarrje jetojnë falë një dritareje në brendësinë e ebay, me çfarëdo preteksti, e një problemi të rremë, mund të urdhërojnë mbylljen e të provokojnë falimentimin e tyre. Por në një të nesërme, nëse një ndërmarrje egziston vetëm në bazë të faktit se ka një strukturë virtuale, do mjaftojë një rregull e re e vendosur nga lart për t'a zhdukur në heshtje.Sot, kolosët e mëdhenj të informatikës po krijojnë një sistem në të cilin ne do jemi viktimat e virtualizimit, të fajdes mbi paratë tona elektronike, e të çnjerëzimit. Kur politikanët tanë flasin për "kombin" duke thënë se veprojnë "për të mirën e vendit", vetëm janë duke përgatitur një botë çnjerëzore, etnocidin e së ardhmes pasi e kanë vendosur ekonominë në duart e kompiuterave, të programeve që nuk kanë një kod etik e janë transformuar në struktura mbikombëtare. Ndërsa Tatim Taksat gjëmon Wanna Marchi, Sismi ndaj Abu Omar, dhe Codacons ndaj Rai për paratë "e paketave", Ebay, Google e Skype ndërkohë, përgatisin fajden më të madhe të të gjitha kohërave, që do shkaktojë një etnocid të vërtetë nëse do jenë mjetet e vetme që do kemi për të jetuar, për t'u informuar e për të komunikuar. Tashmë jemi në një shoqëri të çnjerëzuar, pasi puna është bërë e automatizuar, personat e robotëve që veprojnë në bazë të një protokolli të vendosur nga truri qëndror, ndërsa ekonomia rregullohet nga proçedura të standartizuara: nëse nuk i pranon dëbohesh, nëse i kundërshton nuk do marrësh shpjegime.Tani na takon neve të krijojmë një botë tonën, një Rrjetë, që nuk ka trure apo struktura të centralizuara që veprojnë pa marrë në konsideratë natyrën njerëzore të ekonomisë, por që bazohet mbi një sistem shpërndarës e horizontal në të cilin të gjithë mund të jetojnë e të zhvillohen.