<

12 mars 2007

Transfer money në objektivat e ardhshme të Bankave


Hetimet e Financës e kanë shpartalluar një rreth abuzimi financiar duke sekuestruar mbi 400 ndërmarrje transferimi parash transnacionale, janë shpallur të parregullta e kështu edhe pjesë përbërëse të trafiqeve për riqarkullime (pastrime) apo financime për terrorizmin ndërkombëtar.Janë përfshirë rreth 50% i nënagjencive të pranishme në territorin italian, që ndjekin tre agjencitë e mëdhaja botërore të Western Union, MoneyGram e Travelex, me akuzës e ushtrimit abuziv të aktivitetit financiar e mungesës së institucionit për një Arkiv të vetëm informativ. Dyshohet se këto agjenci ndërtonin kanale të mëdha transmetimi parash paralele me ato zyrtare, apo atyre të qarkut bankar, për t'i bërë bisht të gjitha masave të anti-pastrimit e kontrolleve të anti-terrorizmit. Sidoqoftë, më shumë se 1,5 miliard euro të dalura jashtë i janë shmangur kontrolleve të Zyrës Italiane të Këmbimeve. Pa vënë apsolutisht në dyshim krimin e abuzivizmit financiar të agjencive të pa rregjistruara, ky lloj hetimesh ka një qëllim në shenjestër të mirë që shkon përtej kontrolleve anti-terroristike, që shpesh përbëjnë vetëm hua formale e ndërmjetësuese masash për shkeljen e privacy-s apo të kontrollit të monedhës në qarkullim. Këto tipe kanalesh paralele mund të krijohen përmes depërtimeve informatike, duke qënë se programet që përdorin këto nënagjenci me anë të së cilëve kryejnë transferimet, i përkasin pak shoqërive që ruajnë kështu kontrollin e gjithë qarkut. Proçedurat e sigurisë aktivizohen me t'i krijuar një dalje e tepruar parash nga sistemi apo një mase qarkulluese që nuk kalon përmes kanalit bankar. Duke koinçiduar në fakt me rënien pingul të humbjeve të Anglisë gjatë gushtit të kaluar që drejtoheshin jashte shtetit, pat një fushatë të gjërë (për më tëpër mediatike) për rrezikun e atentateve që i ndalonte mijëra emigrantave të riktheheshin në atdhe bashkë me kursimet e tyre. Duhet kujtuar se eksportimi i parave masiv në periudha krize ekonomike (në muajin shkurt po zhvillohej lufta në Liban) mund të shkaktonte një krizë likuiditeti e një dështim të vërtetë ekonomik. Pra egziston një kërcënim i qartë mes entiteteve bankare që kanë si qëllim kontrollimin e të gjitha agjencive të transfer money, për t'a përvetësuar të gjithë likuiditetin, që është bërë një e mirë e pakët, për t'a kanalizuar tek qarku bankar të gjitha paratë. Ai i transfer money është sistemi i vetëm që sot mundëson transferimin e të hollave që mund të tërhiqet e disponohet menjëherë pa u praktuar ditë valute. Bankat praktikojnë një mashtrim të madh mbi paranë e të tjerëve, duke përfituar sidomos tek transacionet nëpërmjet ditëve valutore, apo më qartë gjatë atyre ditëve që banka thotë se i nevojiten për të bërë transferimin e parave gjatë të cilave paratë adebitohen por nuk akreditohen, duke mbetur kështu në mjegull. Të hollat që mund të përfitohen mbi paranë e transferuar gjatë ditëve valutore arrin disa miIiarda, por këto zhduken nga qarkullimet zyrtare, humbin në trafikun elektronik e pa u tërhequr akoma, pasi nuk do rezultojë në asnjë vend se kjo para është transferuar. Ky sistem quhet “roll program” e mundëson transferimin shumave të mëdha parash brenda rretheve financiare nëpërmjet programeve të specializuara në teknikën monetare, të patregtueshëm e me një vlerë të çmuar. Një nga këto makina ka seli pikërisht në Luksemburg e mundëson magazinimin e të gjitha informacioneve të llogarive bankare, duke përvijuar çdo operacion financiar. Sapo sistemi ndjen një rrezik, ia sinjalizon këtë rojeve të pallatit që shërbejnë për t'a rifutur alarmin e krizës së likuiditetit apo diçka tjetër. Mes 1991 e 1993 rastet e fajdeve ishin të shumtë, por ishte një mënyrë për t'a hequr vëmendjen nga anatoçizmi, që është një krim kundra njerëzimit i fshehur nga mediat e politikanët tanë, janë dashur shumë vite para se të zbulohej pikërisht sepse mekanizmat e programeve nuk janë të qarta e as të kontrolluara. Do ishte interesante të merret vesh se cilat janë mjetet që kanë Tatimet për të kuptuar të çarat e sistemit, meqë këto programe nuk kanë një disipline kombëtare, kanë një strukturë që nuk vërtetohet apo kontrollohet nga asnjë organ shtetëror, kur në fakt një program duhet të jetë i homoluar nga një ent, nga një universitet, në mënyrë që të etik. Asnjë magjistrat nuk e ka bërë ndonjëherë një hetim prej së vërteti pasi janë tepër të zënë duke marrë me prishjen e qetësisë gjatë natës dhe krimet e emigrantëve. Është shfaqur sërisht pra po e njëjta histori që ka si qëllim të penalizojë përdorimin e parasë, si lajmet e vjetra që shpallnin se mbi kartmonedha kishte kokainë, apo viruse për sulme bakteriologjike. Sëse sot një ndërmarrje përdor para në dorë, ekonimisti i saj është i detyruar t'a kontrollojë e t'a sinjalizojnë këtë tranzicion si i dyshuar për shkelje të normave për pastrimin të parave. Me ardhjen e monetës elektronike, pak nga pak, por sistematikisht, çdo sektor do kontrollohet e studiohet me kujdes për t'u konvertuar në virtual, ku nëpërmjet këtyre sistemeve të sofistikuar do të arrijnë t'a përvetësojnë kohën tonë, e inteligjencën tonë. Duke shkëmbyer të mira të fallsifikuara nuk implikohet një bllokim imediat, por një shkëmbim të këtyre të mirave në një sistem elektronik implikon bllokimin imediat për hyrjen në sistem, e shpejt edhe të llogarive bankare. Nuk mund të luftojmë nëse nuk arrijmë të kuptojmë, por ne sot besojmë në të mirën materiale, si një posedim, pasi jemi tashmë brenda një sistemi të ndryshëm nga ai që thuhet e që mbrohet nga fetë. Puna e Teslës sabotohet e fshehet pasi në një të nesërme shëmbet çdo gjë nëse bie monedha e naftës, rrëzohet sistemi ekonomik dhe fetë. Francezët, e kuptuan dhe u munduan të bënin revolucionin, por kjo u shtrembërua thjesht për faktin se edhe revolucionet nevojiten, pasi i bëjnë të besojnë njerëzit se kanë fituar, ndërtojnë mauzola në nder të kriminelëve në mënyrë që t'a vulosin në histori kujtimin e tyre e të ndalojnë një hapje të mëtejshme të çështjes.