<

07 mars 2007

Rusia shpallet antagoniste e nënshkruan një aleancë historike me Arabinë Saudite e Qatarin

Si mbi hirin e një diktature tashmë të shembur, Rusia prezantohet pas një lufte të ftohtë që tashmë prej muajsh është e pranishme, si antagonistja e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Putin bën para Konferencës Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Monako, një pretencë e vërtetë kundra vullnetit të dominimit destabilizues të Washington-it, e përgatitet për t'i hedhur sulmet që do përmbysin në mënyrë definitive pozitat e pushtetit të të dyja fuqive. Rusia vulos një aleancë historike me Arabinë Saudite për administrimin e ofertës së naftës e gazit në treg, dhe nga konkurrente do bëhen aleatë për kontrollin e burimeve hidrokarbure. E miqësia e tyre duket se po lidhet në atë pikë që ky kooperim bilateral për shfrytëzimin e vendburimeve si dhe të shpërndarjes, shpejt mund të përhapet edhe në fusha të tjera siç është metalurgjia, energjia bërthamore, teknologjitë, infrastrukturat. në të njëjtën kohë, edhe Qatari duket i interesuar për të shtrënguar raporte të privilegjuara me Rusinë, që tashmë e ka kuptuar rëndësinë e këtij aleati të çmuar, si për kontrollin e situatës në Lindjen e Mesme, ashtu edhe për zgjidhjen e krizës arabo-izraelite, e - pse jo - të krizës iraniane. Kjo shfaqje simpatie shkon përtej shkëmbimit të komplimenteve, pasi Rusia e Qatari kanë nënshkruar të hënën në Doha marrëveshje mbi mbrojtjen e investimeve e për krijimin e një Këshilli Punesh Ruso-Qatare, që t'i mbrojë shpronësimi, apo nga nacionalizimi. Kjo marrëveshje sigurisht është e nevojshme për të përgatitur një tjetër lloj kooperimi që do e fusë Qatarin në projektin e OPEC të gazit, duke konsideruar se ndan me Iram fushat më të rëndësishme të gazit në botë. Përveç kësaj, grupi rus Loukoïl ka nënshkruar një protokoll marrëveshje me Qatar Petrolium, për eksplorimin, zhvillimin e nxjerrjen e vendburimeve të naftës mbi territorin e Qatarit.


Ato që ishin konkurrentë si politikisht ashtu edhe energjitikisht, pikërisht sepse Amerika luante rolin e regjinë në përndarjen e aleancave, po bëhen aleatë krenarë që, së bashku me Iranin e Venezuelën, mund të dekretojnë fundin definitiv të sferës së influencës së Amerikës. Me këtë pakt Amerika po i humbet financuesit e saj kryesorë, furnizuesit e bashkpunëtorët e saj në administrimin e krizës së lindjes së mesme, e mund të gjendet vërtet e detyruar të sulmojë Iranin apo t'i prapësojë pozicionet e saja. Nëse Putin e ka sulmuar rëndë politikën e Amerikës në Irak, ka dashur të dërgojë edhe një mesazh Bushit, dhe nëse këtë e bën vetëm sot kjo sepse e di se shpatullat i ka të ngrohta, e di që mund të lëvizë në një zonë që më parë kontrollohej parcialisht akoma nga Shtetet e Bashkuara. Rusia, ashtu si dhe Europa, lakmojnë kështu rolin e ndërmjetësit në zgjidhjen e krizës bërthamore të Iranit, për t'u zëvendësuar nga OKB-ja që, sipas fjalëve të qarta të Putin, i shërben interesave të pak "kombeve". Putin në fakt ka kuptuar se mullët po luajnë ndyrë me Amerikën, në këtë alternim të përjetshëm kërcënimesh e "deklaratash vetëvrasëse", e dëshiron kështu t'a thyejë këtë rreth veskeq që i mundëson Iranit t'a shfrytëzojë ndarjen e komunitetit ndërkombëtarë për t'i arritur qëllimet e tija. Prandaj rregullat do që t'i diktojë Rusia, që prezantohet si e vetmja zgjidhje duke parë papërshtatshmërinë e këtyre organizmave ndërkombëtarë të instrumentalizuara nga lobet. Sikur të mos mjaftonte kjo, le të mendohet edhe sfera e madhe e influencës në tokat e Kaukazit, në Azinë Qëndrore e Lindore, e në Europën Lindore: Rusia ka mbërritur kështu edhe në Europë, ka rigjetur në Serbi atë miqësi të përhershme e tani po pushton edhe Francën, Gjermaninë e Italinë. Çelësi për të penetruar Mesdheun e Europën Qëndrore është akoma edhe një herë Ballkani, toka e ndeshjes së këtyre dy fuqive për kontrollin e daljeve e naftasjellësve, për të bërë për vetë apo për t'i kontrolluar qeveritë.



Ajo e Kosovës për shembull ka qënë një teatër i vërtetë, pasi ndërsa festohej e shkëmbeheshin komplimente, ka mbërritur përgjigjia e thatë e Putin që ka mbrojtur sovranitetin e Serbisë e vullnetin e popujve: para kaq shumë ftohtësie, Solana është drejtuar në Moskë, me bisht ndër shalë, ka dëgjuar në heshtje. Por e gjithë kjo poterë i ka trazuar humoret e së fundmi kosovarët kanë demonstruar ashpër ndaj BE-së me 70 të plagosur. Një tjetër skenë e madhe spektakli ndodhi në Itali, pasi prapa revizionizmit historik, zbulimeve ngjethëse e terroristave fill përcjellës që ka si qëllim krijimin e kaosit e të çojë në rënien e një pjese së klasës politike aktuale. Së shpejti do mbërrijë Transparency Internationational për t'a kontrolluar korrupsionin e politikanëve italianë, e do jenë këto armët e shkëshillimit të FMN e të Shteteve të Bashkuara. Amerika tashmë është shkarkuar, e për këtë arsye një klasë politike e re do hyjë në Itali pas një linje tensioni: nuk egzistojnë terroristat, ato që kanë arrestuar nuk janë terrorista, rrëmbimi i Abu Omar ka qënë vetëm një kurth për qeverinë italiane që ka kushtuar riorganizimin e inteligjencave. Tek deklaratat e Napolitanos mbi "historinë" e foibeve e persekutimeve nga ana e qeverisë kroate prej 25 000 italianësh, përgjigjet Utri duke gjetur, jo rastësisht, ditarët legjendarë të Musolinit. Që të dy qëllojnë fort e larg, por në realitet janë vetëm të shtëna me fishek mësimor për t'i bërë shantazh njëri-tjetrit: e vërteta nga kjo histori apsurde nuk do dalë kurrë, rezultati do jetë vetëm të krijohet konfuzion tek historia, duke denigruar e distretituar.Ndërsa Rusia, përkundrazi, luan kartën energjitike e atë të antagonizmit, për t'i blerë armiqtë e saj e për t'i bërë aleatë: energjia, para monedhës, është burimi i kontrollit të popujve.