<

10 mars 2007

Rivendikimi i sovranitetit monetar në Europë

Ndizet në Francë debati elektoral për zgjedhjet presidenciale, në një ndeshje për rivendikimin e sovranitetit monetar të Shteteve Europiane që bashkon kështu frontet kryesore. Kundërveprimi i qartë e Sarkozy e Royal ndaj BQE dhe politikës së saj monetare që nuk i përgjigjet kërkesave të Shteteve, është prova e pakundërshtueshme se brenda Bashkimit Europian po krijohet një zë politik që dëshiron t`a rishqyrtojë çështjen monetare. Ndërsa në Itali përbën akoma një tabu të fortë, në Francë, ashtu si dhe për shtetet e tjera europiane, vendoset në qendër të debateve çështja mbi rolin institucional të Bankës Qëndrore Europiane dhe heqje nga ana e Maastricht të sovranitetit monetar. Nicolas Sarkozy e Ségolène Royal, edhe pse janë rivalë në garën për postin e presidentit, janë krejtësisht të një mendje për të sulmuar BQE-në, që përdor politikën monetare ekskluzivisht për të kundërshtuar inflacionin në kurriz të rritjes e mirëqënies së ekonomisë. Nxitja për rritjen e taksës së interesit për të zvogluar qarkullimin monetar, e për t`a bërë euro-n më të fortë në konkurrencë me dollarin për të thithur kapitale, po varfëron gjithnjë e më shumë ndërmarrjet e familjet, duke zvogluar eksportimet e konkurrencën e Europës në tregun ndërkombëtarë. Por kësaj nuk i ka korrisponduar një rënie e kostos së energjisë, që është përbërësi kryesor i importimeve, pasi akoma egzistojnë kartelat e naftës që I mbështesin çmimet pavarësisht se me euro arrijmë të blejmë më shumë barile nafte. E theksojnë nevojën për t`a ndryshuar politikën monetare sipas Shteteve e rrethanave, që mund të kenë pasoja të ndryshme në çdo Vend, dhe duke konsideruar koston e parasë e kredisë si tregues së kredisë është mjaft i reduktuar, pasi kostoja e të mirave e shërbimeve rritet sipas mënyrave të ndryshme. Duhet marrë në konsideratë se internacionalizimi i tregjeve e bën praktikisht të pamundur kontrollimin e likuiditetit në nivelin krahinor: financimet mund të bëhen globalisht, pasi krijimi i bazës monetare në Kinë mund të shërbejë si depozitë në një bankë amerikane, e duke patur më shumë depozitime mund t`i rrisë edhe kreditë.
Ecuria e kohëve të rimbursimit të titujve të debisë publike, që rrezikojnë zvarritjen si pasojë e rritjes së taksave të interesit
Ségolène Royal dëshiron një BQE "që i nënshtrohet vendimeve politike", në mënyrë që t`a risjellë në sferën e vendimeve të Shteteve politikën monetare, që në fakt është një instrument për t`a qeverisur ecurinë e rritjen e ekonomisë sonë. Në të njëjtën mënyrë Sarkozy flet për “autizmin e BQE-së”, aq e izoluar e shurdhe ndaj kërkesave të qeverive, duke propozuar diskutimin e këtij problemi në Parlamentin Europian për të mbërritur në modifikimin e Traktatit Europian që, aktualisht, garanton pavarësinë e BQE-së karshi qeverive. Që të dy kërkojnë të rishikohet plotësisht roli i këtij entiteti, e që, të mendohet për modele ekonomike që I përkasin një epoke post-nafte.Ndërsa Trichet mbrohet nga këto kërkesa të ligjshme duke thënë se shqetësimet e qeverive janë vërtetë pa shkak, përsa BQE po çon përpara një politikë në linjë me atë të Federal Reserve, e qytetarët europianë e ndjejnë inflacionin në mënyrë të ndjeshme duke u krahasuar me atë reale. Strategjia e mbrojtjes e BQE-së është mjaft e dobët duke u krahasuar me sulmet e synuara e të motivuara të Francës, që do t`a rikonfermojë rolin e saj politik në Europë, duke u munduar t`a eksportojë modelin e saj ekonomik për disa aspekte mjaft etnik. Franca është një nga pak Shtetet europiane që e ka kuptuar se çfarë është Kushtetuta Europiane, duke e zmbrapsur aprovimin e saj, përsa është e rëndësishme politika monetare e që afrohet gjithnjë e më tepër momenti prapësimit ekonomik i Shteteve. Shoqëritë perëndimore në fakt prej kohësh po i shfrytëzojnë burimet e të tjerëve duke i tharë ato të të tjerëve, e kanë ushqyer ekonominë e tyre me një monetë pa asnjëfarë mbulese, i kanë ndërtuar përbindëshat e Basil 2 dhe të bursës paneuropiane për të fshehur virtualizimin e parasë, për t`a autorizuar pastaj BQE-në për kontrollin apsolut mbi monetën. rënia e bursave aziatike ka treguar tashmë se falimentimi është më afërnga ajo që mund të mendohet përsa ekonomia është diçka në erë, investimet mund të pakëshen që nga momenti në tjetrin, e nëse Shtetet nuk do e rimarrin të paktën kontrollin e politikës monetare nuk do mund t`a kundërshtojnë këtë krizë botërore.

Aktualisht, në një epokë kalimtare të sistemit ekonomik që përgatitet për të hyrë totalisht në virtualizim, po zhvillohet edhe një luftë monetare. Kina po thekson gjithnjë e më shumë pozitën e saj për të mos rivlerësuar Yuan-in, ndërsa Rusia mbyll marrëveshje mbi këmbimin e rublës për shkëmbimin e burimeve energjitike, e së fundi Irani lançon një monedhë për promovimin e bërthamores. Monedha e bërthamores iraniane përfaqëson diçka më shumë se një zbulim publicitar anti-inflacioniste, pasi deklaron se sistemi monetar iranian do ketë një konvertueshmëri e një rizervë që nuk do jetë nafta, por një energji e ndryshme. Ndërsa Italia është mjaft e angazhuar për të diskutuar mbi ligjet elektorale, palët faktike apo për të gjetur një mirëkuptim të qëndrueshëm mes senatorëve, ndërsa të shumtë janë ato që skandalizohen mbi insinuatat kundra Vatikanit e krimet e tija të kryera nëpërmjet IOR-it. Mund të duket tmerrësisht apsurde por ky entitet është i lidhur ngusht me çështjen monetare, pasi IOR është i lidhur me Bankën Qëndrore Europiane pa egzistuar ligje që disiplinojnë këtë raport, e as një institut që përcakton qartë kush e kontrollon apo e zotëron Bankën. IOR përbën një institucionin Shteti sovran (I njohur si i tillë nga paktet e Njëanshme) që nuk ka ligje financiare e as ndjek ato komunitare, duke mos qënë pjesë e Komunitetit Europian: kështu rezulton se qëndron mbi ligjet komunitare (të shihet Pyetja E-1914/02). Të shumtë janë ato që janë të gatshëm t`i mohojnë dogmat apo të vërtetat historike të katolicizmit, ashtu siç sulmojnë ndërhyrjen politike tek qeveria italiane, por askush nuk shtron pyetjen se pse Banka Qëndrore e një Shteti nuk ka ligje financiare dhe ndjek ato komunitare, duke u gjendur në një dimension që sundon mbi Shtetet.