Kapitalet ruse për t'a zgjidhur krizën e telekomunikacioneve?


Nëse druajtjet e Telefonica kanë baza, me frikën se duhet të ketë qënë një variacion i bashkimit Spanjë e Itali për t'i lejuar një farë rezervimi mbi marrëveshjen Autostrade-Enel, atëherë mbase egzistojnë të tjerë operatorë që me shumë takt po i përfitojnë marrëveshjet me Telecomitalia. Në këtë pikë mund të përmbyset grupi rus Sistema, emri i së cilit nuk është përmendur më që nga momenti i fillimit të bisedimeve me Telefonica, por që përfaqëson një palë konkuruese që nuk mund të nënvlerësohet pasi është një grup financiar që përmledh brenda tij një portofol të gjërë aktivitetesh: shpërndarje tregtare, imobiliare, bankare, energji, sigurime. Sistem, grupi drejtuar nga miliarderi Vladimir Evtouchenkov që kontrollon edhe operatorin MTS, që në fakt do ishte e interesuar për blerjen e një pjesëmarrje minoritare tek Telecom Italia, që do blinte nëpërmjet Pirelli-t që ka ndërmend t'i kalojë pjesëmarrjen minoritare që ka direkt me Telecomitalia - përveç 80% të Olimpia-s, holding që kontrollon Telecom-in.Po me të njëjtën mënyrë, Sistema bërë me dije se do të blejë, nëpërmjet të kontrolluarës Sitronics, një pjesë të konsiderueshme tek Deutsche Telekom, edhe kjo mjaft e debituar dhe me një rënie të lartë. Para një blerje të 600 milion aksionesh, duke blere kështu 25% të kapitalit të Deutsche Telekom, do lëshojë MTS-në, më parë në sektorin e telekomunikacioneve ruse. Një operacion ky që do ishte i mundur vetëm nëse qeveria gjermane, që kontrollon 30% të Deutsche Telekom nëpërmjet bankës publike KfË, t'i pranonte kapitalet ruse, gjë kjo mjaft e vështirë para një situate të ftohtë që është krijuar si shkak i krizës energjitike. Për më tepër Alfa Group, grupi i parë privat rus që ka një interes edhe në sektorin e naftës, së bashku me Sistema AFK, do ishte i gatshëm t'i blinte disa pjesëmarrje pranë një operatori perëndimorë apo të krijojë një filial të përbashkët me një partner. Mikhail Fridman ka ndërmend të blejë 20% të kapitalit Vodafone, dhe 10% të Telekom France, duke u përpjekur të hapë në çdo shtet një pikë riferimi për një monitorim të tregut europian në kompleksin e tij. Telekomunikacionet përgatiten të kontrollohen nga operatorë të fortë ndërkombëtarë, e për më tepër nga Bankat, që do përforcojnë kështu një arë roli politik brenda ekonomisë europiane, e nga një bashkësi rregullash të njëtrajtshme në nivel europian, për respektimin e të cilave do vigjilojë një Authority paneuropiane. Plani i Komisionit Europian parashikon një institucion Authority paneuropiane për kontrollin dhe mbikëqyrjen e sektorit dhe të zbatimit nga Shtetet pjesëtare të normave komunitare, për të krijuar një sistem europian rregulluesish të pavarur. Authority-t kombëtare mbi telekomunikacionet në çdo rast do përfshihen brenda projektit paneuropian, ashtu si rregullat mbi tarifat, dhënia e liçencave, kushtet e kontratës, do disiplinohen nga direktivat komunitare. Dyshimë të spikatura mbi të tilla masa janë ngritur tashmë nga vetë parlamentarët që i druhen krijimit të kartelave mes kompanive telefonike që mund të influencojnë shtrirjen e direktivave, apo sidoqoftë t'i shtrembërojnë mekanizmat e konkurrencës.