<

17 mars 2007

Titaniku fundosi segretin e Federal Reserve

Në 14 Prillin e 1912 fundoset Titaniku, mes akujve e mjegullës së një misteri që askush s'ka guxuar t'a tregojë ndonjëherë, përveç rrjeshtave të një historie romatike dashurie me stil të lart hollivudian. Në një natë pa hënë është zhvilluar realisht një histori e cila ishte shkruar 14 vite më parë nga Morgan Robertson, saktësisht në 1898, në një libër në të cilin tregohet fundosja e një transatlantiku që përplaset kundra një ajsbergu. Emri i tij parë ishte “Futility”, që u ndryshua më pas në “The Wreck of Titan”, që përshkruan me shumë hollësi një anije mjaft e ngjashme në çdo gjë e për gjë me Titanikun, si për nga pesha ashtu edhe për nga kapaciteti, gjatësia e struktura e brendshme, e destinuar të fundosej po në të njëjtën datë, në përshkimin e saj të parë, duke korrur qindra viktima me përjashtim të një pakice, të cilëve i ishin caktuar barkat e shpëtimit. Historia është mjaft më apsurde nga sa mund të mendohet, pasi nëse për shumë kohë është folur për një mashtrim të vërtetë ndaj kompanive siguruese të vënë nën dispozicionin e ndërtuesve të Titanikut, sot mund të themi se kjo katastrofë gërshetohet me segretin e Federal Reserve. Titaniku duhej fundosur pasi me të do shkonte drejt thellësive edhe segreti i Federal Reserve e ato që do ishin munduar të ndalonin që Bankierët të bashkoheshin për t'a përvetësuar sistemin monetar e t'i nënshtronin Shtetet nacionale.


Le të bëjmë ca hapa pas, e të kthehemi në 1910, kur shtatë burra, Bankierët më të fuqishëm të botës, u takuan në Ishullin e Jekyll për të projektuar kushtetutën e Federal Reserve Bank. Nelson Aldrich e Frank Valderclip përfaqësonin perandorinë financiare të Rockefeller, Enric Davidson, Charles Norton e Benjamin Strong përfaqësonin J.P. Morgan, Paul Warberg përfaqësonte Rothschilds, dinastinë Teknike bankare të Europës, që ishin edhe agjentët teknikë bankarë të Vatikanit përsa dhe administronin pasurinë e Kishës Katolike. Morgan, Rothschilds dhe Rockefeller ishin familje konkurrente mes tyre por u akorduan për të ndërtuar trustin teknik bankar e kombëtar i përcaktuar Sistemi i Federal Reserve, joshën me mjaft lehtësi e me para të kollajshme burrat që ishin në qeveri në atë kohë. Në fakt donin të krijonin një trust mbi emetimin e monedhës, si letra me vlerë të lëshuara para depozitimit të arit e argjentit, si shtesë për t'i zgjeruar rezervat e arit kombëtar atë që bënin tashmë privatisht si bankierë e financues të kompanive të mëdha industriale. Në vazhdim do hynin nën poses të këtyre depozitave duke anulluar konvertueshmërinë e duke vendosur në qarkullim një monedhë që do kishte një rezervë reale në bazë.
Deri në 1912 egzistonin "dollarët ar" e "dollarët argjend" (shikoni foton), valuta e një Dollari Argjendi jepte të drejtën e shpërblimit duke depozituar një oncë argjend pranë Thesarit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa "Dhjetë Dollarët" e Artë, gjysëm oncë metali të verdhë.

Në fund të 1913 qeveria e Shteteve të Bashkuara vendosi dekretin me të cilin u zyrtarizua Akti i themelimit për Federal Reserve, duke ia hequr Thesarit të Shteteve të Bashkuara pushtetin për të publikuar monedha për t'ia dhënë bankave private që i kishin dhënë jetë, në 1910, duke i përmbledhur në një Bankë Qëndrore. Në 1914, Banka e Londrës eleminoi konvertueshmërinë e valutave me ar pasi Britania e Madhe mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, me nxitjen politike të Rothschilds.Mes shtatë Bankierëve të bashkuar në ishullin e Jekyll, tre mes më të fuqishmëve ishin kundra themelimit të një trusti që do çonte në eleminimin e sistemit monetar të bazuar tek konvertueshmëria, ndërsa ato donin t'a ruanin një sistem monetar fleksibël, që do kishte dhënë jetë një monedhe kredie nga Shteti. Benjamin Guggenheim, Isa Strauss e John Jacob Astor ishin padyshim më të pasurit e botës e donin t'a përdornin pasurinë e pushtetin e tyre për t'iu kundërvënë Luftës së Parë botërore. Bankirët pra, për të realizuar Federal Reserve e pastaj për të luftuar një luftë botërore për t'i zhytur në borxhe Shtetet e për t'a përvetësuar pasurinë e tyre, duhet t'a eleminonin këtë pengesë të pakapërcyeshme e për t'a bërë iu është dashur mbase të përdorin një nga mjetet më apsurde të shpikura nga njeriu.Guggenheim, Strauss e Astor ishin në fakt udhëtarët më të famshëm të Titanikut, anija që po ndërtonte White Star Lines, në një kantier detar të Belfast-it, e pastaj e mori Morgan që urdhëroi ndërtimin e një pallati luksoz pluskues e jo të një transatlantiku të thjeshtë. Kapiteni i Titanikut ishte Edward Smith, që mëngjesin e nisjes së anijes, mori urdhër t'a fundoste Titanikun, t'i zvarriste drejt thellësive që të gjithë e për të fshehur çdo provë. Kapiteni Smith kishte përshkuar ujrat e Atlantikut të Veriut për më shumë se 26 vite, ishte kapiteni më eksperti në botë për lundrimin e atyre ujrave polare, por gjatë lundrimit arriti një shpejtësi lundrimi prej 22 nyjesh, e duke qënë në mes të mjegullës transatlantiku u përplas me një ajsberg të stërmadh. Qëllimisht anija u pajis me pak barka shpëtimi, pikërisht për të shpëtuar pak njerëz, e për t'i lënë në mëshirë të fatit njerëzit e varfër. E bashkë me qindra njerëz të vafër humbën jetën edhe burrat më të pasur të botës, e kështu u zhdukën të gjitha shpresat për bojkotimin e Federal Reserve.
Qe ironia e fatit, Titaniku, ruan akoma thesarin e madh të dollarëve në argjend e në ar, që nuk ishin monedha debie por prova e një marrëveshje të drejtë mes palëve që ishin të barabarta, një premtimi solemn i emetuesit që, me paraqitjen e kësaj fature rimbursonte një shumë të barabartë me metalin e çmuar, si virtyti i një praktike financiare etike e transparente nga Banka e nga Qeveria. Në 14 Prillin e 1912 Titaniku u shkapet me një ajsberg, e në dhjetorin e 1913, Sistemi i Federal Reserve u themelua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara si një sistem monetar zyrtar. Në historinë që ju përshkruam mund të lexoni çfarë është e ardhmja jonë, pasi 11 Shtatori është Titaniku ynë, është ngjarja jonë traumatike që do çojë në ndryshimin e sistemit ekonomik. E vërteta sidoqoftë është fshehur e pastaj është kthyer në trajtë romani në një delir dashurie e skenografie, për të ndaluar zhdoganimin e saj, që të rivihet në diskutim para opinionit publik. Ne kujtojmë përgjithmonë një film, një libër e aktorë, nuk do arrijmë më t'a lexojmë misterin e luftrave e segretin e shkencës së sistemit, të konceptit tonë të jetës. Për këtë arsye, pavarësisht nga kritikat e shumta që na adresohen, e vazhdojmë në këtë kërkim të vërtetës, duke shpjeguar segretin e Federal Reserve.