<

16 prill 2007

Telenovela e Iranit dhe e Kosovës

Intervistë e Michele Altamura

Një analizë e ngjarjeve të Gjirit e Kosovës në fjalët e Michele Altamura, themelues i Ojq-së Etleboro, në Republikën Srpska. Shenja të vagëta ndryshimi shkelen e asgjësohen nga propaganda që merr dhenë, e që kthen politikën e jashtme në një teatro të vërtetë.

Pyetje: Çfarë mendoni në atë çfarë ndodhi në Iran?
Përgjigje: Ajo vënie në skenë nga Irani është pa dyshim një teatro, iranianët janë mjeshtra, por edhe një falimentim për të gjithë, pasi secili nga ne është i përqëndruar mbi ato 15 aktorë, që mbase do bëhen heronj lufte, do marrin promocionin e tyre e dikush do shkruajë një libër, duke u bërë pastaj personazh e një filmi. E gjitha është mjaft apsurde pasi anglezët e kanë lejuar arrestimin, për të ngritur situatën e rrezikut, e për inat të Rusisë, të lidhë raporte direkte me Teheranin. Iranianët nga ana e tyre janë mjaft të papërgjegjshëm e palaço për t'a luajtur rolin, e të vendosin me një akt vetëvrasës kompromentimin e sigurisë së mbarë një kombi. E kanë bërë tërë këtë për të krijuar një efekt mediatik, dhe është më mirë të lihet mënjanë Irani pasi është një shtet vetëvrasës, klasa e tij potike ka mbaruar tashmë e po luan çdo gjë për çdo gjë, për të fituar kohë e për të bëjë viktimën në gjirin e lidhjes arabe, duke u caktuar si paladini i drejtësisë. Por në fund ka bërë bërë figurë të keqe pasi ka vendosur të trajtojë me anglezët.

Pyetje: Pra si duhet interpretuar ky dorëzim kaq imediat?
Përgjigje: Çfarë kemi të re është se marrëdhëniet mes Amerikës e Anglisë ka ndryshuar, lufta nuk është këtu apo në Iran por në disa këshille administrative, dhe e gjithë kjo demagogji është mbase dhe një mënyrë për të fshehur një falimentim. Ka mundësi që dhe Irani të rrëzohet vetë, pasi bota arabe nuk janë dakord me asnjëri, e nëse vërtetë perëndimi do t'i bëjë luftë terrorizmit atëherë duhet të shkojë në Dubaj. Vetëm se atje do rrezikonin të kompromentoheshin personalisht, e t'i zbulonin të gjitha segretet e tyre të vogla. Por kur Anglia ulet, duke lënë të sekuestruar një diplomatik në Irak, do të thotë se tërë politika e tyre e fakti se thonin se nuk trajtonin me terroristët ka mbaruar. Unë besoj se tani anglezët kanë rënë dakord me Rusinë, që do marrë rolin e referueses brenda botës arabe, duke u munduar t'i ftohë raportet me Shtetet e Bashkuara, që janë me të vërtetë në zgrip të një krize.

Pyetje: Cili mund të jetë shkaku?
Përgjigje: Tashmë të gjitha Shtetet mundohen si e si t'a shtyejnë e nuk duhet të çuditemi më nga propaganda e dizinformacioni, apo nëse ngjarjet dredhojnë nga kriza fallso apo alarme të pajustikueshme: jetojmë në një teatër, vetëm se ne paguajmë një biletë shumë të shtrenjtë, jemi vetëm spektatorë, madje dhe mjaft të këqinj pasi nuk e kuptojmë mirë ku mbaron shtirja e fillon e vërteta.
Pyetje: Çfarë po ndodh sot në Kosovë ndërsa të gjithë shohin luftën?
Përgjigje: Mbi çështjen e Kosovës nuk ka fjalë, besoj se edhe ato nuk e dinë çfarë po bëjnë, pasi Serbia nuk do pranojë kurrë një kompromis, e nëse Kosova do marrë këtë nënlloj pavarësie të kontrolluar, do jetë për t'i dhënë kosovarëve një etni Shqiptare në mënyrë që të ndjekin politikën e tyre. Nga ana tjetër vendi do jetë gjithmonë i paqeverisshëm dhe e gjitha kjo nuk ka më kuptim, e as kosovarët nuk besojnë më në asgjë, edhe pse Kosova do jetë e pavarur sigurisht nuk do jetë e lire. Nga Sarajeva janë nisur për në Kosovë myslimanë ndërsa qindra funksionarë e ushtarë transferohen për të administruar e kontrolluar një situatë të mundshme kaosi e incidentesh mes etnive të ndryshme.

Pyetje: Si do lëvizë Rusia?
Përgjigje: Rusia, ka një detyrë mjaft delikate, por nuk duhet të harrojmë se është një vend i madh, që po luan shah, e duhet të zgjedhë mes partnerëve të punës e atyre të politikës. E vetmja gjë që mund të thonë është se janë larguar nga Afganistani shumë kohë më parë, pastaj ne kemi shkuar sërish me armët e paqes.

Pyetje: Çfarë i leverdis më shumë Rusisë: të trajtojë me Perëndimin apo të ndërtojë zonën e saj të influencës?
Përgjigje: Besoj se sot po rivendosen kufinj të padukshëm, që nuk janë më tokë por quhen zona influence e në botë janë afërsisht 13. Sot Rusia ka nevojë për klientë europianë, ka ofertën e kërkesën, do fitojë zoti i parasë, paratë kanë ndrequr çdo gjë e kënaqur gjithmonë të gjithë.

Pyetje: Përse vota e Parlamentit Europian parapriu Okb-në?
Përgjigje: Sot ka filluar të merret në konsideratë BE si një entitet politik, edhe pse s` e ka një kushtetutë, dhe është e çuditshme që nuk kanë qënë Komisionet ato që kanë votuar duke qënë se ato që vendosin çdo direktivë, pavarësisht se janë funksionarë të emëruar dhe jo të zgjedhur, nuk e dimë kush i zgjedh këto anëtarë e nuk dihet as se kush janë, dhe kjo është një çmenduri. Është e qartë se duan t`a mbyllin Okb, aq sa e vërtetë është se këto gjëra nuk i keni dëgjuar asnjëherë nëpër media, pasi mediat italiane janë të parët kriminelë, gjithmonë kanë treguar të vërtetat e tyre personale, e do vazhdojnë t`a bëjnë.

Pyetje: Përse kaq shumë dizinformacion në Itali mbi çështjen e Ballkanit?
Përgjigje: Italia nuk është kurrë e qartë në politikën e saj të jashtme, mbase nuk e ka një të saktësuar e të përcaktuar mirë, jemi një popull që na duan por dhe na përqeshin, nuk jemi të armatosur mjaftueshëm për politikën që pretendojmë t`i bëjmë ballë, pasi ata që janë sot në pushtet janë aq krimba, sa do ia mbathnin që me granatën e parë. Dizinformacioni është bërë pasi janë kroatë ato që administrojnë sitet serbe, dhe burimet e informacionit transmetojnë në mënyrë që të jetë e kundërta e çdo gjëje, falë mirëqënies së kësaj shoqate ndërkombëtare.

Pyetje: Skandalet e arrestimet në Itali duken si pjesë e një regjie. A janë të lidhura me atë çfarë po ndodh në Ballkan?
Përgjigje: Në Ballkan priten të vijnë miliona euro e këto arrestime nuk janë tjetër veçse një efekt anësor, një masë paraprake. Kanë arrestuar një grup funksionarësh italianë të Komisionit Europian, jo sepse ishin kriminelë të tmerrshëm, por sepse janë të shkrishëm, e pasi njerëzve u pëlqejn t`a bëjnë këtë punë si krimba e si tradhëtarë: kjo është politika jonë e jashtme.

Pyetje: A do e ndryshojë fatura energjitike politikën e jashtme të Italisë? Përgjigje: Kanë kaluar tashmë 50 vjet që dëgjojmë "për të mirën e vendit", dhe vërtetë nuk e di çfarë mund të ndodhë akoma, pasi duke krijuar alarmime e kriza falso e kanë ruajtur qetësinë e njerëzve, por është një situatë e paqëndrueshme që nuk shërohet kollaj. Në Francë ashtu si në Itali, për një biletë të papaguar u krijua një kacafytje pa fund brenda stacionit. Dobësia e përditshme po merr dhenë.

Pyetje: Çfarë parandjen në këtë klimë Etleboro në zemrën e një komuniteti serb në Bosnje, që edhe ai kërkon pavarësinë e vet?
Përgjigje: Etleboro është një Ojq që e ka ndërtuar me kujdes rrjetën e vet një vend, që është simboli i padrejtësisë, e mbase askush në Itali mund t'a kuptojë çfarë ndjen ky popull i poshtëruar. Organizata jonë e ka mbështetur gjithmonë politikën e pavarësisë, dhe e jemi deklaruar haptas, kundra këtyre proçeseve të padrejta, kundra këtij fallsiteti. Një ditë do mbërrijë fatura, e dikujt do i duhet të paguajë. Unë nuk jam i huaj në Banja Luka.

Pyetje:Nëse trupat e Nato do rinisin të gjëmojnë, sërish do të përfundohet në një rreth feskeq korrupsioni e plaçkitje?
Përgjigje: Nuk besoj, pasi diçka po ndryshon, skemat e vjetra nuk funksionojnë më, çdo ditë ngjarjet ndryshojnë, virtualizimi i kompiuterave po e transformon ekonominë tonë. Nuk do kishim as kohë të qëllonim pasi vende me një informatizim të pamjaftueshëm e të tuteluar mund të fundosen vetë, pa shkrehur as një të shtënë. Por populli do spektakël, demagogji, histori për episodet e të cilave lojrat e luftës janë të nevojshme.

Pyetje: Çfarë po bën Etleboro për Rep. Srpska e çfarë mund të bëjë edhe për Italinë?
Përgjigje: Etleboro kërkon mbrojtjen e ndërmarrjeve, duke përdorur kokën e jo këmbët, lexojmë dokumentat më të rëndësishëm të publikuara nga FMN, për t'u tuteluar e për t'i paraprirë kohës, duke u munduar të shpjegojmë se një ekonomi pa u informatizuar nuk ka të ardhme. Në këto orë të vona pranë popullit serb të Kosovës me të cilët jemi në lidhje 24/24 duke i bërë me dije se nuk janë të harruar, pasi këtu njerëzit vdesin urie, pasi janë të braktisur, dhe ja pse jemi duke u vënë në lëvizje për t'u dërguar jetë, mjete, e instrumenta për të mos braktisur kush na ndihmoi në të kaluarën. Ne nuk mund të luftojmë, e të bëjmë diskutime prej mëndimtarësh, pasi ndërmarrjet janë në zemër të shoqërisë sonë, e nëse janë të detyruara të emigrojnë, kjo sepse po vdesin. Kemi shumë të anëtaësuar në Itali, mjaft të rinj e sipërmarrës të rinj, shumë nga të cilët tashmë vijnë e na takojnë. Nuk mundemi e nuk duhet t'i mbyllim sytë, ja përse fjalët nuk na nevojiten, por po ndërtojmë, e po luftojmë në çdo forum, pasi ne besojmë në idetë tona, që janë sakrifica e njerëzve që pas vitesh ka sakrifikuar jetën e vet. Së shpejti do lançojmë projektin e ri të Etleboro-s që, pas fazës së parë të eksperimentimit mund të zhvillohet gjërësisht.

Pyetje: Dëshironi të shtoni diçka?
Përgjigje: Kur dikush do të bëjë diçka zgjat dorën por ndotet e përbaltet, ndërsa për të mbrojtur një mori interesash e yjësinë e lobeve nevojiten duar të përbaltura.