<

03 prill 2007

Rreziku i sulmit ndaj Iranit ndërsa fshehet Kosova

Nëse Okb-ja nuk mundi t'a shprehë pëlqimin e saj për problematikën e interpellancës së pesëmbëdhjetë marinarëve britanikë të arrestuar në Iran, Bashkimi Europian është shprehur mjaft qartë e drejtë mbi detyrimin e kryesisë së Iranit për të liruar marinarët. Të 27 ministrat e punëve të jashtme janë bashkuar në Brema, kanë dhënë deklaratën e tyre të solidarietetit për Britaninë e Madhe duke gjykuar se ushtarët britanikë janë arrestuar në ujrat irakene, dhe jo iraniane siç deklaron Teherani. Dhe ja një tjetër vendim i Bashkimit Europian që paraprin në njëfarë mënyre gjykimin e Okb-së, duke u shprehur pikërisht si një entitet politik pavarësisht se nuk mund t'a ketë këtë kualifikim, pasi disa nga Shtetet pjestare të Bashkimit e kanë hedhur poshtë projektin e Kushtetutës Europiane. Qeveria iraniane "proteston ngultas ndaj këtij akti ilegal", duke nënvizuar "përgjegjësinë e qeverisë britanike si dhe pasojat e këtyre shkeljeve". Ka shumë mundësi që arrestimi i ushtarëve britanikë të ketë qnëë në një farë kuptimi i provokuar, për të futur në kurth Teheranin që, duke parë Marinsat Britanikë tek shkelin ujrat territoriale, nuk do pritnin një depërtim nga jashtë e për tillë arsye do i arrestonte menjëherë ushtarët, duke mos patur tjetër zgjidhje. Marines me siguri janë futur në një zonë mjaft të kontrolluar nga satelitë e radar, për të provokuar reagimin e Teheranit e për t'a detyruar t'i arrestojë. Rrëmbimi i ushtarëve britanikë u transformua kështu në një fenomen mediatik i ushqyer nga njëra anë, nga vetë rregjimi iranian që kërkon nxjerrë kushtet më të mira pranë Okb-së, e nga ana tjetër mediat perëndimore që skandalizohen deri në atë pikë sa të kërcënojnë me një ndërhyrje të armatosur nëse nuk do lëshohen menjëherë e pa kushte. Për interesat që përqëndron në territorin e tij, e ndaj Shteteve të Lindjes së Mesme, Irani nuk mund të përfundojë nën kontrollin e Amerikës, duhet t'a ruajë pavarësinë e tij për të mos i bërë dëm edhe vetë ekuilibrit botërorë. Për Rusinë, Irani paraqet një burim pushteti sesa burimesh natyrore, përsa hyn gjithnjë e më tepër në projektet e saja ndërtimi i një Burse nafte e Bankën që si kundërvlerë kryesore ka gazin. Për të tillë arsye Rusia nuk do qëndrojë në vend duke shikuar tek avancojnë brenda gjirit nëndetëset e anijet e luftës britanike, ndërsa Amerikanët kanë nën dispozicion një arsenal luftimi pak milje nga bregu iranian që mund të përballojë një luftë shumë mujore.
Operacionet e lëvizjet e ushtrive tashmë në lëvizje mundësojnë përgatitjen e një ndërhyrjeje ushtarake që ka forca të limituara por që është në gjendje të shkatërrojë një Shtet e t'i kompromentojë infrastrukturat në mënyrë të pandreqshme, për të përfunduar pastaj në rraskapitjen e popullatës me embargon bankare që nuk lejon të shiten në treg burimet vetjake për të marrë burime të tjera në këmbim. Presim të asistojmë, në rast sulmi, në një luftë mjaft të ngjashme me atë të Libanit, që shkatërroi Vendin por nuk pushtoi si Iraku, nuk kërkoi ndërhyrjen e ushtrive, por garantoi dobësimin e popullit Libanez që i është dashur t'a pranojë, duke mos patur tjetër alternativë, ofertën e rindërtimit nga ana Komunitetit Ndërkombëtar. Atëherë, në fakt, u goditën infrastrukturat, portet e strukturat për depozitimin e naftës, e gjitha kjo pa u çarë rrugët e Libanit nga tankset e ushtrive. Amerika nuk mund të hyjë në Iran, nuk ka forca të mjaftueshme ushtarake të shkel mbi një territor kaq të gjërë e të ashpër siç është ai Iranian, por mund t'a godasë në pikat e tija më vitale për t'a dërrmuar, më shumë nga çfarë është tashmë. Ekziston tashmë një rrezik për Iranin, siç është denoncuar haptazi nga qeveria e Teheranit që ka akuzuar AEIA-n që lejuar vazhdimisht lëshimin e informacioneve të rezervuara mbi sistemet e bërthamores, duke vënë kështu në rrezik sigurinë e vendit. Irani për këtë i druhet një sulmi nga ana e Izraelit apo Amerikës, dhe i refuzon presionet e Okb-së për hapje të mëtejshme të qendrave nga inspektorët e telekamerave të drejtuara ndaj monitorimi kostant të aktiviteteve për pasurimin e uranit në vendndodhjet e nëndheshme të Natanzit. Bëhet fjalë për impiante të pavëna akoma në punë, megjithatë shqyrtimet fotografike konsiderohen vendimtare për ekspertët e AEIA, por nga Teherani shihen si një abuzim i vërtetë pasi kjo do përfaqësonte një atentat të vërtetë ndaj sigurisë kombëtare. Vetë Rusia, që ka furnizuar me teknologjinë e nevojshme, nuk do e shihte si mjaft të favorshme këtë vendim, pavarësisht se do merrte masa paraprake për të evituar arratisjen e informacioneve që përbëjnë sekrete ushtarake apo të sigurisë kombëtare. Momentalisht burime zyrtare ruse pohojnë se janë në zhvillim në Detin e Japonisë manovra nga flota detare ruse, që ka kryqëzorë raketash nëndetare e strategjike, me reaktorë bërthamorë e nëndetarë, aeroplanmbajtëse për sulme bregdetare, aeroplanmbajtëse të pajisura më një flotë aeroplanësh, që mund t'u referohet trupave tokësore. Veçanërisht, janë në zhvillim stërvitje për kërkimin e shkatërrimin e nëndetëseve.
Megjithatë, manovrat e flotës detare, me ç'duket nuk është e vetmja kundërmasë e ndërmarrë nga Rusia, pasi Këshilli i Federatës (Dhoma më e lartë e parlamentit rus), ka propozuar ngritjen e postit presidencial në 5 apo 7 vite, e mundësinë për t'u kandiduar tre herw si Kryetar Shteti (për të qeverisur). Një reformë kushtetuese kjo në çdo gjë e për çdo gjë ad hoc për t'i lejuar Putinit të mbajë pushtetin për shtatë vite të tjera, mbase për t'i dhënë mundësi për të kompletuar planin e tij që t'i kthejë Rusisë rolin e forcës në skenarin botëror, si pikë referimi të një zone të gjërë influence. Tensioni që po krijon në Iran s'do bëjë tjetër veçse të sjellë pasoja të mëtejshme mbi pjesën tjetër të botës, pasi për të shëndoshur plagë të thella do nevojitet krijimi i një kundragoditje që t'a hequr vëmendjen nga Lindja e Mesme, apo të krijojë një shkak të vërtetë e të nevojshëm për të shpallur luftë. Rrëmbimi i 15 ushtarëve nuk mund t'a justikojë një luftë, ndërsa një atentat, ndoshta në Vendet europiane që zotërojnë bërthamoren, do shërbente si alibi ideale për Amerikën të sulmojë Iranin. Një tjetër shpresë për të zgjidhur situatën vend-numëro është shpërthimi i krizës në Kosovë, që prej kohësh është zgjuar e ushqyer nga vendimi i Parlamentit europian, do shërbejë si teatër për përleshjet vetëm për të krijuar kaos e konfuzion tek personat, për të lejuar një kontroll optimal të pipelines e gazjellësve që kanë dalje në Mesdhe. Në fakt, ndërsa Kosova lufton gjithnjë e më tepër për pavarësinë e saj, Egl shpall kompletimin e inxhinjerisë bazë për gazsjellësin transatlantik (Tap), për të lidhur Italinë me Shqipërinë e me Greqinë, ku, nga korriku do fillojë të vijë gazi nga Azerbaixhani përmes Turqisë. Për të tillë arsye kanë vënë një heshtje të madhe mbi krizën në Kosovë, në pritje të një ngjarje të madhe për t'a bërë ndërhyrjen ushtarake të nevojshme, para se të skadojnë ditët e mandatit të Blair. Mungojnë pak më shumë se 40 ditë që të përfundojë mandati i Blair, e kështu Londra përkujdeset në zgjidhjen e këtij problemi.