Raporti 41: revolucioni shkencor i harruar nga Italia


Çfarë mund t'a ketë ndezur indiferencën e refuzimin e atij projekti mundemi vetëm t'a dyshojmë, duke qënë se të shumta kanë qënë pengesat e kufinjtë për t'u kapërcyer. Sidoqoftë është e çuditshme që kjo ndalje ka ndodhur pikërisht në momentin kur ishin arritur rezultatet e para kontrete: deri tani është vërtetuar se ky sistem në kushte të duhura arrin të prodhojë - përveç fuqisë futur - nga 10% në mijëra herë më shumë nga fuqia në hyrje. Për më shumë në eksperimentet e shkrirjes së ftohtë është dalluar një transformim i elementeve, janë shfaqur atome që nuk ishin të pranishëm para fillimit të eksperimenteve. Sidoqoftë kishte ardhur çasti të investoheshin burime të lartë e prej së vërteti në atë eksperiment të vogël për të përftuar rezultate të perceptueshme edhe për shoqërinë, për të thënë se kjo është një formë energjie në të gjitha efektet. Në 2004 Ministri i Aktiviteteve Prodhuese, thërret Kryesinë e degës Shkrirja e ENEA-s, pasi ka lëxuar “raportin41” kërkoi rifillimin e kërkimeve duke dhënë një financim për të çuar përpara projektin, sidoqoftë për t'i besuar një tjetër grupi pune, i koordinuar nga Vittorio Violante dhe i lidhur me grupe kërkimesh në Japoni e në Amerikë. Enea ka reaguar pa dyshim për të mbrojtur pjesën e vetë interesave të saja, për të evituar korrjen e një falimentimi në nivel ndërkombëtar si pasojë e një projekti që kërkonte shumë vite për të dhënë frytet e tija pavarësisht mjetet modeste të përdorura për të vazhduar kërkimin. Megjithatë, të braktiset kështu shkrirja e ftohtë, e humbur mes faqeve të internetit dhe një ekskluzivitet për mediat e niveleve më të larta apo mes masës është një krim i vërtetë kundra Njerëzimit, pasi do të thotë të fshish vite të tëra studimesh e kërkimesh.

Gazetat vazhdojnë dhënien e kronikave apo të luftrave për naftën, e nuk duan t'ia japin një shpresë personave, nuk duan që njerëzit t'a marrin vesht se ka një zgjidhje për këtë, e se duhet vetëm të rezistojme e të luftojmë çdo ditë deri sa të ndryshojë mënyra jonë e jetesës e i të menduarit. Sot egoizmi na shkatërron e nuk na lejon të kuptojmë ardhjen e një revolucioni të vërtetë energjitik, por edhe të pasojave të tmerrshme që do sjellë me vete nëse nuk jemi të përgatitur për t'u përshtatur me ndikim e erës së re. Italia padyshim kishte në dorë një projekt të madh, por sa keq që mungesa e eksperiencës burracëria ka parapëlqyer të qëndrojë në bisht të situatës duke ua lënë të tjerëve rrezikun e eksperimentimit e falimentimit të kërkimeve. Shkrirja e ftohtë tani është në laboratoret e multinacionaleve më të mëdha, të shoqërive private e të CNR-ve(qëndrave kombetare për kërkimin) të shumë shteteve, por secila nga këto e ruan me xhelozi segretin e kërkimeve të veta pasi përfaqëson armën e së ardhmes. Meqë ne kemi qënë gjithmonë në luftë, kemi një sistem ekonomik që nuk përputhet me qytetërimin njerëzor por bazohet mbi kontrollin e skllavërinë, dhe ja pse paratë e nafta janë zoti që është përtej njeriut, siç e paraqet një dollar i thjeshtë. Edhe pse pranojmë se sot mund të gjejmë një energji të re, çfarë mund të ndodhë? Sistemi nuk do ndryshojë nga sot nesër, e kur do e bëjë do ketë viktima të panumërta, një masakër e provokuar nga luftrat e patologjitë që do krijohen për të ndryshuar një stil jetese. Para se kjo energji e re të hidhet në treg, do kalojnë 15 vite, e ndërkohë lufta për kontrollin e gazit e bërthamores do na çojë drejt luftës së përjetshme. Ne provojmë të japim disa shpjegime mbi fshehjen e shkrirjes së ftohtë, por është të lehtë të pranohen, përsa përgjigjia ndodhet në sistemin tonë ekonomik, e nëse disa persona heshtin para këtyre pyetjeve kjo ndodh sepse nuk kanë ndërmend të japin shumë shpjegime e atëherë nuk përgjigjen. Nëse Enea ka vendosur t'a ndërprejë projektin për t'a rimarrë pastaj nën një tjetër petk kjo sepse ndjek ligjet ekonomike të bazuara mbi sistemin e petrol-dollarit, dhe është e detyruar t'a bëjë meqë tani nuk arrin të dalë më në krye. Për t'a pranuar shkrirjen e ftohtë duhet të jemi në gjendje ta pranojmë idenë që nevojitet për t'i rishikuar disa teori të brohoritura njëzëri nga ekspertë si të gabuara, që energjia mund të rritet në infinit, që është e shpërqëndruar e duhet shpërndarë në mënyrë të barabartë. Mjaft herë të tjera do kemi përshtypjen se kuptojmë se çfarë po ndodh mes sferave të larta, por pastaj do e kuptojmë se po manipulohemi e se ato ia arritur qëllimin e tyre. Informojmë personat për zbulimin e shkrirjes, por i themi atyre se duhet të bëjnë sakrifica për ta marrë atë, duhet të ndryshojnë veteveten e mos të bëjnë me faj të tjerët nga jashtë për problemet e për të keqen që ekziston në secilin nga ne.