Liberalizimi i pagesave dhe fajdeja e re

Në këtë optikë sigurisht marrin formë bashkëpunimet që janë krijuar e që duket sikur diktohen nga nevojat tregtare: Coop-et kanë lidhur një marrëveshje të rëndësishme me Tim, ashtu siç Posta po shtron negociata me Vodafon për t'u bërë administrues i telefonisë, e Carrefour që ka ndërtuar me Vodafone një bashkëpunim për virtualizimin e furnizimeve komerciale. Posta, në veçanti, mbështeten tek mikropagat, për të krijuar bankën e parë në celular për të administruar në lëvizje llogarinë vetjake, ndërsa Coop, Auchan, Conad e Carrefour po studiojnë një sistem për të kryer pazarin nëpërmjet celularit, veprime klientash të përhershëm e të përbashkëtin, reklamuese e çmimesh. Duke konsideruar në fakt se hyrja e pashmangshme e chip-it RFID brenda etiketave të produkteve të konsumit, shoqëritë e telefonisë, bankat e vetë multinacionalet mund të njihen me blerjet e zakonet e personeve, duke krijuar një bazë të dhënash mbi stilin e jetesës e mënyrat e konsumit që mund të vendosin një kontroll apsolut mbi nevojat e shoqërisë. Funksioni i kodit me vija, përsoset më tej duke qënë se chip-i mund të përmbajë një numër më të madh informacionesh, si për mënyrën e konsumit të produktit, ashtu dhe për ato të pagesës: e gjitha kjo në duart e kolosëve të ekonomisë së çnjerëzuar e të globalizuar.Qëllimi do jetë ai i krijimit të rrjeteve të integruara brenda shoqërive të telekomunikacionit, bankave e supermerkateve, do ndërtojnë një qark në të cilin do qarkullojë monedha tërësisht elektronike, që do zotërojë kredinë e konsumit e shkëmbime të vogla paraje. Me ndërfutjen e këtij sistemi kaq afër nevojave të përditshme, do tërhiqen sasi të stërmëdha paraje, për t'u zëvendësuar me paranë fleksibël e gjithmonë të disponushme elektronike. Nëse për shoqatat e konsumatorëve kjo përfaqëson një fitore, në realitet nuk është tjetër veçse një mashtrim i madh, duke qënë se zvoglon rentën bankare, por që rrit deri në kulm varësinë ndaj monedhës elektronike të adebituar. Njerëzit do jenë si të droguar nga mundësia e lirë për të pasur kartë krediti në pak minuta, një financim, një llogari bankare, e nuk do e kuptojë se është futur në borxhe, më dyfish taksë interesi, për të bërë pazarin, për të ngrënë. 
Asnjë e mirë konsumi, asnjë hua, nuk do pagohet më me para në dorë por vetëm përmes instrumentave të pagimit që supermerkati do studiojë për "klientat" e tij, përsa përdorimi i parasë në dorë do bëhet e pamundur. Të përfytyrojmë se liberalizimi i sektorit të pagesave do të thotë eleminimi i përqindjes (fajdes) bankare, do të thotë bërja e një gabimi të madh, pasi do ia beh fajdeja tjetër, ajo e çnjerëzimit të ekonomisë. Referuesit tanë do jenë shoqëri telekomunikacioni apo të e-money që përdorin proçedura burokratike të stërholluara e që nuk njihen nga personat, pasi nuk kanë një kod proçedure administrative, e kjo u lejon atyre të përdorin strategji e marifete që t'i tjetërsojnë personat e t'i shkurajnë protestat për gabimet e pësuara. Së fundmi kujtojmë, që ndërsa Komisioni Europian shpallte direktivën për liberalizimin e pagave, Instituti i Postave Franceze vendos t'i kushtojë një pjesë të fondeve kërkesave jetësore e nevojave të domosdoshme për personat që ndodhen në situata mjaft të pasigurta e të dëshpëruara. Kjo është përgjigja e detyrueshme e qeverisë ndaj një situate ekonomike në të cilën më të dobëtit, dora e dytë e shoqërisë, vdesin urie, në të cilën personat grumbullojnë 10 karta kredie e tentojnë vetëvrasjen pasi nuk kanë sesi të paguajnë. Shoqëria e debitorëve është ajo çfarë po përgatitet për ne, të nesermen e liberalizimit e futjes së një monedhe elektronike fajdeje, kur në fakt monedha në realitet nuk egziston, është vetëm një bit brenda një kompiuteri që ndodhet në kushedi çfarë parajse fiskale, larg botës sonë. Mund të krijohet e mund të shkatërrohet me një softëare, e ky është segreti, apo marifeti, që qëndron prapa liberalizimit të pagave.