<

11 prill 2007

Marifeti i Kyoto-s do krijojë një business për naftëtarët


Biznesi i madh i gazit me ç'duket nuk do ketë fund, e pas rënies e ngritjes së çmimeve për eksportimin e kjo falë luftës së negociatave, Gazpromi futet në tregun e çertifikatave të gjelbërta të Kyotos.
Grupi energjitik Gazprom, përmes ortakut të tij Gazprombank, ka mbyllur një joint venture të rëndësishme me bankën Dresdner për të investuar në projekte që japin kredi për emetimin si dhe kornizën e mekanizmave të parashikuar nga protokolli Kyoto e nga tregu europian i Emission Trading (ETS). Tregu i energjisë ashtu siç është përcaktuar do jetë vetë ai një treg financiar që do thith kapitale, spekullime e fitime në bazë të mekanizmave teknikë, siç mund të jetë tregu i emission trading. Në fakt, siç është vendosur nga direktiva për shkëmbimin e kuotave të emetimit të gazrave nga prishja e ozonit, që thith protokolli i Kyotos, një Vend i industrializuar ka mundësi t'ia shesë një të dyti të drejtat e emetimit të tepërt që kanë vijnë nga zvoglim i ndotjes përtej cakut të që është marrë zotimi për t'u realizuar. Kuotat që i kalojnë përqindjet e ndotjes së lejuar mund të negociojnë brenda një tregu prej së vërteti, e mund të blihen nga ato që kanë një defiçit ndotje. Këto mekanizma fleksibël të parashikuar nga Traktati i Kyotos, të pranuara në Kartën Europiane të Energjisë e programimit europian për energjinë, bazohen mbi teorinë sipas së cilës ndotja kompensohet në globalitetin e saj me një reduktim të emetimimeve nga një tjetër krahinë e botës, një parim ky që pasqyron teorinë e entropisë. E kështu falë të ashtuquajturit Joint implementation, që parashikojnë dhënien e kredisë për realizimin e një projekti nga ana e vendit "ndotës" në një vend tjetër, ndërtimi i një centrali bërthamor apo i një centrali gazi, mund të fitohen të tjera të drejta për të ndotur. Aktualisht Rusia e ka ratifikuar tekstin ndërkombëtar që në 2005, dhe është në gjendje t'u "shesë" grupeve perëndimore të drejta emetimi që korrispondojnë me investimet e realizuara mbi territorin e saj për të limituar prodhimin e gazit me efekt serre (globale), siç janë psh. Impiantet për shfrytëzimin e gazit. Rusia e ka përmirësuar efikasitetin e saj energjitik me 11% për një fitim prej 10 miliard dollarë, nga të cilët 2 miliard i shkojnë Gazprom falë përmirësimit të efikasitetit prodhues së impianteve të tija. Programi i investimit të Gazprom ka filluar tashmë, e mundësuar nga blerja e larmishme e ndërmarrjeve ruse për nxjerrjen e metanit, për të filluar pastaj me një plan shtrirjeje të impianteve e naftanxjerrësve prej 70 miliard dollarësh. Një pjesë e këtij buxheti shkon për Royal Ducht/Shell për blerjen e 50% të Sakhalin.2, projekti më i madh në botë për prodhimin e gazit të lëngët; një tjetër pjesë për ndërtimin e një gazsjellësi që lidh direkt Rusinë me Gjermaninë përveç shfytëzimit industrial të vendburimit të Shtokman-it. Do të jetë një makinë e vërtetë lufte ajo çfarë Gazpromi po ndërton, duke tërhequr kapitale nga të gjitha anët e botës e duke vënë në lëvizje Bankat më të rëndësishme të afarizmit. Mjafton të mendosh se 18% i tregut rus për aktivitetet e financimit të bashkimeve të shoqërive është në duart e Jp Morgan, e të tjerë do jenë të gatshëm për të investuar. Hilja që fshihet pas Tokyo është kuptuar në çast nga Gazprom që ka ditur menjëherë si të hyjë brenda mekanizmit e t'a nënshtrojë sipas qejfit, për të prodhuar biznese të tjera: spekullime mbi spekullime. Shembulli i Gazpromit përshtatet krejtësisht, e me një paradoks të madh, shpjegon sesi ky kuadër normativ i efikasitetit energjitik është studiuar pikërisht për të favorizuar, akoma dhe një herë, lobet e naftës. Kyoto, ashtu si Karta Europiane e Energjisë, nuk çojnë në zgjidhjen e problemit të gazit serrë e as në zhvillimin e shumë shpresuar të energjive alternative, pasi nuk kanë aftësi dobishmërie duke u krahasuar me ato çfarë mund të përfitohen me impiantet bërthamore apo të gazit. Këto të fundit, përveç se përfaqësojnë burimin e enrgjisë më fitimprurës për momentin, mundësojnë amortizimin e një pjese të kostove pikërisht në bazë të këtyre mekanizmave për kompensimin e ndotjes.
Përcaktimi bazë që i është dhënë sistemit energjitik është pa dyshim tërësisht i gabuar, pasi nuk ka në bazë një koncept ambientalist apo shkencor, por tipik ekonomik e spekullativ, pasi ndjek po të njëjtat parime që rregullojnë tregun e kompromiseve të pasurisë së luajtshme. Hap në fakt një treg investimi për vetë shoqëritë e mëdha të naftës, që do nxiten më shumë në përmirësimin e shtrirjen e impianteve të tyre prodhuese, apo për zhvillimin e energjisë bërthamore, por jo për zhvillimin e teknologjive alternative që synojnë në ndryshimin e modeleve të konsumit e të kursimit energjitik.