<

02 maj 2007

Asnjë marrëveshje mbi Opec-in e gazit: transformizëm e përçarje

Doha e ka realizuar pas një pritje të gjatë bashkimin e katërmbëdhjetë vendeve prodhuese të gazit në botë për të diskutuar mbi krijimin e një trusti të gazit që të revolucionojë tregun e energjisë. Vendet eksportuese të gazit kanë vendosur që në fund të mbIedhjes Doha të përforcojnë kooperimin e tyre në zemër të strukturës informale që përbën FPEG-në, sidoqoftë po u shprhur mbi idenë e një trusti gazi mbi modelin e Opec. Theksohej si një ngjarje që do dekretonte themelimin formal të një impenjimi mes vendeve eksportuese të kontrollojnë bashkarisht çmimin e prodhimin e gazit, por doli se ishte një fazë e thjeshtë e një proçesi që nuk do mbërrijë kurrë deri në fund. Mes vendeve prodhuese të gazit ndjehet që përçarje e thellë në çasteve hezituese të Rusisë, që propozohet si Shtet koordinues i komitetit të studimeve të gazit, e kështu shtylla mbajtëse e organizatës për një trust të mundshëm. Ka shumë mundësi që mbledhja në Doha është ngarkuar me me shumë domethënie, e ka ngjallur polemika të shumta në gjirin e Europës e Amerikës që e shihnin si një atentat ndaj stabilitetit e sigurisë energjitike të Shteteve. Sidoqoftë shumë emfazë vinte nga propaganda e Iranit, që ka qënë Vendi promovues i iniciativës me Venezuelën, e i interesit që Rusia paraqitej pastaj si ndërmjetës kryesorë për vendet e treta.

Pjesa më e madhe e përbërësve të Forumit të vendeve eksportuese të gazit, Egjipti e Algjeria, kanë nënvizuar se ky projekt mund të realizohet vetëm pas shumë vitesh, duke patur parasysh funksionimin e veçantë të tregut të gazit.Nga ana tjetër Agjentina, Bolivia, Venezuela kanë themeluar një grup të ngjashëm me OPEC, Organizata e vendeve të Amerikës Latine prodhues dhe eksportues të gazit, që merret me politikën tarifuese, e pra të një farë kuptimi janë pjesërisht të pavarur e nxitës për një treg gazi që të jetë pala kundërshtuese e Amerikës. Ministri iranian i Naftës, Kazem Vaziri Hamaneh, ka nënvizuar se propozimi i kartelit të Gazit është një ide e shkëlqyer, por nevojiten akoma shumë vite pune e organizimi. Kjo deklaratë e fundit duket më e çuditshmja, duke konsideruar se një vit më parë qe pikërisht Irani ai që e çoi përpara këtë iniciativë, bashkë me krijimin e një burse të mundshme nafte iraniane të bazuar mbi petrol-euron. Sot Irani tenton çdo gjë e për çdo gjë mbi bërthamoren e duket se po e lë mënjanë idenë e krijimit të një trusti gazi që ka Rusinë si entitet koordinues e qëndër të një organizmi të tillë. Pas krizës së Golfit të këtyre ditëve të fundit, vazhdojnë kërkesat e Iranit për të drejtën e prodhimit të bërthamores, që mbase ka vendosur të përparojë vetëm, të organizojë në mënyrë të pavarur e autonome politikën e tij energjitike e të jashtme, e për të bërë këtë duket se ka lidhur marrëdhënie me tendenca drejt alleancës atlantike, më tepër se asaj ruse. Qatari, nga ana e tij, deklaron nevojshmërinë e përforcimit të kooperimit e koordinimit mes vendeve eksportuese, por ndërhyn edhe për një kooperim më të lartë me vendet konsumatore për të garantuar stabilitetin e tregut botërorë. Por nervi i luftës së gazit mund të luhet pikërisht duke u bazuar mbi këtë, pasi Qatari po i mbështet shtrirjen e dy bazave amerikane, e po mundohet t'a shmangë çdo ballafaqim me Washington-in, i cili i kundërvihet përpjekjeve të Moskëse e cila kërkon t'a përforcojë influencën e saj gjeopolitike. Përveç kësaj Qatari ka ambicje të bëhet eksportuesi i parë botërorë për gazin natyral të lëngët përveç se është aksioner i EADS-it, e po angazhohet në marrjen e një pozicioni me peshë brenda forumit. Bëhen gjithnjë e më të gjalla dyshimet e ekspertëve që i sigurojnë vendet perëndimore duke pohuar se influenca e OPEC-it të gazit sidoqoftë do jetë më pak e rëndësishme se ajo e OPEC-it, mbi të gjitha sepse nuk egziston tregu global i gazit, që ka nevojë të transportohet kryesisht me anë të gazsjellësve, përveç futjes së GNL që do konsistojë në një liberalizim më të lartë. Për më tepër prodhuesit dhe konsumatorët e varen shumë njëri nga tjetri dhe gazi i nxjerrë blihet zakonisht në bazë të kontratave afatgjate, me një çmim që varet jo nga oferta e kërkesa e gazit por nga çmimi i naftës i caktuar nga bursa. Megjithatë, OPEC-i i gazit nuk duhet të funksionojë detyrimisht si ajo e naftës, pasi vendet eksportuese të gazit mund të bien dakord jo vetëm për reduktimin apo shtimin e nxjerrjes, duke ngritur e zbritur kështu çmimet, por edhe duke i dalluar tregjet e reja apo duke përqëndruar një çmim më të lartë në çastin e mbarimit të kontratave, përveç se të mbështeten mbi kontrollin e transportit e të shpërndarjes. Dhe mbi këto faza të fundit vendoset monopolizimi i vërtetë i tregut të gazit, pasi tek transporti qëndron ndryshueshmëria kryesore: kur arrihet kontrollimi i këtyre dy fazave të shitjes së gazit, asnjë pakt apo kontratë mund të fitojë mbi pushtetin e monopolistit. Krijimi i një tregu global, e pra dhe të një burse të gazit mbërrin në një moment pasues, kur blerja e gazit në nëj mënyrë a në një tjetër puqet ndaj pak vendeve, që në këtë pikë do vendosin monedhën e këmbimit.


Këto konsiderata paraprake mund t'a shpjegojnë më mirë politikën që po çon përpara Rusia, që kurrë nuk është çekuilibruar mbi mundësinë për të krijuar një opec gazi e do angazhohet shumë në krijimin e marrëveshjeve bilaterale. Ka shumë mundësi që Rusia të përgatitet për marrjen e një pozite prej lideri mes vendeve eksportuese pasi, në një mënyrë a në një tjetër, që të gjithë kanë nevojë për ndërmjetësinë e saj mes tregjeve të mëdha konsumuese e atyre prodhuese të Azisë Qëndrore më të izoluara. Pastaj, duke marrë parasysh mungesën e shtimit të nxjerrjes nga Gazprom e rritjes së konsumimit brenda vendit, është më pak e rëndësishme lidhja mes vendeve prodhuese sesa të qënit në marrëdhënie të mira me konsumatorët. Për të siguruar mundësi eksportimi, Rusisë i duhet të investojë në nxjerrjen e prodhimin e gazit të lëngët, e si rrjedhim, nuk mund të hyjë në vendet konsumatore që janë investitorët kryesorë në sektorin energjitik botërorë.Kështu është mjaft domethënëse që delegacioni rus të jetë i pranishëm në Doha, për të parën herë madhëshore: si Viktor Khristenko, Ministri rus i Energjisë, ashtu si dhe presidenti i CdA-së së Gazprom-it ishin të pranishëm në Doha. Kështu në pritje të mbledhjes së ardhshme që do zhvillohet në Moskë, do jetë gjithmonë Gazpromi ai që do drejtojë një komitet studimi për zhvillim e proçesit për krijimin e një trusti, që do i përcaktojë kështu metodat e caktimit të çmimeve dhe llogaritjen e një plani global për t'a administruar tërë strukturën e tregut të gazit. Ndërsa është duke u bërë çmosi për të fashitur frikën e tregjeve europiane që i druhen një ritrajtimi të afateve të kontratave furnizuese e të pakteve bilaterale, mundësia e krijimit të një trusti të gazit duket akoma shumë e largët si pasojë e një mosmarrëveshje të rëndë mes vendeve lider prodhuese të gazit. Shumë prej tyre arrijnë të jenë krejtësisht të vetëmjaftueshëm, si Rusia e Qatari, që kanë në dispozicion një fuqi kontraktuese të rrënjosur në pushtetin e tyre politik, ndërsa të tjerët kërkojnë pavarësinë e tyre me anë të rrugëve alternative, si Irani. Larmia e nevojave të vetë gjendjes politike në të cilën janë përfshirë e bën gjetjen e një zgjidhje të mundshme mjaft të vështirë, duke marrë në konsideratë edhe veprën e padukshme të Amerikës, që duke depërtuar në Vende të ndryshme, po provokon përçarje e konflikte që luajnë në favorin e saj.