Një ligj i ri për kontrollin masiv të emigrantëve

Ligjet që rregullojnë emigracionin një thikë me dy presa e mund t'a bëjnë ilegale tregtinë e skllevërve, për t'i lejuar mbijetesën një sistemi kapitalist falimentues. Të mos harrojmë ligjet emigruese pas luftës së dytë të vendeve Veriore Europiane, që financuan rindërtimin e një bumi ekonomik duke shfrytëzuar emigrantët e vendeve europiane më të varfra, si Italia. Sot historia përsëritet dhe në Itali realizohet kontradikta e madhe: një vend me përqindje të lartë emigrimi, sidomos të mendjeve të reja, nxjerr ligje për rregullim e emigracionit e t'u bëjë kështu të tjerëve, atë çfarë në të kaluarën u është bërë Italianëve.Të shumta janë anët e errëta e të çuditshme të ligjit. Mekanizmi i fluksit të hyrjes do diktohet nga një programim trevjeçar i kuotave të të huajve dhe jo vjetor, të vendosura mbi bazën e të dhënave të efikasitetit të kërkesës për punë, duke vlerësuar edhe programet e shkollimit e formimit të zhvilluara në Vendet e origjinës e sensibilizimin mbi kulturën e Shtetit Italian.Gjithashtu, për vizat parashikohen thjeshtëzime me një kërkesë dokumentash me të lehtë për t' u prezantuar pranë selive të konsullatave, ndërsa për kërkesat e leje-qëndrimeve të shkurtra do ketë një proçedurë të përshpejtuar. Objektivi themelor është nxitja e flukseve emigruese e me to të zgjidhin problemet e konkurrencës së ndërmarrjeve, e të defiçitit të kasave të Inps, në mënyrë që të garantojnë pagimin e pensioneve të sotme, por dhe të përjashtojnë pagimin e pensionit të së nesërmes. Kuota e fluksit emigrues parashikon lëkundje për punët sezonale e ato të me kërkesa të larta, dhe përkthehet në krijimin e një liste në të cilën emigrantët mund të rregjistrohen në distancë, nëpërmjet rrjetit. Listat mund të merren pranë përfaqësive diplomatike italiane apo pranë enteve e organeve ndërkombëtare rezidente jashtështetit. Lind kështu një bankë të dhënash qeveritare me të gjitha kërkesat e hyrjes për punë e ofertave të punës, që do egzistojë për një periudhë tranzitore deri kur të hyjne në funksion listat që do përkthehen në një mbledhje e shkatërrim i të dhënave personale e anagrafe të personave që dëshirojnë të hyjnë. Po të njëjtin funksion kanë rregullat për përjashtimet, pasi emigrantët që nuk zotërojnë kushtet për të qëndruar në Itali mund të gëzojnë një rikthimin vullnetarisht e të asistuar nëse bashkëpunojnë për identifikimin e tyre.Në të njëjtën kohë do vendosen masa që kanë si qëllim nxitjen e instrumentave legalë për transferimin e parave, në mënyrë që të përvijojnë lëvizjet e parave që dalin nga Italia si synim studimin e fitimit të prodhuar si dhe atë që del jashtë. Në dritën e masave të tilla paraprake bëhen gjithnjë e më të qarta shkaqet që dekretuan skandalet e Agjencive të Transfer Money, e po të të njëtave dekrete anti-pastruese, që synojnë të kontrollojnë financimet e terrorizmit apo më qartë lëvizjet e parave brenda qarkut bankar.

Lind kështu gjenerata e re e qytetarëve italianë: atyre që nuk kanë më origjinat e veta, që thithen nga strategjia e globalizimit, që paguajnë pensionet tona me punën e tyre e taksat e tyre, pa marrë në këmbim avantazhe të pakta e mjaft të rralla. Ka shumë mundësi që nuk do kenë kurrë një pension nëse do kthehen në vendin e origjinës, mund të gëzojnë një asistencë të reduktuar deri në koc nga garancitë e pakta të shlyerjeve sociale, me rrezikun e se pas vitesh pune mund t'u jepet ekspulsioni pasi nuk zotërojnë më kushtet për qëndrimin. E kështu në Itali, i Bukuri Vend, i shfrytëzon deri sa ka nevojë, e pastaj i përjashton apo i vendos në fundin e shoqërisë për t'i kujtuar atyre se janë gjithmonë të huaj, në vend të huaj.