<

26 qershor 2007

Sekreti i kërpit dhe penalizimi i tij

Sot akoma flitet për ndalimin apo legalizimin e marijuanës, apo më qartë të kanabisit, por mbase jo të gjithë e dinë arsyen e vërtetë pse kjo bimë konsiderohet si kërcënim për shoqërinë. Asyeja nuk ka fare të bëjë me efektet e saja mbi mendjen e trupin, kanabisi nuk është një kërcënim për shoqërinë civile, por për sistemin ekonomik që bazohet mbi naftën, mbi alkolin, mbi industritë e duhanit, mbi derivate kimike të naftës. E vërteta është se nëse marijuana do përdorej në të gjitha aspektet e saja e të shfrytëzohej për larminë e karakteristikave të saja, do hynte në tregun botërorë për t'a shkatërruar atë, pasi do krijonte një sistem të bazuar mbi burime natyrore e të pashtershme. Për t'u mbrojtur nga pasojat e hyrjes së marijuanës, të ngjashme me ato të një lufte botërore, sistemi ka krijuar një dizinformacion të madh mbi një bimë të gjithanshme në ekstrem që është në gjendje të prodhojë një larmi materialesh e burimesh energjie. Mbi të gjitha duhet ditur se fjala marijuana është krijuar për të treguar një narkotik e për të harruar emrin e vërtetë që është ai i kanabisit, kanëpës (kërpit). Nga kjo është e mundur të nxirren lëndë të para për prodhimin e letrës, të pëlhurës, rrëshira të veçanta me të cilat mund të japin vernik e derivate petrolkimike: mbi të gjitha të karburantit natyror, një plastikë që është 10 herë më e fortë se çeliku. Më tej, nga ajo mund të nxirren materiale ndërtimi, ushqim për kafshët, ilaçe natyrore e miell për ushqime. Kështu, kërpi, e njohur nga njeriu prej mbi 200 vjet si një bimë e fisme, dhe një burim i pashtershëm lëndësh industriale e energjitike. Fakti se njeriu e ka përdorur gjithmonë në sistemin e tij ekonomik egzistojnë shumë prova, por lobet e naftës e kanë fshehur krejtësisht këtë pjesë të historisë dhe ka humbur ajo traditë e lashtë mbi të cilën bazohej zhvillimi e evolucioni i njeriut. Në fakt, Enciklopedia Britanike është shtypur për 150 vite në letër kërpi, të gjitha librat shkollor deri në 1880 botoheshin në kërp, e përdorej për të paguar taksat në Amerikë që në 1631. Presidentat më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara, si George Washington, Thomas Jefferson e baballarët e tjerë themelues lëvronin kërpin, Benjamin Franklin kishte një ndër të parët mullinj letre në Amerikë dhe kultivonte kërpin. Biblat e para, hartat, tabelat, kartat e para të Deklaratës së Pavarësisë e Kushtetuta janë të bëra nga kërpi, po nga kërpi ishte dhe flamuri i parë i Shteteve të Bashkuara. Më 1916 Shtetet e Bashkuara shpallën një dekret më të cilin vendos që letra mund të bëhej nga kërpi dhe nuk duhej prerë më asnjë pemë: raporti vendoste se për çdo akër kërp, duheshin kultivuar 4 pemë. Me rrëshirën e kërpit prodhoheshin vernikët e parë, dhe modeli i parë T i Henri Ford ushqehej me karburant të nxjerrë nga kërpi, dhe vetë makina u ndërtua nga plastika e kërpit.


Nëse e gjitha kjo është e vërtetë, atëherë përse një bimë është vënë jashtë ligjit? Kultivimet e kërpit nuk dëmtojnë ambientin, ndjekin një cikël jete biologjike prandaj është e pashtershme, redukton ndotjen dhe mund të rritet në çdo lloj toke. Rrënjët e gjata depërtojnë e çajnë dheun për t'a lënë në gjendje të përsosur për korrjen e vitit të ardhshëm: shkurrja është e hollë dhe ngrihet nga toka pa u sulmuar nga barishtet e parazitët. Që në fillimet e këtij shekulli kërpi ishte zgjedhur nga shoqëritë e mëdha si një burim lënde të parë. Në 1937, Dupont patentoi proçeset për të bërë plastikën nga nafta e karboni, dhe aty diçka ndryshoi. Raporti Vjetor i Dupont i këshilloi aksionerët e vet të investonin në divizionin e tij të ri petrolkimik, e angazhuar në prodhimin e lëndëve sintetike si plastika, celofani, celuloidi, metanoli, nailoni, rayon, Dacron, etj., të gjitha produkte të preardhura nga nafta. Industrializimi natyror i kërpit do kishte shkatërruar 80% të bizneseve të Dupont. Aksionerët e petrolkimikëve ia dolën të arrinin tek qeveria, duke krijuar lobe, e përpiluan raporte shkencore që deklaronin se kërpi ishte i rrezikshëm, por mbi të gjitha një kërcënim për ndërrmarrjet e tyre për miliarda dollarë: rreziku i madh u quajt "marihuana" duke përdorur një fjalë të palatuar meksikane mjaft e çudishme dhe egzotike, në mënyrë që të mbetej në gjeneratat e ardhshme si një drogë. Papritmas filloi të ushqehej një fushatë mediatike kriminalizimi, duke e treguar "marihuanën" si shkaktare aksidentesh të shumta vdekjeprurëse. Më 14 prill 1937, u nxor kështu ligji që ndalonte Prohibitive Marihuana Tax Law nga ana e House Ways and Means Committee, ku mes pjesëtarëve ishte dhe një udhëheqës i Dupont. Kështu Kongresi ndaloi kërpin pasi u përcaktua si një narkotik që dëmtonte mëndjen dhe shpirtin e njeriut, duke shkatuar shtrembërimin e realitetit dhe një instikt dhune.

Njëmijë përdorimet e kanabisit:pjesa 2

Sot qeveritë duhet t'a kuptojnë se nuk ia kemi nevojën naftës për të ushqyer industrinë petrolkimike - nëse ky do ishte problemi për eliminim total të naftës nga tregu - pasi ka bimë si kërpi, një bimë vërtetë e fisme, nga e cila mund të nxirren lëndët e para të nevojshme. Prandaj çfarë fshihet pas OGM, pas politikës monetare, akoma është petroldollari? Fshihet emri i një bime, kërpi, që nuk ajo çfarë partitë e shoqatat duan të bëjnë me dije duke folur për liberalizim të drogave: fushatat e tyre të liberalizimit janë akoma më të rrezikshme pasi ushqejnë dizinformacionin pasi në fakt ngatërrojnë kërpin, që është një bimë, me marijuanën që është një përzierje. Duhet të çlirohemi nga këto paragjykime të kundrainformacionit të manipuluar nga vetë lobet që kontrollojnë tregun e naftës dhe sistemin monetar. Nëse duhet luftuar për legalizimin, atëherë nevojitet të luftojmë për të mbrojtur një bimë të çmuar për njerëzimin.

Emërtimet: , ,