<

14 qershor 2007

Bush vjen në Shqipëri por humbet orën e tij

Pasi largohet nga G8, George Bush shkel në tokën shqiptare për rreth 7 ore. Një vizitë historike për një President Amerikan në një moment historik mjaft të veçantë, nën një kornizë sugjestionuese që dha shumë emocione. Të shumtë janë ato që duke komentuar ngjarjen, kanë deklaruar krenarisht se në pritjen e Presidentit Bush nuk kishte asnjë ndjenjë anti-amerikanizmi, por vetëm një ndjenj festiviteti: shumë flamunj të Shteteve të Bashkuara për të pritur ardhjen e dollarëve në Shqipëri.
Konferenca e shtypit ka qënë vetëm një rast sfilimi për gazetarët, si një paserelë, pasi pyetjet e tyre ishin të limituara në dy batuta për Presidentin Bush e dy për Presidentin Sali Berisha. Por s'mbaron me kaq, spitali që priste vizitën e Laura Bush i ka ndërprerë për tre ditë abortet, për t'a nderuar pa hidhërime prezencën e first lady-it, duke i lënë pa fjalë opinionistët më të mëdhenj që nuk arrijnë t'i japin një shpjegim këtij vendimi. Vizita vazhdon më tej me një të papritur, kur Bush vendos të hidhet mes turmës, e, i zhytur në një det njerëzish, humbet orën e vet: si pasojë e kësaj fatkeqësie të vogël, me siguri do të kujtohet si i pari President që i është vjedhur ora, pavarësisht se kishte truproja përreth, intelligenca e policë. Me ç'duket fatkeqësitë e Bushit s'kanë fund në Europën e vjetër, pasi e ka shtyrë shëtitjen e tij në Transtevere, e t'a linte makinën e tij pasi s'arrinte të futej brenda Ambasadës. Në këtë pikë pyesim veten nëse policia e Rendit e Berishës është duke hetuar në këtë moment, mbase dhe rreptësisht, mbi të gjithë të pranishmit për të gjetur emrin e fajtorit.


Ky episod që duket kaq i izoluar, bën të kuptohet para së gjithash, që nuk ka patur një pritje kaq të ngrohtë nga populli sa duan të na bëjnë me dije, por mbi të gjitha se shqiptarët janë në pritje të parave e premtimeve për t'i dhënë fund blackout-it energjitik e mungesës totale të mundësive për ekonominë e tyre. Prej mbi 15 vite Shqipëria goditet nga kufizime të shpeshta energjisë elektrike gjë që jo vetëm të ndalon të jetosh, por edhe të mbështesësh aktivitetin e ndërrmarrjes tënde. Është e qartë se politika që ndjek sot Amerika para alleatëve të saj të vëgjel por të rëndësishëm është ajo e premtimit për t'a përmbytur ekonominë e tyre pak të luhatur me dollarë: t'a drogojnë me fonde stimuluese e zhvillimi për të përftuar së fundi vartësinë apsolute të këtij Vendi. Sidoqoftë, një qëndrim i tillë admirimi gjen një motivim në vetë faktin se Amerika është shpallur një mbështetëse e vendosur në Pavarësinë e Kosovës, aq sa konferenca e shtypit është dhënë direkt në Prishtinë. Sigurisht, replikat e Beogradit nuk kanë pritur gjatë, siç e provojnë dhe fjalët e Presidentit të Serbisë që nuk e pranon arrogancën e Bushit në dhënien e të tilla deklaratave publike mbi fatin e një territori ndaj të cilit nuk mund të avancojë asnjë pretendim. Qëndrimi që mbajti Bush, duke deklaruar në mënyrë të anëshme mbështetjen e tij të pakusht për të mos thënë sigurinë apsolute që Kosova do jetë e pavarur, përfaqëson padyshim një mënyrë djallëzore për të nxitur luftrat e për të drejtuar më pas konferencat e paqes. Të folurit kaq lehtësisht mbi të ardhmen e Kosovës përkthehet si një akt terrorist kundra Shteteve Sovrane të Botës, e është si një deklaratë e pafund lufte pasi në të ardhmen tashmë kaq të afërt të gjitha minorancat do kërkojnë pavarësinë e tyre: maksimumi pas 20 vitesh në Europë myslimanët do kërkojnë autonominë e tyre e çdo Shtet do jap pjesë nga territori i tij. Pavarësia e Kosovës do të jetë zgjimi i të gjitha autonomive të botës. Ka mbërritur kështu në Shqipëri Dollar Dollar Dollar-i, mirëbërësi i ri që e ka bërë të varfër e të vuajtur deri dhe vetë Shtetin në të cilin ka lindur, duke vendosur në vendin e tij të dërgojë trupa për të luftuar për petrol-dollarin, të mbajë një ekonomi politike të bazuar tek debija e tek shfrytëzimi i ekonomive të tjera. Sigurisht shqiptarët i kanë patur arsyet e tyre në zgjedhjen e një partneri kaq të rëndësishëm, duke qënë se Italia, Franca, e Gjermania janë kaq të vëmendshëm në fjalët e propozimet e Putin pranë G8. Nëse Amerika ka pasur seriozisht ndërmend t'a ndihmojë Shqipërinë, do t'a kishte bërë kohë më parë, njësoj siç mbarë bota do e kishte në zemër fatin e Ballkanit do kishte ndërhyrë kohë më parë duke i mbrojtur këta popuj nga sulmi i instrumentalizuar i Mujahedinëve e pastaj nga OKB-ja. Vija politike e Qeverisë shqiptare, ka qënë gjithmonë ajo t'i kërkojë ndihmë Vendeve Perëndimore, pasi nuk ka besuar kurrë në vetvete, e ka parapëlqyer t'i besojë ideologjisë së re të kapitalizimit të globalizuar. Shqipëria gjithmonë i ka pranuar të gjithë Presidentat, i ka pritur me shumë nderime, por një ditë do t'i duhet të zgjedhë mes korrentit që vjen nga Beogradi, e dollarëve të Amerikës: nuk e dimë mirë se çfarë mund të ndodhë në një Vend në të cilin dollarët nuk mund t'a blejnë energjinë. Shumë pallate janë ndërtuar në Tiranë, duke u ngritur nën parfumin e kokainës, që është dhe PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) i vendit: sot shqiptarët kanë bërë çdo gjë që Amerika i ka kërkuar, kur do t'a kuptojnë që janë tradhtuar kushedi për të satën herë, do të duan drejtësi duke i kërkuar në të njëjtën mënyrë në të cilën sot e kërkojnë terroristat. Ekonomia politike në Shqipëri e krijuar sipas qejfit të lobbies e sigurisht që e ka tjetërsuar këtë popull, jashtë vetes e nga traditat e veta: e kemi parë personalisht Shqipërinë, e mund t'ju garantojmë se ato njerëz në një kohë besonte në një ide mjaft të ndryshme, nga ajo çfarë besojmë ne sot. Pra, nëse shqiptarët kanë mbërritur me një eksod biblik në Itali, kjo sepse jemi ne përgjegjës, nëse sot pretendojnë diçka nga ne ndodh sepse ne i kemi tradhëtuar, nëse sot bërtasin, kjo sepse ne kemi krijuar një mur heshtje të padukshëm. Për gjetjen e orës së Presidentit gjendet një zgjidhje, por duhet kuptuar se kur...

Emërtimet: , , , , , , ,