<

29 korrik 2007

Nga pluhuri ballkanik, dalin dokumentat e para të 'çështjes XY', ose të Oriano Mattei

Teksa Italia jepte bazat e saja për bombardimin e ish-Jugosllavisë me uran të varfëruar, një gazetë serbe, Glass Javnosti, merrej me çështjen Milo Dukanoviç, që përfshinte dhe Avokatin Anthony Apap Bologna, me origjinë nga Malta, si dhe shoqërinë Finmont Limited, natyrisht të rregjistruar në një parajsë fiskale (Channel Islands). Po flasim për rastin më të madh të kontrabandës, të organizuar mbi brigjet adriatike. Kushedi mbase ato Marlboro e Philip Morris që zbarkonin natën në Brindizi...
Avokati Bologna është subjekti që në 1996 mori nga Kryeministri i atëhershëm Milo Dukanovic, një mandat për marrjen e 1.000.000.000 dollarëve amerikanë. Operacioni parashikonte gjetjen e garancive për vlerën e 1.000.000.000 dolarëve amerikanë, gjetja dhe dorezimi, tek avokati Bologna, e realizuar nga Oriano Mattei dhe transformimit të mëtejshëm, nëpërmjet Instituteve bankare që mbeten krejtësisht të panjohur, garanci në fonde me një disponueshmëri të menjëhershme.
Ju paraqesim ekskluzivisht disa dokumente të marrjes në pyetje të datës 9 prill 2003 të Avokatit Bologna: Avokati nuk i përgjigjet prokurorit zvicerran, që e pyet se cili ishte Instituti i kredisë që do i transformonte garancitë në likuiditet. Avokati përgjigjet se nuk ka ndërmend të shprehet mbi këtë çështje edhe duke e njohur shumë mirë Institutin e kredisë.






Avokati Bologna pranon edhe marrëveshjen me Oriano Mattei, apo mandatin që i dha vetë Bologna Mattei për marrjen e garancive, por s'pranon të thotë se cili është Instituti që do bënte transformimin e garancive në para. Pastaj natyrisht, duke thënë se ishte i sëmurë dhe nuk ishte marrë më me këtë punë, Bologna thotë se nuk ka fituar asgjë nga ky operacion. Duke qënë se në këtë punë ndodhet i përfshirë një Shtet që është bombarduar për një luftë të ashtuquajtur humanitare, dikush nga ana tjetër e Adriatikut me siguri është munduar të përfitojë nga situata për të bërë shantazh e për t'i marrë firmat shtetërore, mbase dhe Telekom-in e të tjera. Mjafton të shohësh se cilat janë firmat e privatizuara, dhe të bësh pak llogaritë. Vetë ish Kryeministri i Malit të Zi, çdo herë që shkonte në Komunitetin Europian merrte sinjalin për reforma në sistemin shtetëror si dhe për privatizime, dhe sipas instituzioneve ai merrte masa, e çuditërisht hetimi i tij gjyqësor në Bari ngrinte një pluhur në kupën e qiellit. Pas kontratave të shitjes së centraleve elektrike gjithmonë ka një pakt të pashkruar brënda Këshillit të Administrimit, ndoshta një anije luksi apo një jet privat.Por ka akoma më shumë në çështjen e Mattei që është vërtetë mjaft befasuese, roli i luajtur nga Parlamenti i Botës (apo Parlamenti Botërorë) që selinë mbase e ka në Bahamas ose mbase në Siçili. Mund të duket një shaka, por në fakt nuk është: pas kësaj strukture ndodhet një qeveri e padukshme, me mashtrime, kompiuter dhe një varg të gjatë konsulentësh, që sillen si të ishin pasqyra. Kush sheh fshehurazi në pasqyrë, i sheh edhe të gjitha lëvizjet. Aty e ka zanafillën nëna e të gjitha nënave, të famshmet Branch që s'janë tjetër veçse kthetrat e një oktapodi. Këto dokumenta flasin qartë, "Parlamenti i Botës" është një strukturë e përbërë prej dallaveraxhish, me lidhje në parajsa fiskale të çuditshme, që mundohen të nxjerrin jashtë piste shoqëritë derisa t'i çojnë në falimentim. Arrijnë deri në atë pikë sa të prezantohen me karte vizitë, me të shkruar sipër Dep. (deputeti) që duket si "Deputeti" por në fakt është "I nderuari". Janë ato që njihen nëpër gala, në të cilat marrin pjesë, mbase dhe Deputetë, pjesëmarrje funksionale për t'i dhënë kredi të Nderuarve, janë manifestimet e disa Fondacioneve tek të cilat, ndonjëherë, dhe pa dijeni, shkojnë edhe Senatorët apo Ministrat duke shtrënguar duart, duke bërë fotografi, e pastaj këto fotografi vihen në lëvizje duke i dhënë kredi të Nderuarve. Për vite me rradhë "çështja Oriano Mattei" është quajtur XY në Serbi. Besojmë se shumë persona, sidomos në Serbi, janë të interesuar për atë çfarë deklaroi Anthony Apap Bologna dhe përse nuk është denoncuar asnjëherë nga Mali i Zi për shpifje. Sigurisht Presidenti Slobodan Miloseviç në 1999 donte të hidhte dritë mbi diçka të çuditshme që po ndodhte, dhe kërkonte vetëm 6 minuta në televizionet ndërkombëtare për të shpjeguar, mbase, një rreth të errët e të fshehtë. Atëherë dikush mendoi mirë të dorëzonte menjëherë bazat dhe t'i jepte jetë luftës Humanitare. Pra, së fundmi kush donte varrosjen e kësaj histori? Është një histori mjaft komplekse, e bërë prej dallaveraxhish, zyrash të çuditshme, pasaportash diplomatike, e njerëz të panjohur që shfaqen papritmas duke bërë me dije se punojnë për 'Firmën' SISMI.Kush beson se do i akuzojmë të Nderuarit në këtë histori gabohet, këta njerëz duan pa pikë dyshimi t'i japin kredi 'disa' episodeve e 'disa' personave, kur realisht qëllimet e tyre ishin të tjera. Pas këtij rasti ndodhet zemra e sistemit, ai i përbërë, ndër të tjera, nga parajsa fiskale, programe investimesh me rendimente të larta. "Ato që merren me këto gjëra, janë branch-et të cilat, ngarkohen zyrtarisht nga bankat, mbledhin paratë e garancitë, duke premtuar me kontrata të nënshkruara gjithnjë nga branch-et fitime deri në 50% brenda jave deri në një periudhë maksimumi 40 javësh. Në realitet, këto gjëra apo garanci shërbejnë vetëm dhe eksluzivisht për pastrimin e parave të ndyra" ripohon për ne një burim që dëshiron të mbetet anonim dhe që e njeh mirë këtë botë financiare.Sekreti Shtetëror luan shumë mbi këto çështje. Për t'i fshehur faktet tashmë Qeveritë duhet të përdorin të falimentuarit e kriminelët për t'i shtypur më pas, asgjësuar, pasi janë shkrishëm, persona të shtënë, por mbas gjithë këtyre yjësish të masonerisë, fondacionesh, e institutesh të çuditshme, ndodhet dora e gjatë e të padukshmëve. Shumë persona janë akuzuar se janë 'konspirativë', por kur Avokati Apap Bologna nuk do të thotë emrin e bankës, do të thotë se ai është bashkëpunëtor i këtij sistemi kriminal, po aq edhe bankat zvicerrane që "jetojnë nga këto operacione. Një bankë, kur do dhe kur ka interes, përdor branch-et e saja për të marrë fonde ilegale. Prokuroritë svicerrane, janë avokatë që emërohen për një periudhë pesë vjeçare, dhe kur mbarojnë mandatin e tyre, rikthehen në punën e tyre të avokatit, dhe çfarë rastësie, bëhen konsulentë të bankave zvicerrane". Si mund apo duhet të ishte përgjigjur Avokati Apap Bologna.

Emërtimet: , , ,