<

11 korrik 2007

Prapaskenat financiare të Luftës në Ballkan

Milano - 54 vjeç, me origjinë toskane, milaz nga adoptimi, tiçinez nga "profesioni", është një ndër ato profesionistë që punojnë ndërmjet Tiçinos e Milanos. Deri në mesin e viteve 90 është marrë me marketing e komunikacion në Itali, pastaj ka filluar si broker financiar në Tiçino. Në 1996, Oriano Mattei, teksa ndjek një nga bizneset e zakonshme të profesionit të ri si broker, futet në një vorbull që e çon drejt e në barkun e diçkaje që shkon përtej mashtrimit - "me dredhi e intriga jam mashtruar për mbi 10 vjet" thotë-, dhe do futet në një komplot të dendur faktesh e krimesh politiko-financiare që kanë mbushur fundin e viteve '90 e fillimet e shekullit të ri në trekëndëshin Itali-Balkan-Zvicër (IBS). Komplot ky mbi të cilin tashmë po hetojnë prej vitesh Prokuroritë jo vetëm ato italiane, ku një për të gjitha ajo e Barit.

"Në shkurtin e 1996, ndërmjet një miku, hyj në kontakt me Zotin Giancarlo Sironi, i cili prezantohet si i dërguar nga Republika e Malit të Zi, një mandat ky i nënshkruar nga të atëhershmit Janko Jeknic, ministri i Jashtëm, Predrag Goranovic, Ministri i Financave. Sironi ishte njeriu i besuar i Ministrit të atëhershëm Janko Jeknic dhe ishte mandatari i parë zyrtar i Republikë së Malit të Zi" me 'bekimin' e Milo Dukanovic, asokohe Kryeministër i të sapolindurës Republikës së Malit të Zi.

Në 22 qershorin e kaluar nga Prokuroria e Barit u mor vesh se së shpejti, sipas recitimit të agjencive kombëtare italiane, rihedhja për gjykim duke filluar me krime të shoqatës mafioze me pikësynim trafikimin ndërkombëtar të cigareve deri tek pastrimi i parave mes Zvicrës, Malit të Zi e Qipros, për ish Presidentin Dukanovic, e bashkë me të dhe 15 persona të tjerë - të gjithë, apo pothuajse, njerëz të Presidentit- mes të cilëve Miroslav Ivanisevic, Dusanka Pesic në Jeknic, që në çështjen e Mattei ka një rol kryesorë, Branko Vujosevic, Veslein Barovic, Stanko Subotic, e të tjerë.

"Sironi -që sot më rezulton se jeton në Brianza dhe i sillet rrotull botës së financës- më kërkon të veproj për kërkimin e një financimi të madh për Republikën e Malit të Zi", tregon Oriano Mattei. Që në atë moment fillon ajo që sot është 'çështja Oriano Mattei'.

Sironi pra ju propozoi një mandat?

Po. Mandati i Sironit, parashikonte kërkimin e financimeve apo të partnerëve të interesuar për pjesëmarrje në financimin e projekteve sociale në Malin e Zi. Nevoja ishte rreth 3.500.000.000 dollarë amerikanë. Dua të parashtroj se në atë periudhë, nuk e njihja apsolutisht Malin e Zi aq sa të mos e gjeja dhe në një kartë gjeografike. Sironi, duke e ditur se për punë frekuentoja Zvicrën, më kërkoi nëse isha i interesuar të bashkëpunoja në zhvillimin e kësaj kërkese. Në çastin e parë kjo punë nuk më interesonte edhe pse njohuritë e mija në financë nuk më lejonin të shkoja aq lart në lidhje me Bankat, por me insistimin e Sironit, mendova t'a vëzhgoj së pari tregun, e pastaj do jepja një përgjigje. Në ditët pasuese, kontaktova një shok zviceran që merrej me financimet dhe kishte kontakte me institutet kryesore bankare, dhe i shpjegova ofertën që kisha marrë nga Sironi e njëkohësisht i kërkova nëse ishte i interesuar të bashkëpunonte me mua, dhe mbi të gjitha, nëse sipas mendimit të tij ky operacion mund të bëhej. Miku im m'u përgjigj që, sikur të kisha kontakte të drejtpërdrejta më pjestarë të Qeverisë, sikur të kisha garanci të sigurta për pagesën, oferta mund të ishte interesante e ndërkohë ai do sondonte tregun, për të dallur personazhin e duhur të cilit t'i jepte mandatin nga Qeveria.

Çfarë do të thotë 'garanci të sigurta për pagesën'?

Do të thotë se duhet të kisha garanci qeveritare të mbështetura nga Banka qëndrore, pasi nëse garantoheshin nga Banka qëndrore, mund të tregtohen në rrjetin e bankave. Dhe kështu bëra, aksionet u negociuan në bankën timë të atëhershme zvicerane, Banka Adams nga Drejtori i Përgjithshëm Fabrizio Donati.

Mali i Zi, në atë periudhë, ndodhej nën embargo, operacioni që iu propozua ishte një shtrëngim i embargos, apo hynte tek operacionet jashtë embargos?

Mali i Zi ashtu si dhe Serbia, ishin nën sanksione financiare duke qënë se Milosevic nuk kishte vepruar në përputhje me dorëzimin e kriminelëve të luftës që i kishte kërkuar Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Unë këtë fakt do t'a marr vesh vite më pas, pasi sikur të isha në dijeni që atëherë, në 1996, nuk do kisha pranuar kurrë të merrja pjesë në këtë operacion. Ai që detyroi embargon qe vetë Qeveria e Malit të Zi, duke i ngarkuar me detyrë Sironin dhe Avokatin Bologna, e pastaj edhe mua si pasojë.

Le t'u rikthehemi sërish fillimit të operacionit.

I telefonova Sironit dhe caktova një takim pranë zyrave të tija në Milano. Në takim Sironi më prezantoi zonjën Duska Jeknic (më vonë do e marr vesh se emri i saj i saktë ishte Dusanka Jeknic), e cila më parashtroi po të njëjtën kërkesë si Sironi: saktësisht më tha se kërkesa fillestare ishte prej 1.000.000.000 dollarë amerikanë. Më tha se në rast se do pranoja do dërgohesha në Mal të Zi dhe do pritesha nga Ministri i jashtëm Janko Jeknic, që ishte bashkëshorti i saj. Më pyeti, me tej, se cila ishte kërkesa ime e pagesës dhe iu përgjigja se do ia jepja gjatë ditëve të ardhshme. U takova sërish me mikun tim zviceran, duke e informuar mbi takimin që kisha patur me zonjën Jeknic dhe nëkohësisht e pyeta sesa çfarë çmimi mund t'i kërkoja. Ai më tha që mund të kërkoja pa problem 10.000.000 dollarë amerikanë, të ndara në tre pjesë: 500.000 të pagohen më 31 gusht 1996, 500.000 të pagohen më 30 nëntor 1996, 9.000.000 të pagohen më 31 korrik 1997.

Kush është ky miku zviceran?

Parapëlqej të mos e them emrin e tij, është një operator i rëndësishëm financiar, një person shumë serioz që vepron në nivel ndërkombëtar. Një personazh në plan të parë, që më ka ndihmuar shumë dhe nuk më ka kërkuar asgjë në këmbim.

Iu rikthehemi operacionit.

Mora në telefon Sironin dhe e njoftova për pranimin si dhe për propozimet e mia. Sironi mu përgjigj se do vinte në dijeni Ministrin, dhe se do më bënte me dije. Të nesërmen, Sironi më njoftoi se Ministri i Jashtëm Jeknic, më ftonte në Mal të Zi për të diskutuar mbi operacionin dhe të proçedonte me nënshkrimin e të gjitha mandateve. Filloi të lëviz, dhe gjithmonë nëpërmjet ndihmës së mikut tim zviceran, njihem me një avokat me origjinë nga Malta Anthony Apap Bologna. Miku im më tha se ishte një personazh shumë i futur në Institutet bankare ndërkombëtare dhe se me siguri do ishte i interesuar për operacionin. Dua të saktësoj se miku im nuk më prezantoi me Avokatin Bologna, thjesht më dha informacione mbi personin në fjalë. Kur i shpjegova operacionin, Bologna qe shumë entuziast dhe më tha se po të kishte mandatin financiar ai nuk do kishte asnjë problem t'i gjente financime Malit të Zi, duke qënë se ai vetë prezantohej si bashkëpunëtor i Instituteve të rëndësishme bankare ndërkombëtare. Më tha se kishte vetëm nevojë, të merrte garanci financiare nga investitorët privatë, të cilët po t'a pranonin operacionin do merrnin fitime të shkëlqyeshme. Kjo ishte detyra ime: të gjeja investitorë që të vinin tituj si garanci. Unë isha dakord, dhe i kujtova se, për të vepruar, duhet të kisha garanci për përkatësitë e mia. Bologna më tha se s'kishte asnjë problem dhe se do merrej ai të mi jepte të gjitha garancitë e nevojshme.

Përse duhet të merrej Bologna për t'ju dhënë garancitë në vend që të ishte Sironi i cili ishte dhe njeriu i Malit të Zi, duke qënë se pagesa duhej të vinte nga Mali i Zi?

Pasi Sironi nuk kishte asnjë forcë nënshkrimi. Sironi përfaqësonte Malin e Zi nëpërmjet Ministrisë së Jashtme, ishte personi i tyre i besuar, këtë ma ka thënë Sironi e pastaj më është konfermuar Ministri Jenkic dhe gruaja e tij. Në momentin ku Mali i Zi do pranonte t'i jepte mandatin zyrtar Avokatit Bologna, ishte vetë Bologna ai që, vendoste për emrin e llogarinë e Qeverisë së Malit të Zi, vendoste çfarë dhe si të vepronte.

E çfarë ndodh në këtë pikë?

Caktova një takim me Sironin dhe Jenkic në zyrën e Av. Bologna që ndodhet në Lugano, Piazza Mulino Nuovo n. 7, kati i dytë. Bologna përsëriti po të njëjtat fjalë që më kishte thënë mua dhe me aprovimin e zonjës Jenkic, ditë më pas, u nisëm, me një fluturim privat, nga aeroporti i Milanos për në Podgoricë, fluturim ky i prenotuar nga Sironi. Kur mbërritëm, qe personalisht Ministri i Jashtëm ai që na priti, Janko Jeknic, i cili mundësoi shoqërimin tonë në një hotel të Sittinia-s dhe në mbrëmje shkuam që të tre në një restorant. Në mëngjes, erdhën të na merrnin dhe shkuam direkt e në Podgoricë, saktësisht në pallatin e Ministrisë. Në atë seli, u njoha me Ministrin e Financës, Predrag Goranovic. Janko Jeknic, Predrag Goranovic dhe Avokati Bologna u veçuan, ndërsa unë dhe Sironi mbetëm të mënjanuar. Pas rreth një ore, u ngritën dhe të gjithë dolëm nga pallati. Sironi na shoqëroi në një bar dhe na tha që sëbashku me Ministrat Janko Jeknic e Predrag Goranovic përkatësisht Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Financave, duhet të shkonin tek Kryeministri i atëhershëm Milo Dukanovic, për të marrë aprovimin e tij për firmosjen e mandatit. Paspak Sironi u kthye dhe tha se Kryeministri Milo Dukanovic kishte dhënë miratimin e tij për operacionin.

Një çast, ju lutem. Le të ndalemi mbi objektin e financimit. Ju folët për projekte sociale, për çfarë bëhej fjalë?

Projektet sociale parashikonin, sipas asaj çfarë Sironi më tha në vazhdim dhe m'u ripohua nga Avokati Bologna: rindërtimi i hekurudhës, i një ujësjellësi, dhe të tjera projekte që i përkasin territorit. Të keni parasysh se projektet unë nuk i kam parë kurrë, dhe më besoni, nuk ishte as në kompetencën time t'i shihja. Në Nëntorin e 2000 i kërkova, nëpërmjet Avokatit tim Rinaldo Maderni Avokatit Bologna, cili ishte enti që kishte vërtetuar projektet dhe cila ishte Banka që kishte dhënë financimin (të njëjtën pyetje do bëjë Prokurori i Bellinzona Mario Branda gjatë marrjes në pyetje të Avokatit Bologna). Asnjëherë nuk u mor një përgjigje. Sot, un besoj, se projektet nuk kanë ekzistuar kurrë. Ishin vetëm një shkak për për të marrë investimet apo për objektiva të ndryshme.

Me çfarë rendimenti investitorët do merrnin pjesë?

Investitorët, vendosën në dispozicion garanci financiare, apo më sakt aksione hipotekare gjermane e austriake. Rendimenti nuk ishte nën kompetencën time, duke qënë se puna ime mbaronte në çastin kur u prezantoja investitorët. Përsa i përket interesit e përfitimit të investitorëve, pasi i paraqitej mundësia për të operuar sëbashku me Përfaqësuesin e besuar të një Republike, qenë vetë ato që kërkuan kontakte direkte me Avokatin Anthony Apap Bologna, i cili siguroi e i garantoi. Këtë e them, pasi qe vetë Bologna dhe zoti Peter Schuster që ma komunikuan. Madje. Më thanë se që në atë çast e tutje, nuk duhet të interesohesha përsa puna ime mund të quhej e përfunduar. Merreni vetë me mend. Nëse investitorët, siç bënë, mbi 1.000.000.000 dollarë amerikanë titujsh hipotekarë, do të thonte se marëveshja ishte arritur. Në çfarë mënyre dhe si, përseris, nuk më lejuan t'a dija. Unë pasi vura direkt në lidhje investitorët me Bologna e pasi mora nga këta të fundit garancitë qeveritare, nuk e kam takuar më as Ministrat e as Avokatin Bologna. Av.Bologna do e shoh sërish vetëm në shkurtin e 1997 pranë Studios së Avokatit Venerio Quadri.

Mirë. T'u rikthehemi ju lutem, 1996 në Podgoricë.

Udhëtimi në Podgoricë u mbyll me rikthimin e Sironit me OK e Kryeministrit Milo Dukanovic. Në ditët në vazhdim Ministri Jeknic dhe Ministri Goranovic, shkuan në Lugano pranë zyrës së Avokatit Bologna -këtë takim, ma komunikoi si Bologna ashtu dhe Sironi- në atë seli i dorëzuan avokatit Bologna mandatin zyrtar. Në atë pikë, Bologna, më kontaktoi për të më thënë se aktiviteti fillonte dhe se mund të nisja kërkimin e investitorëve. Në të njëjtën kohë, më konfirmoi se dy Ministrat ishin dakord për të më dhënë 10.000.000 dollarë amerikanë kur t'i gjeja investuesit e gatshëm të merrnin pjesë për një shumë prej 1.000.000.000 dollarësh amerikanë. Në muajin qershor 1996 Bologna merr titujt hipotekarë austriake me një vlerë prej 970.000.000 marka gjermane, e në shtatorin e 1996 merr titujt hipotekarë austriakë për një shumë rreth 470.000.000 dollarësh americanë. Bologna në muajin korrik më dha 3 garanci bankare për një shumë prej 10.000.000 dollarë amerikanë dhe në atë pikë, i depozitova garancitë në Bankën Adams dhe i ngarkova Bankën Adams të arkëtonte garancinë e parë të 500.000 dollarëve amerikanë. Si rezultat, Banka Podgoricka, që ishte Banka Malazeze, iu përgjigj Bankës Adams të Luganos se garancia nuk respektohej, duke qënë se kontrata nuk ishte plotësuar krejtësisht. Garancia bankare do zhduket pa lënë gjurmë dhe më saktësisht, Banka Adams pohoi se kishte dërguar me një rekomande të thjeshtë një garanci qeveritare me një siguri bankare me një vlerë faqore prej 500.000 dollarësh amerikanë. Kjo tezë do ndiqet edhe gjatë marrjes në pyetje të Drejtorit të Përgjithshëm të asaj kohe të Bankës Adams Fabrizio Donati, ku ndodhej para Prokurorit Mario Branda dhe vetë Prokurori do i pronojë deklaratat e funksionarit të bankës. Ndërsa nga ana tjetër, funksionarët e Podgoricka Banka, do deklarojnë, nën betim, në Zyrih, me akte të depozituara pranë Gjykatës, se nuk kanë patur asnjë marrëdhënie e as një komunikim me Bankën Adams. Si përfundim Prokurori Branda në Bellinzona, i jepte të drejtë Bankës Adams dhe Funksionarëve të saj, dhe në të njëjtën kohë nuk merrte asnjë masë ndaj Funksionarëve të Bankës Podgoricka që kishin dhënë deklarëta fallso nën betim. Edhe një herë, pjesë që mbetej gjendej në kurth dhe e mashtruar.

Po garancia e dytë?

Garancia e dytë u arkëtua në nëntor të 1996, kur Donati më tha se kishte folur në telefon me një funksionar të Bankës Podgoricka që quhej Popovic, i cili i kishte garantuar Donatit se me të marrë garancinë e dytë, do merrej për pagimin e të parës ashtu dhe të dytës. Pavarësisht të gjitha garancitë e Drejtorit të Përgjithshëm të asokohe të Bankës Adams, Fabrizio Donati - i cili më pas do arrestohet në shtatorin e 2003 për mashtrim, përvetësim të paligjshëm si dhe fallsifikim dokumentacioni-, garancia pati po të njëjtin fund si e para. Në dhjetorin e 1996, mora një rekomande nga Avokati Bologna, i cili më ofronte rreth 9.000.000 dollarë USA për t'a mbyllur grindjen, dhe më thonte se po të pranoja duhej t'i caktoja një takim, pikërisht, për të mbyllur çdo gjë. Lajmërova Donatin, e Bankës Adams, i cili më këshilloi t'i drejtohem Avokatit Venerio Quadri nga Lugano, që ishte edhe Avokati i Bankës Adams. Kështu bëra. I dhashë urdhër Avokatit Quadri të kontaktonte Avokatin Bologna dhe të caktonte një takim me të, për t'a mbyllur grindjen.

Më falni por në teori Bologna ishte ortaku juaj, a nuk duhej të ishte në anën tuaj?

Bologna ishte një profesionist, dhe nuk ka qënë kurrë ortaku im. Bologna ishte një profesionist që vepronte në emër dhe për lllogari të Republikës së Malit të Zi. Me ç'duket, dikush i kishte dhënë urdhër të mos më paguante, për arsye që vetëm Bologna i di, apo kush ka dhënë urdhër, mund t'a shpjegojë. Të keni parasysh se në vitin 2003, personalisht do e dënoj Av.Bologna sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Bankës Adams, Fabrizio Donati, pranë Gjykatës së Bellinzona.

Në atë pikë financimet ishin gjetur të gjitha?

Ju përsëris se Bologna mori mes qershorit e shtatorit të 1996, garanci për 1.000.000.000 dollarë amerikanë, se çfarë ka bërë me ato garanci, këtë unë nuk e di, edhe pse sot mund të kem opinionet e mia. Me garancitë dhe me dy bankat mike mund të bëhen shumë gjëra -mbas dhjetë vite hetimesh e kërkimesh të bëra për të mbrojtur pozicionin tim dhe interesat e mia, kam mësuar dhe jam njohur me mënyrën sesi funksionon Sistemi financiar dhe si veprojnë ato, kur duan, Bankat. Sipas jush një Republikë që nuk mund të merrte financime duke qënë se ishte nën sanksione financiare, çfarë donte të bënte me garancitë? Përse nuk ia kërkoni Ministrave të atëhershëm e në veçanti Kryeministrit Milo Dukanovic që autorizuan operacionin apo direkt Avokatit Anthony Apap Bologna? Do ishte shumë më interesante, e mbase mund të kuptonim shumë gjëra. Të kini parasysh se asnjë Ministër nuk e ka denoncuar asnjëherë Bolognëm për mashtrim, shpifje apo fallsifikim dokumentash.

Nga vinin këto fonde?

Garanci, jo fonde. Garancitë kanë mbërritur nëpërmjet një zyrtari të besuar austriak me emrin Peter Schuster.

E duke qënë ky një i besuar, natyrisht, nuk mund të merret vesh se kush ishte pas këtij të besuari!?

Natyrisht, është mëse e qartë. Dhe përsëris, nuk ishin fonde, ishin garanci nën formën e obligacioneve hipotekare. Me garancitë, Bologna me fjalën e tij mund të kishte përfituar një financim nga një Institut bankar. Avokati Bologna para një Prokurori të Shtetit zviceran, refuzoi të thonte emrin e këtij Instituti bankar. Bologna harron diçka, ashtu si dhe Prokurori Branda: Mali i Zi si dhe Serbia ishin nën sanksione financiare. Si mund të merrte një financim nga një Bankë e 'rregullt'? Përse Prokurori nuk e detyron Avokatin Bologna të thotë se cili ishte Instituti Bankar që kishte dhënë financimin?

Financimet që ju siguruat janë marrë direkt nga Shteti i Malit të Zi apo nga të tjera entitete?

Këtë pyetje duhet t'ia bëni të interesuarve parësorë. Po e përsëris edhe një herë se unë s'i kam dhënë kurrë asnjë financim Republikës së Malit të Zi. Puna ime konsistonte në kërkimin e investitorëve që të merrnin pjesë bashkë me të besuarin e atëhershëm të Republikës së Malit të Zi Avokati Bologna. Unë nuk kam hyrë asnjëherë në brendësi të operacionit dhe as që më interesonte. Përsëris: unë di vetëm se Republika e Malit të Zi nuk e ka denoncuar asnjëherë avokatin Bologna për mashtrim apo se mburrej pa masë për kredinë. Po të kishte qënë Bologna një mburravec që sillej rrotull duke u shitur si i dërguari zyrtar i Mali të Zi, përse, me t'u vënë në dijeni Qeveria se çfarë po ndodhte, nuk e denoncoi Avokatin Bologna? Siç duket nuk mund t'a bënte ose nuk donte t'a bënte. Kush ishte i interesuar për tutelimin e Avokatit Bologna? Kush e mbronte? Dikush heret a vonë, para një Gjykate, duhet t'i përgjigjet këtyre pyetjeve, pasi që të gjithë këto vite i kanë komplikuar gjithmonë gjërat, kur përkundrazi çdo gjë ishte shumë e thjeshtë dhe e qartë: Bologna ka vepruar me funksionarë të Malit të Zi dhe ka kryer operacione financiare për llogarinë e tyre dhe, deri në provë të kundërt, kjo është përgjigjia e dhjetë viteve heshtje nga ana e Malit të Zi ndaj Bolognës. Ishte e vërtetë se Avokati Bologna i kishte letrat në rregull dhe të aprovuara nga Qeveria Malazeze. Unë kam qënë i vetmi person që ka denoncuar Avokatin Bologna dhe e ka çuar para një Prokurori Zviceran. Prandaj duhet të supozoj se Bologna e kryente operacionin për llogarinë e Qeverisë, kush i ka arkëtuar ato financime nuk e di, edhe nëse, përsëris, kam opinionet e mia. Operacioni i ka leverdisur dikujt mjaft të fuqishëm në tokën Malazeze. Unë jam i gatshëm të bëj çfarëdolloj ballafaqimi me të gjitha personat që janë cituar në intervistën time dhe me dokumenta në duar, do provoj se e gjitha çfarë u tha është e vërteta. Përsëris, nëse Bologna po të kishte qënë një mburravec, qeveria do kishte pasur detyrimin moral e material t'a denonconte për mbrojtjen Vendit. Dhe kjo nuk është bërë asnjëherë. Prandaj, përsëris se dikush mjaft i fuqishëm kishte interes t'a mbronte e t'a fshihte figurën e av.Bologna. Për çfarë arsye? Cilat ishin interesat e këtyre personave?

T'i kthehemi propozimit kalimtar të Avokatit Bologna

Ngarkova Avokatin Venerio Quadri të Luganos të kontaktonte Avokatin Bologna dhe të caktonte një takim pranë zyrës së tij në Lugano dhe për mbylljen e ngatërresës. Takimi me Bolognën në zyrën e Avokatit Quadri, qe një farsë dhe Avokati Quadri nuk bëri asgjë për të penguar planet kriminale të Bolognës. Do t'a kuptoja më vonë, pas kërkimesh të shumta, se Avokati Quadri në atë periudhë ishte Avokati i bosit të cigareve Prudentino (besoj se jam mjaft i sigurtë për atë që them), siç thonë të gjithë shumë afër Milo Dukanovic. Nga shiu në breshër. Ju bëj me dije se qe Donati ai që më këshilloi Avokatin Quadri, duke qënë se ishte avokati i Bankës Adams. Më 17 janar 1997, Sironi më komunikoi se Ministri Janko Jeknic kishte vdekur në një incident automobilistik. Vite më pas, don Branko Sbutega Sekretari i Caritas-it në Kotor, ku kam bërë pjesë për dy vite, më tha se ai incident ishte plot me kontradikta, aq sa dhe e motra e Ministrit ishte përpjekur për t'i rihapur hetimet, por e kishin këshilluar t'a linte atë punë madje dhe të transferohej nga Podgorica në Kotor. Në fund të janarit, Sironi më takon për të më propozuar një transaksion privat, në emër dhe për llogari të zonjës Jeknic, më ofrohet një shumë prej 1.500.000 dollarësh amerikanë. Unë e refuzova dhe e përzura Sironin.

Nuk është më Shteti ai që vepron, por është një person?

Zonja Dusanka Jeknic nuk merrte frymë nëse Milo Dukanovic nuk ia lejonte, këtë ma besoi ajo vetë dhe Sironi e ripohoi pranë Hotel Princi i Savoiës në Milano, por besoj se kjo është e qartë për të gjithë se Milo Dukanovic ka qënë 'Pronar' i pamohueshëm për vite të tëra në Malin e Zi, dhe s'po them asgjë të re. Prandaj iniciativa mbërrinte me siguri nën urdhrin e Milo Dukanovic. Në mars të 1997, Avokati Bologna më denoncoi gjithashtu dhe bankën Adams për orvatje mashtrimi dhe kërkon sekuestrimin e garancisë prej 9.000.000 dollarësh amerikanë. Dok.Galliani, Prokurore e Gjykatës së Luganos, me një vendim të cilin e mori në vetëm 4 ditë, përgjigjet duke e zbrapsur kërkesën dhe Bologna apelon, është e qartë se duan të më bllokojnë dhe fitojnë kohë. Në maj të 1997 pranë Hotel Princi i Savoiës, Sironi dhe Jeknic më kërkuan të takoja Predrag Goranovic, i cili ishte i prirur t'a mbyllte ngatërresën. Kur mbërrita në Hotel, takova përsëri Sironin, Goranovic dhe një farë Ratko Knezevic, që filloi të më kërcënonte mua dhe familjen time, duke më thënë të kisha shumë kujdes, pasi nëse vazhdoja kështu duke 'bezdisur', do gjendesha në telashe mjaft të mëdha. Në shtatorin e 1998 Gjykata e Apelit, hedh poshtë kërkesën e Bolonjës dhe ai zhduket. Unë kthehem në Bankën Adams për t'i komunikuar përmbylljen e denoncimit në favorin tim, dhe në të njëjtën kohë i kërkoj bankës të aktivizohet për të më dhënë ose titujt ose fondet. Përsa më takon nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ratko Knezevic, në atë periudhë, ishte njeriu i besuar i Milo Dukanovic -këtë do e zbuloj shumë vite më vonë- nëse kontrolloni, Knesevic u gjykua, besoj në Londër, për trafik armësh apo diçka tjetër. Bënte tregti me mafiozat e Ballkanit, mes të cilëve dhe një farë Stanko Cane Subotic. Ka që thonë se është ortaku i vërtetë i Milo Dukanovic -me ç'duket Knezevic donte t'a merrte ai në dorë iniciativën, më qëllim që të më friksonte duke më kërcënuar. Besoj se Goranovic, ishte tashmë jashtë lojrave, e besoj se duhej të ndihej fatlum, duke u krahasuar me fundin që pati i gjori Janko Jeknic. Aktivizohem dhe në shkurtin e 1999, nëpërmjet Goran Stanjevic, qytetar Malazez me banim në atë kohë në Lugano (më tha në besim se ishte mik me të gjorin Goran Zuzic ish kryetari i sigurimit i Kryeministrit të atëhershëm Milo Dukanovic) mora numrat e llogarive të Bankës Podgoricka. Në atë pikë aktivizova kërkesën e sekuestrimit pranë Gjykatës së Zurihut me studion Bar&Karren (një nga studiot më të rëndësishme dhe më të nderuara të Zyrihut) dhe mora sekuestrimin pranë Ubs Bank të Zyrihut. Në gushtin e vitit 2000, mora, më një vendim prej 52 faqesh, sekuestrimin e përcaktuar dhe avokatët në atë kohë Luciano Sampietro i Triestes dhe Burkard olf i San Gallos, bënë që të më mbaronte afati i arkëtimit. Ndërkohë në të gjithë këto vite, telefonatat kërcënuese ishin tashmë të zakonshme e të përpikta. Në marsin e 2001, përmes avokatit tim të Chiassos, Rinaldo Maderni, dërgohem në Zyrih pranë Studios Baumgartner për t'a mbyllur punën për një shumë prej 5.000.000 dollarësh USA. Do arkëtoj vetëm 850.000 dollarë USA të cilët s'do t'i prek apsolutisht, pasi më duheshin për të paguar një pjesë të borxheve për të financuar e paguar avokatet e Gjykatat. Jeta ime në atë periudhë ishte një ferr i vërtetë. Nuk kalonte ditë pa marrë kërcënime e presione dhe, në të njëjtën kohë, kjo situatë kishte mbi 5 vite që zgjaste, më kishte çuar në një kolaps financiar, gjendja ime mendore ishte pështjelluar dhe gjëndja materiale ishte në nevojën më minimale. Nënshkrova, pranë studios së Avokatit Baumgartner, një marrëveshje në gjuhën gjermane, dhe avokati im duke më siguruar, më këshilloi të firmosja- dhe ky qe një mashtrim, pasi ndërsa unë i bindur se po nënshkruaja për të marrë 5.000.000 dollarë USA, në realitet po nënshkruaja një dokument në gjuhën gjermane në të cilin citohej se unë hiqja dorë nga çdo gjë për vetëm 850.000 dollarë USA. Avokati im, Rinaldo Maderni, me t'a marrë vesh se çfarë kishte katandisur, hap sërish proçesin penal së pari në Bellinzona e pastaj në Lugano (madje do denoncojë e do i shkruajë publikisht si Baumgartnerit ashtu dhe klientave të tij). Në këtë pikë, tetor 2003, futet në skenë një farë Giuliano Michelucci, i cili prezantohet në emër dhe për llogari të Qeverisë italiane dhe Qeverisë malazeze.

Si hyn në skenë Giuliano Michelucci?

Michelucci futet në skenë me anë të një personi që njihja, me emrin Simone Caspini nga Siena. Takimin e vendos vetë Simone Casprini, por nuk merr pjesë në takimin që patëm në Milano pranë zyrës së ekonomistit Alvaro Cajarelli. Michelucci u paraqit me shoferin e tij, që quhej Faliero apo Foliero. Me mua ishte i pranishëm dhe Avokati im Rinaldo Maderni. Personi u prezantua, duke më informuar se ishte në dijeni mbi të gjithë hitorinë time dhe se, për llogari të Qeverisë italiane dhe Komunitetit Europian, e kishte për detyrë të më pyeste nëse isha i gatshëm t'a mbyllja ngatërresën dhe çfarë shumë doja. Unë, pas një këshillimi me Avokatin tim, i thashë Micheluccit se po të merrja një shumë prej 4.000.000 Eurosh, do isha i gatshëm t'a tërhiqja denoncimin penal të depozituar në atë periudhë pranë Gjykatës së Luganos.

Ç'hyn Qeveria italiane?

Michelucci deklaronte se Qeveria italiane kishte marrë përsipër t'i shlyente dhe t'i mbyllte të gjitha ngatërresat që republika e Malit të Zi kishte me ente private europiane. Kjo, sipas Micheluccit, ishte kushti që Mali i Zi të hynte në Komunitetin europian.

E atëherë çfarë bën Michelucci?
Bind avokatin tim Rinaldo Maderni (sesi ia ka arritur duhet pyetur direkt Avokati Maderni, duke qënë se, zakonisht, kush paraqitet para çfarëdolloj avokati/noteri në Zvicër e para gjë që të kërkojnë janë dokumentat e identifikimit e pastaj kredencialet) përmes bashkëpunëtores së tij, një farë Barbara Colombo -më vonë do e kuptoj se realisht quhej Barbara Guerreschi në Colombo- të tërhiqte denoncimin penal, pa asnjë garanci pagimi -marrëveshja jashtëgjyqësore me shumë dokumenta që ishte prej 4.000.000 Euro. Michelucci, më dërgoi pranë studios së avokatit tim një pafundësi dokumentash, në disa nga këto ishin citime politikanësh që ishin në krye të autoriteve më të larta të Shtetit italian.

Çfarë dokumentash?

Dokumenta të llojeve të ndryshme. E-mail që niseshin nga Pallati Chigi në emër të Valentini Valentini - loj kjo me një gabim duke qënë se Kryesekretari i Pallatit Chigi quhej Valentino Valenti- letra diplomatike Fondacionesh, dokumenta në emër të politikanëve kryesorë të Qeverisë së asaj periudhe.

Cilët ishin politikanët që shfaqeshin?

Silvio Berlusconi, Pierferdinando Casini, Marcello Pera, Roberto Castelli, Stefania Prestigiacomo, dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe Giuseppe Pisanu.

Me çfarë cilësie shfaqeshin këta politikanë?

Michelucci, bashkë me persona të tjerë, i ka dërguar dokumentin politikanëve të cituar më lart si vërtetim i protokollit të marrëveshjes me mua. Sipas meje Michelucci ishte një person që kishte marrë urdhra shumë të sakta, të më kontaktonte dhe të bënte që t'a tërhiqja denoncimin penal ndaj personazheve malazeze dhe jo malazeze. Ortakët e tij në biznes nuk arrita kurrë t'a merrja vesh cilët ishin, por sigurisht që personazhi nuk ishte i vetëm, pasi ishte i organizuar mirë.

Nga duhet të vinin 4 milion euro-t për heshtjen tuaj?

Do niseshin nga Banka e Romës dhe të transferoheshin pranë UBS Bank e Luganos llogaria MERCUR.

Ju keni folur për Parlamentin e Botës. Çfarë roli ka kjo strukturë?

Unë, nga ana e kësaj strukture, kam marrë përmes Zotit Foliero, nën ngarkimin e Michelucci, një zarf me dyll të kuq e vulë diplomatike, nga kjo organizatë që ishte ngarkuar për të më shlyer çështjen. Më 4 gusht 2004 denoncoj, pranë Gjykatës së Romës, Micheluccin, Guerreschin dhe të gjithë personazhet që dolën nga hetimet. Më 25 gusht proçedura transferohet në Milano pranë zyrës së P.M. Sandro Raimondi. Aktualisht, pas rreth 3 vitesh, fashikulli akoma rezulton i rregjistruar në emër të të panjohurish. Ndodhemi akoma në fazën e hetimeve paraprake. Me siguri Prokuroria e Milanos po heton mbi të gjithë çështjen.

Kë tjetër ju prezantoi Michelucci?

Barbara Guerreschi Colombo, Vincenzo Marra, dhe të tjera persona që u prezantua si pjestarë të Shërbimeve ushtarake. Zakonisht prezantoheshin vetëm me emër, sigurisht i rremë, dhe pastaj zhdukeshin pa lënë gjurmë. Vincenzo Marra m'u prezantua në një festë në Romë në vitin 2004 nga Giuliano Michelucci, i cili më tha se ishte njeriu i Marrës. Në fakt Marra sillej me të pikërisht si me 'njeriun e vet'. Besoj se në atë kohë Marra ishte përfaqësues i ndonjë Shoqate që grumbullon italo-amerikanë.

Ju folët për Alvaro Cajarelli.

Alvaro Cajarelli m'u prezantua nga Giuliano Michelucci në tetor të 2003 pranë zyrave në Milano të Cajarellit. Cajarelli kishte zyra dhe në Romë në Corso Vittorio Emanuele 152, kodi postar 154 janë zyrat e Fondacionit, ILICA, e themeluar nga Vincenzo Marra, dhe në të njëjtin numër shtëpie ndodhet edhe studioja ligjore e një Avokati milanez që është mes subjekteve që më janë prezantuar nga Michelucci, dhe ky Avokat milanez është futur në rastin tim, dhe unë e kam takuar vazhdimisht Micheluccin në një zyrë të Corso Vittorio Emanuele, në një numër shtëpie që është dallohet në dokumentat e depozituara pranë Prokurorisë së Republikës në Milano. Cajarelli m'u prezantua si Konsull i San Marinos në Andorra.

Avokatin Pierfrancesco Campana e njihni?

E njoh shumë mirë Avokatin Campana, duke qënë se në të njëjtën studio në Chiasso është i vendosur edhe ish avokati/noteri im Rinaldo Maderni. Campana më është prezantuar nga Sironi në vitin 2000.

Pra, cili është roli i Milo Dukanovic në gjithë këtë ngjarje?
Më falni, por besoj se Milo Dukanovic është protagonisti kryesorë i gjithë ngjarjes së Malit të Zi. Në marrjen në pyetje që bën Bologna në vitin 2003, deklaron se Milo Dukanovic informohej në mënyrë kostante mbi atë çfarë ndodhte, dhe se asnjë vendim nuk merrej pa aprovimin e tij. Vetë Sironi, deklaroi se mandanti që i ishte dhënë Bolognës ishte me nënshkrimin e Jeknic dhe Goranovic, dhe se kishte marrë aprovimin e Milo Dukanovic. Milo Dukanovic dinte me saktësi çdo gjë.

Emërtimet: , , ,