<

14 shtator 2007

Falsifikuesit e krimit

Rihapet në Shqipëri dosja e revoltave të Vlorës të 1997, që janë të ndërlidhura me atë çka çoi në kryengritjen popullore, nën kontrollin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë. Në ato vite Italia ka qënë si pronare në Shqipëri përmes njerëzve të lobeve më të forta, e pavarësisht nga influenca e madhe politike e Italisë, inteligjenca dhe autoritetet e vendosura atje nuk sinjalizuan për përkeqësimin e situatës. Autoritetet italiane ishin të përgjegjshme për fallimentimin e të gjitha ndërmarrjeve të vogla e të mesme italiane me seli në Shqipëri, duke qënë se dhe nuk informuan në kohë që situata po përkeqësohej. Në ato vite prej revolucionesh të rreme ndodhi diçka që mbeti e varrosur në memorien e italianëve e kërkohet në çdo mënyrë të mbahet e fshehte. Sot në Shqipëri është në lëvizje një debat i ashpër mbi hapjen e dosjeve të 1997, të lidhur me atë çka solli në kryengritjen popullore, nën kontrollin e Vëzhguesat Ndërkombëtarë, po të njëjtat personazhe që kanë ushqyer atë mashtrim të madh në dëm të popullit shqiptar. Atëherë televizionet dhe mediat ndërkombëtare kanë paraqitur vetëm pasojat finale, ato më të dukshmet, por askush nuk i përmendur ato politikanë të cilët ishin të ndërlikur direkt me zgjidhjen e çështjes shqiptare, me marrëdhënie mjaft intensive dhe në bazë të bashkëpunimit italian. Mes personazheve të shquara të përfshira ishte edhe një bankier i rëndësishëm Italian. Çështja ndërlikohet kur drejtori i Bankës Italo-Shqiptare Roberto Pancani, vetëvritet në një park në Lazio, e njëkohësisht gjëndet Koloneli Mario Ferraro i varur në një mbatëse peshqirësh në zonën e Eur, i kthyer prej pak kohësh në Itali nga Shqipëria. Çuditërisht me të mbërritur policia në vendngjarje gjeti kolegë të saj tashmë atje, që më pas u zhdukën pa lënë gjurmë me telefonin e tyre celular. Rreth kësaj ngjarje ka përvijime mjaft të veçanta, që humbasin mes intrigash e ngjarjesh që kanë sfilitur Balkanin në vitet '90. Atëherë Shqipëria, një vend që dilte nga rregjimi komunist, ra papritmas në kaos dhe Italia, dërgoi kështu një kontingjent të parë me Operacionin e famshëm Pellicano. Deri atëherë, Italia ka qënë pronare në Shqipëri përmes burrave të lobeve më të forta, e pavarësisht pranisë së gjërë, përveç influencës politike të Italisë, inteligjenca dhe autoritetet e me vendndodhje atje nuk sinjalizuan për rëndimin e situatës, duke e ditur, pra, se në bazë kishte një mashtrim në dëmin e popullit shqiptar dhe të vetë italianëve me vendndodhje në Shqipëri.

Në veçanti Ambasadori Paolo Foresti, vazhdonte duke thënë se çdo gjë ishte nën kontrollon paçka se në portin e Durrësit ishin të ndaluar të paktën 1000 italianë që donin të linin vëndin. Mund të themi se Ambasadori Paolo Foresti qe i përgjegjshëm për falimentimin e të gjitha ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme italiane me vendndodhje në Shqipëri, përsa nuk infomoi në kohë reale se situata po përkeqësohej. E në fakt kriza u drejtua shumë keq, pasi në të vërtetë as që nuk egzistonte një rregjistrim i italianëve: kur situata ishte bërë mjaft kritike dhe ishte buzë luftës civile, u tha që të lëshohej vendi. Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe gazetaret ikën dhe një ndër të paktët që qëndroi në Hotel Tirana qe Enzo Nucci, që mbeti në vendin e tij për të dokumentuar atë çka po ndodhte. Urdhri qe që të gjithë duhet të evakuonin, duke lënë vetëm dhe të pambrojtura ndërmarrjet italiane, të cilat u plaçkitën krejtësisht: aksionistët shqipëtarë të cilët zotëronin vetëm 10%, arritën të përfitonin 90% të kuotave në bazë të faktit se gjatë revoltës kishin paguar një tangjente të lartë për të ndaluar plaçkitjen e ndërmarrjes. Ajo çka përkeqësoi ekonominë shqiptare, të shkatërruar nga bandat, qenë të ashtuquajturat finanziaret si VEFA Holding, Silva, Cenaj, M.Leka, Kamberi, Populli e Sudja që jepnin tituj me përqindje mjaft të larta duke thënë se shfrytëzonin burimet e tyre nga fondet e mëdha të investimeve amerikane, por në realitet pastronin sasi të mëdha parash. Struktura a tyre ishte e katandisur në zyra të vogla apo apartamente të hallakatura në zona të ndryshme të qytetit: në vazhdim të hetimeve të policisë shqiptare, u gjetën dhoma të tëra plot me para. Në veçanti, një ndër shoqëritë e ndërlikuara qe VEFA Holding, që e kishte selinë në Brindizi, administratorët e së cilës, Aldo Ghini, Stefano Roncarati, Vehbi Alimuçaj, Flavia Petrelli, administratorja e vetme e shoqërisë, dhe Pietro Pierri, kanë heshtur mbi situatën e krizës shqiptare. Veçanërisht, Pietro Pierri, ka mbuluar pozitën e Presidentit të ARCI SERVIZI SRL deri më 4 mars të 1996, ose më mirë shoqëria që drejton bizneset e Rretheve ARCI, shoqatat "zbavitëse e kulturore" të lidhura përherë me PCI-PDS. Vetë Fondi Monetar ka përgjegjësi të mëdha mbi këtë çështje, duke përsëritur, 6 muaj para falimentimit, se llogaritë e financiareve shqiptare kuadronin plotësisht. Dhjetë vite më pas një gazetar kërkoi shpjegime mbi atë çfarë u pohua nga FMN, por për pyetjet e tija mori si përgjigje nga një kolleg i tiji i vjetër se ai përgjigjej për vete dhe jo për të tjerët. Dhe kështu u vu në lëvizje një vepër tejmase e madhe për pastrime ndërkombëtare parash, dhe nëse Perëndimi kishte qëllime serioze për të ndihmuar Shqipërinë nuk duhej të lejonte të ndodhnin këto gjëra, e dinte se ajo çfarë po ngjante do e çonte në grykë të luftës civile dhe në një krizë financiare Shtetin.
Një ndër paradoksat më të mëdhenj të atyre viteve qe vizita e Romano Prodit në Vlorë më 1997. Një foto që e paraqet pranë një krimineli që në Shqipëri vuan dënimin prej 101 vite burgim: para këtij imazhi pyesim veten si ka qënë e mundur që sigurimi italian ka lejuar një person si Zani Çaushi t'i afrohet Kryeministrit të atëhershëm Romano Prodi. Nëse truprojet dhe vetë ushtria italiane që ishte dërguar në Shqipëri për të shoqëruar Kryeministrin, kanë lejuar që një kriminel t'i afrohej me një pushkë në dorë me një distancë prej një metri, atëherë kë mundësi që ishin të sigurtë se nuk përbënte një rrezik, dhe mbase ishte i pranishëm atje nën kostumin e një aktori. Për me tepër të mos harrojmë se Zani Çaushi është prova më bindëse për bashkëfajësinë mes Shtetit shqiptarë dhe mafies, duke qënë banditi që kryesoi revoltën e Vlorës.
Sigurisht është një fotografi që duhet të provokojë thjeshtë demagogji, duke qënë e qartë se ajo pushkë është e zbazur dhe se Zani Çaushi ndodhet aty për të bërë shumë spektakël.


Një tjetër xhest me mjaft popullaritet por më pak i dukshëm për Italinë qe e çuditshmja, përveç se i shkurta martesë mes biznesmenit kosovar Bajet Pakolli dhe Anna Oxa, që, për çudinë e të gjithëve, tregoi për origjinat e saja shqiptare dhe filloi të akuzonte personalisht Slobodan Milosevic, duke ushqyer propagandën politike falë imazhit të saj si këngëtare. Xhesti i Anna Oxa në Theksimin e origjinave të saja qe padyshim një xhest mjaft tërheqës dhe skenik, duke konsideruar se shumë personazhe si Raffaella Carrà, Oscar Luigi Scalfaro, Enrico Cuccia kanë rrënjë shqiptare por kjo fshehet në Itali. Në ato vite prej revolucionesh të rreme ngjau diçka që mbeti i varrosur në memorien e italianëve e që kërkohet medoemos të mbahet e fshehtë, dhe mbase kjo është aryeja për të cilën shumë personalitete të përfshira në ngjarjet e Ballkanit, janë munduar të shkëpusin çdo raport dhe të mohonjë çfarëdolloj lidhje me këtë tokë. Ajo e Ballkanit është një nga misteret e shumta italiane që mbase kurrë s'do ketë një përgjigje, sëbashku me atë që ndodhi gjatë viteve të tagentopoli-t italian. Tangentopoli i vërtetë nuk ishte në Milano, siç kishte zbuluar "i miri Tonino Di Pietro", por ishte në Romë, ku masoneria vepronte për rrëzimin e qeverisë italiane duke përdorur si krah të armatosur Bandën Magliana. Kjo shpjegon përse bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete nuk prekën as përciptazi nga hetimi i fondeve të zeza që shkundi si tërmet Sisde-n, as nga hetimet mbi incidentet e çuditshme që po ndodhnin, si ajo e Gjykatësit Paolo Adinolfi.

Emërtimet: , , , , ,