<

30 shtator 2007

Vdes Presidenti i Republikës Srpska


Milan Jelic, President i Republikës Srpska, u nda nga jeta sot pasdite, në orën 18:00, u godit nga një infrakt i papritur. Trupi i pajete i Presidentit Milan Jelic, u dërgua në spitalin e Dodoj dhe u vendos menjëherë në dhomën e rianimacionit për një ndërhyrje urgjente, e cila nuk arriti t'a sjellë në jetë Presidentin mbasi infrakti kishte goditur menjëherë organet jetësore.
I zgjedhur si përfaqësues i partisë SNSD, është bërë Presidenti i Republikës Srpska, pasi kishte qënë dhe Ministër i Prodhimit dhe i emëruar dy herë si menaxheri i vitit. Mbarë Republika Srpska bashkohet me dhimbjen e familjes së tij, duke vajtuar kështu vdekjen e papritur të Presidentit të saj.
Etleboro, duke qënë një Organizatë pjesë e Republikës Srpska, do e respektojë një ditë zie dhe do e rimarrë aktivitetin e saj të martën më 2 tetor.

Emërtimet: , ,